Connect with us

Turizëm

Asociacioni i guidave turistike mbanë takim për sfidat e turizmit kosovar

Published

on

Asociacioni i guidave turistike të Kosovës GUIDEKS ju fton në takimin konsultativ me akterë të sektorit të turizmit që do të mbahet të martën më 29 nëntor nga ora 17:00 deri 19:00 në Qendrën për Praktikë Rrëfyese (ish biblioteka Hivzi Sylejmani).

Qëllimi i këtij takimi është njohja me sfidat e sektorit të turizmit në përgjithësi duke u fokusuar më shumë në veprimtarinë dhe sfidat që i kanë guidat turistike në Kosovë.

Nëpërmjet diskutimeve tona synojmë të sjellim bashkë guidat turistike, profesionistët e ndryshëm të sektorit të turizmit, zyrtarë përgjegjës por edhe organizatat e shoqërisë civile që merren me promovim të turizmit në Kosovë.

Ky takim organizohet në kuadër të projektit “Themelimi i programi të certifikimit të guidave turistike të Kosovës”, i cili përkrahet financiarisht nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sporteve të Kosovës./Media Ndërtimi.

Turizëm

Prishtina, qytet pa lum dhe pa zyre turistike

Published

on

Edhe pse statistikisht kryeqendra e Kosovës ka numrin më të madh të turistëve në vendin tonë, ajo ende vuan për një zyre të denjë turistike e shumë produkte të tjera që mund ta bëjnë atraktiv si kryeqytet. Mungesa e zyrtarëve të ftuar në takimin konsultativ të kësaj jave nga Komuna e Prishtinës pothuaj e dëshmon këtë gjendje.

Nëpërmjet takimeve tona ne synojmë të sjellim bashkë guidat turistike, profesionistët e ndryshëm të sektorit të turizmit, zyrtarë përgjegjës por edhe organizatat e shoqërisë civile që merren me promovim të turizmit në Kosovë. Në takimin e së martës, patëm nderin që në mesin e kolegëve ta kemi znj. Elizabeth Gowing, një nga personalitetet e shquara të vendit, e cila nuk ka rreshtur së promovuari Kosovën përmes projekteve të ndryshme e librave të saja. Znj. Gowing, tanimë edhe me post qeveritar, theksoi që promovimin e profesionit të guidës turistike duhet ta shohim si potencial për vende të reja të punës dhe se diversiteti kulturor i vendit paraqet një përparësi të madhe në këtë aspekt.

Kolegët guida e entuziastë prezent theksuan po ashtu që vetëm këtë vit me aprovim të ligjit të turizmit, shteti tanimë e njeh profesionin tonë përderisa deri më tani nuk ka pasur asnjë iniciativë për promovim dhe përkrahje të këtij profesioni. Mungesa e udhëzimeve administrative për zbatim të plotë të ligjit, mungesa e një programi të përbashkët për certifikim të guidave të kulturës por edhe ata të natyrës, mungesa e promovimit dixhital, etj ishin ndër temat tjera të ngritura në diskutim.

Ky takim është organizuar në kuadër të projektit “Themelimi i programi të certifikimit të guidave turistike të Kosovës”, i cili përkrahet financiarisht nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit.

Continue Reading

Turizëm

Fshati unik italian i cili jepet i tëri me qira

Published

on

I gjithë fshati italian jepet me qira dhe një natë në atë vend kushton rreth 10 euro për person. Komuna e bukur e Petriolos në rajonin Le Marche në bregun lindor të Italisë ka një kështjellë dhe një teatër dhe mund të strehojë rreth 50 deri në 200 njerëz, shkruan The Sun.

Fshati zakonisht jepet me qira për dasma, ahengje ose ngjarje të tjera të mëdha. Janë në dispozicion gjithsej 98 dhoma gjumi dhe rezervimi i tyre është rreth 1500 euro për natë.

Fshati është i fshehur dhe nuk ka karakteristikat tipike të turizmit. Nuk ka menu shumëgjuhëshe, s’ka gjoba parkimi dhe shitës të vazhdueshëm.

Në këtë fshat ndodhet edhe kështjella Palazzo Mannocchi me pishina dhe kopshte dhe ndodhet 300 metra mbi nivelin e detit. Në Petriol ndodhet edhe teatri barok Iride, ku zhvillohen shfaqje të improvizuara për turistët.

Përveç kësaj, fshati ka salla me afreske, disa sheshe, restorante, bare, kantina vere dhe dyqane. Meqenëse Petriolo nuk është një vend i madh, mund ta shëtisësh të gjithin për pak minuta në këmbë./Media Ndërtimi

Continue Reading

Turizëm

Diskutohet rrjetëzimi i guidave turistike për Komunat jugore të Kosovës

Published

on

Në takimin e inicuar nga Asociacionit të guidave turistike të Kosovës GUIDEKS përpos që u identifikuan sfida të përbashkëta u dhanë edhe propozime konkrete për zgjidhje.

“Nëpërmjet diskutimeve tona ne synojmë të sjellim bashkë guidat turistike, profesionistët e ndryshëm të sektorit të turizmit, zyrtarë përgjegjës por edhe organizatat e shoqërisë civile që merren me promovim të turizmit në Kosovë.”, shkruan në njoftimin e këtij takimi.

Ky takim është organizuar në kuadër të projektit “Themelimi i programi të certifikimit të guidave turistike të Kosovës”, i cili përkrahet financiarisht nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sporteve të Kosovës./Media Ndërtimi.

Continue Reading

Trending