Aktuale
Vlera e kredive të qytetarëve në Kosovë shkon deri më 2.29 miliardë

Kreditë e sektorit bankar këtë vit kanë shënuar rritje vjetore në 10.9 për qind. Sipas të dhënave të publikuara nga Banka Qendrore e Kosovës, në mars 2017 vlera e gjithsej kredive arriti në 2.29 miliardë euro.
Sipas BQK kjo rritje ka ndodhur kryesisht pas lehtësimit të ofertës kreditore nga sektori bankar përmes përmirësimit të kushteve të kreditimit, gjegjësisht përmes uljes së normës së interesit.
“Deri në mars 2017 normën më të lartë të rritjes vjetore shënoi stoku i kredive ndaj ekonomive familjare prej 14.0 për qind. Ndërsa kreditë e reja të lëshuara për ekonomitë familjare u karakterizuan me rënie të lehtë vjetore për 1.8 për qind në TM1 2017”, thuhet në raportin e BQK.
Po ashtu, kreditë e reja ndaj ndërmarrjeve shënuan rritje të theksuar vjetore prej 25.8 për qind, ku kategoria e kredive investuese shënoi rritje vjetore prej 53.4 për qind.
“Kjo rritje e kredive të reja reflekton rritjen vjetore të kredive te reja ndaj sektorit të industrisë dhe shërbimeve, prej 20.2 përkatërkatësisht 20.01 për qind”.
Banka Qendrore e Kosovës ka treguar se rritje vjetore të theksuar të kredimit kishte edhe sektori i ndërtimtarisë dhe sektori i tregtisë. Ndërsa sektori i ekonomisë vazhdoi të mbetet e ngjashme me tremujorët paraprak.

-
Infrastrukturë2 days ago
Një parcelë e vlefshme në “zemër” të Prishtinës bëhet gati të shitet nga AKP-ja
-
Ndërtim3 days ago
Mali i Zi mori borxh 1 miliard € nga Kina për autostradën, 23 milionë euro po i kushton ndërtimi i një km
-
Infrastrukturë16 hours ago
Arrestohet hartuesi i ndërtimit të Fabrikës së Çimentos në Klinës
-
Infrastrukturë15 hours ago
ATK: Do të tatimohen punëtorët e sektorit të ndërtimtarisë
-
Auto2 days ago
Kjo është vetura elektrike që kushton vetëm 13 mijë euro
-
Prokurim Publik12 hours ago
Hapet tenderi për ndërtimin e 6 çerdheve të reja në Kosovë
-
Infrastrukturë3 days ago
AKP shpalli shitjen e re të 52 aseteve përmes likuidimit
-
Infrastrukturë3 days ago
Akademikët e Kembrixhit pretendojnë se kanë arritur sukses të çimentos me emetime zero
You must be logged in to post a comment Login