Aktuale
Zhgënjehet nga autoritet në Kosovë, mërgimtari nga Zvicra investon në Ulqin
Gjergj Paloshaj thotë se pas pensionimit do të kthehet për të jetuar në Klinë, ndërsa vetëm gjatë sezonit verore do të jetë në Ulqin.
E kishte blerë një parcelë tokë në Shtoj të Ulqinit vetëm për ta ndërtuar një shtëpi për pushime por atë e ktheu në biznes. 58-vjeçari, Gjergj Paloshaj, nga komuna e Klinës i cili që prej vitit 1984 jeton dhe punon në kantonin e Schwyz-it, Zvicër, tregon se gjithnjë ka punuar në ndërtimtari dhe herë pas herë ka ndier dhimbje në këmbë gjë të cilën, siç thotë ai, kur ka kaluar pushimet në Ulqin më nuk e ka ndier.
Ky edhe ka qenë qëllimi i tij kur ka vendosur që të investojë për fillim vetëm për një pushimore për familjen, por më pas e ka rritur atë dhe tash ka 25 apartamente në “VillaLeona”.
“Qëllimi kryesor ishte që të investoj këtu në Ulqin pasi më përshtatet klima. Dhe se gjithnjë që kam ardhur këtu nuk kamë ndjerë më dhimbje në këmbë. Por e kamëparë që mund të bëj edhe një biznes familjar dhe kam investuar deri tash diku 980 mijë franga. Qëllimi im nuk ka qenë që të përfitoj nga kjo pasi unë kamë mjaft të ardhura por e kam nis për vete dhe më pas ja që u kthye në biznes”, ka thënë Paloshaj për albnifo.ch. Ai ka treguar se ka qenë i interesuar që të investojë në Kosovë por është zhgënjyer nga autoritetet atje dhe ka vendosur që investimin ta bëjë në qytetin bregdetar të Ulqinit.
“Autoritetet komunale më kanë pritur shumë mirë këtu dhe tash po bëhen 7 vite që jam këtu dhe kurrë nuk kam pasur asnjë problem, përkundrazi vetëm kamë pasur lehtësira”, thekson ai.
Paloshaj tregon se ka pasur mysafirë të ndryshëm por që kurrë nuk ka pasur probleme. ” Mysafirë kam pas nga vende të ndryshme këtu të rajonit, por përveç atyre nga diaspora kam pas turistë edhe zviceranë e gjermanë… Unë do mundohem që tu ofroj shërbime dhe mikpritje sa më mirë që të jetë e mundur”, thotë Paloshaj i cili tregon se në të ardhmen e afërt do të bëjë edhe një restaurant dhe do ta zgjerojë pishinën.
Më gjithë se ka investuar dhe do të investojë në Ulqin, Palosha thotë se pas pensionimit do të kthehet për të jetuar në Klinë, ndërsa vetëm gjatë sezonit veror do të jetë në Ulqin, pasi thotë se vendin me asgjë nuk do e ndërron.
You must be logged in to post a comment Login