Aktuale
Vushtrriasit dhe mitrovicasit me peticion kërkojnë përfundimin e rrugës magjistrale Prishtinë-Mitrovicë

Qendra Rinore dhe shoqëria civile përmes një peticioni të nënshkruar nga vushtrriasit dhe mitrovicasit do t’i kërkojnë Qeverisë së Kosovës që në buxhetin e vitit 2018-të të fut edhe përfundimin e rrugës magjistrale Prishtinë me Mitrovicën.
Për kërkesën e tillë, Qendra Rinore dhe shoqëria civile kanë njoftuar të parin e Komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri, i cili priti në takim përfaqësuesit e OJQ-ve.
Florentina Hajdari Hajra pjesë nga organizata “Mundësia”, ka thënë se zvarritja e vazhdueshme e punimeve në autostradën Prishtinë-Mitrovicë ka bërë që të kërkohet peticion nga mitrovicasit dhe vushtrriasit në mënyrë që Qeveria të ndaj buxhet për këtë.
Ajo madje ka kërkuar edhe mbështetjen e kryetarit Bahtiri për të përkrahur këtë iniciativë edhe me shpenzime teknike dhe logjistike.
“Duke u nisur nga vështirësitë e qarkullimit në rrugën magjistrale Mitrovicë-Prishtinë por edhe zhagitjet e vazhdueshme me vite të përfundimit të pjesës së autostradës ndërmjet Prishtinës e Mitrovicës janë ftuar qytetarët e Mitrovicës dhe Vushtrrisë të nënshkruajnë peticion me të cilin do t’i kërkohet Qeverisë që të futet në buxhet përfundimi i këtij segmenti rrugor gjë që do të krijonte mundësi lëvizje e qarkullimi por edhe ulje të aksidenteve” ka thënë Hajra.
Ndërkaq, Kryetari i Komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri i cili ishte edhe nikoqir i këtij takimi ka përgëzuar iniciativën për një peticion të tillë. Ai ka ofruar edhe mbështetje finaciare.
Kryetari Bahtiri ka përgëzuar qytetarinë aktive të Komunës së Mitrovicës të cilët janë mirë të organizuar që të realizojnë projekte në të mirë të shoqërisë, duke iu ofruar në këtë rast edhe mbështetje financiare.
“Unë do të jem i pari që do ta nënshkruaj këtë peticion, i cili është shumë i qëlluar dhe njëkohësisht bëjë thirrje edhe nga të gjithë qytetaret që peticionin në fjalë të mos hezitojë dhe ta nënshkruajnë sepse është në të mirë te tyre, për një infrastrukturë moderne duke mundësuar lëvizje e qarkullimi më të mire”, ka theksuar Bahtiri.

-
Infrastrukturë3 days ago
Një parcelë e vlefshme në “zemër” të Prishtinës bëhet gati të shitet nga AKP-ja
-
Infrastrukturë2 days ago
Arrestohet hartuesi i ndërtimit të Fabrikës së Çimentos në Klinës
-
Infrastrukturë2 days ago
ATK: Do të tatimohen punëtorët e sektorit të ndërtimtarisë
-
Prokurim Publik2 days ago
Hapet tenderi për ndërtimin e 6 çerdheve të reja në Kosovë
-
Infrastrukturë2 days ago
Pa u kryer punimet mbikqyrësit ekzekutuan pagesat për ndërtimin e Shtëpisë së Kulturës në Zhur
-
Aktuale2 days ago
Nexhat Krasniqi mbetet pa pozitën e shefit të Prokurimit në Ministrinë e Infrastrukturës
-
Aktuale2 days ago
Rasti ‘Brezovica’, arrestohen 4 persona, dy të tjerë mbeten në arrati!
-
Aktuale3 days ago
Arrestohet ish-sekretari i Ministrisë së Infrastrukturës për rastin Brezovica
You must be logged in to post a comment Login