Connect with us

Uncategorized

Vendet më të vogla në botë, me numër të madh popullsie [video]

Published

on

Të jetë një vend me një hapësirë të vogël metër katrore dhe po ai vend të banohet me një numër të konsiderueshëm të popullsisë nuk është edhe shumë e zakonshme në botën të cilën ne jetojmë.

Përgjithësisht dhjetë vendet të cilat janë karakterizuar si më të vogla në gjithë botën kanë një hapësirë katrore e cila sillet nga 300 km2  dhe që  shkon duke u zvogëluar deri në 0,025 km2 .

Vende këto që shtrihen në gjithë gjirin global, duke përfshi vende e qytetet me popullsi të ndryshme. Këto vende kanë një imazh pothuajse krejtësisht të ndryshëm prej njëri-tjetrit, disa prej tyre  shtrihen në një territor gjeografik krejtësisht malor, e në anën tjetër shumica e tyre janë ishuj të vegjël por të bukur e të banuar nga një numër i konsiderueshëm i popullsisë.

E që në të njëjtën kohë këta ishuj janë ndër vendet me më së shumti shkëmbim të mallrave dhe zhvillim të tregtisë.

Më poshtë po paraqesim këto vende:

Maldives 300km2

Sanits Kitts and Nevis 215km2

Ishulli Marshall 181km2

Leichtenstein 160km2

San Mariano 60km2

Tuvalu 26km2

Nauru 21km2

Monaco 2km2

Qyteti i Vatikanit 0,44km2

Sealand “toka detare” 0,025km2

SHIKONI VIDEON

/Ndertimi.info/

Click to comment

You must be logged in to post a comment Login

Leave a Reply

Uncategorized

Sadiki: Është urgjente për Prishtinën ta këtë një Plan të ri Zhvillimor, pasi plani i 2012 skadon këtë vit

Published

on

Plani Zhvillimor i Prishtinës skadon këtë vit. Ai është hartuar në vitin 2012, dhe Prishtina në mungesë të Planit të Ri Zhvillimor duhet të punojë me anë të vjetrin gjë e cila po sjell probleme në fushën e ndërtimit dhe urbanizmit, sepse dokumentet planore ekzistuese janë të hartuara shumë vite më parë, e disa prej tyre edhe iu ka skaduar afati.

Drejtori i Urbanizmit në Komunën e Prishtinë, Arbër Sadiki thotë se është urgjente që Prishtina ta ketë një planë të ri zhvillimor.

“Natyra e Punës së Drejtorisë së Urbanizmit është e tillë që planet të cilat iniciohen nga Drejtoria e Planifikimit dhe kalojnë procedurën që e parasheh ligji për Planifikim Hapësinor i vitit 2013, në bazë të tyre në implementojmë dhe lëshojmë leje ndërtimi e kushte ndërtimore. Normalisht që vetë fakti që ky ligj nuk ka pas ndryshime, po sjell probleme për Drejtorinë e Urbanizmit sepse jemi të obliguar në këtë rast të implementojmë dokumentet planore ekzistuese të cilat disa veçse kanë skaduar.

Posedimi i dokumenteve të reja të cilat hartohen në përputhshmëri me këtë ligj, neve do të na lehtësonte punët dhe kualiteti përfundimtar i lejeve të cilat i aprovojmë do të ishte shumë ma i mirë”, deklaroi Sadiki për emisionin Kryeqyteti të televizionit publik të Kosovës.

“Kemi themeluar grupe punuese dhe së shpejti do të realizojmë diskutime publike në mënyrë që të kemi një Plan Zhvillimor Komunal sa më Kualitativ pasi që nga ato derivohen hartat zonale”, shto Sadiki./Media Ndërtimi.

Continue Reading

Uncategorized

Fillojnë matjet teknike për radiatorët e kyçur në rrjetin e Termokos, konsumatorët do të paguajnë vetëm sa shpenzojnë

Published

on

Ekipi i Prishtina Heat Save, ka nisur matjen e radiatorëve të konsumatorëve të Termokos.

“Të nderuar banorë të lagjes Ulpiana, gjatë ditëve në vijim, ekipet hulumtuese, me uniforma, të autorizuar nga Komuna e Prishtinës, Ngrohtorja Termokos, dhe MFK, do të vijnë në shtëpitë tuaja për të bërë matje teknike dhe për të analizuar gjendjen e radiatorëve në tërë lagjen.

Ju lusim të bashkëpunoni ashtu që projekti të ketë të dhëna sa më koncize dhe implementim sa më të shpejtë.”, shkruan në njoftimin e Millennium Foundation Kosovo.

Matjet kanë nisur në lagjen Ulpiana, ndërkohë që ky proces do të vazhdojë në lagjet tjera ku ka konsumatorë të ngrohtoës së Prishtinës.

Termokosi ka bërë të ditur se që nga sezonii i ardhshëm të ngrohjes konsumatorët faturohen ndryshe nga Termokosi

Konsumatorët do të paguajnë vetëm sa shpenzojnë ngrohje, e jo si më parë që faturoheshin në bazë të metrave katror të banesës.

Furnizuesit do të paguajnë vetëm sa shpenzojnë ngrohje, e jo si më parë që faturoheshin në bazë të metrave katror të banesës.

“Ky është një nga projektet më moderne dhe më të mira që kemi pas deri më tani dhe ndikon direkt në ekonominë familjare të konsumatorëve tanë, pasi që me vendosjen e këtyre matësve ndryshon komplet mënyra e faturimit të konsumatorëve”, kishte deklaruar për ‘Ju flet Prishtina’ Afërdita Uka, zëdhënëse në Termokos.

Brenda shtatë muajve pritet të përfundojë së realizuari projekti për vendosjen e njehsorëve nëpër radiatorët e konsumatorëve të Termokos.

I gjithë procesi i instalimit do të bëhet falas nga ekipi i Prishtina Heat Save, të cilët do të mundësojnë faturimin e qytetarëve veç as sa shpenzojnë ngrohje./Media Ndërtimi.

Continue Reading

Ide & Sugjerime

Arkitektët e Ukrainës kanë nevojë për mbështetje nga klientët ndërkombëtarë për t’i mbijetuar luftës

Published

on

Studiot e arkitekturës dhe dizajnit në Ukrainë shprehen nevojën e tyre për punë në projekte jashtë vendit, në mënyrë që të vazhdojnë të punojnë gjatë pushtimit të vazhdueshëm rus.

“Ne kemi nevojë për mbështetje nga klientët ndërkombëtarë tani,” tha Alexey Gulesha, bashkëpronar i studios së dizajnit të brendshëm Sivak+Partners.

“Po bëj përpjekje të përhap mesazhin se jemi të hapur për çdo lloj bashkëpunimi ndërkombëtar si kurrë më parë, sepse për ne është çështje të mbijetojmë në studio dhe të mbajmë ekipin tonë të mrekullueshëm të bashkuar”, tha ai për Dezeen.

“Ne kemi përvojë të mirë në punën ndërkombëtare, kështu që shpresoj se është vetëm një çështje kohe kur të kemi mjaft prej tyre për të mbijetuar.”

“I gjithë ekipi tani është pa punë”.

Shumë studio arkitekture dhe dizajni në Ukrainë i kanë pezulluar projektet e tyre dhe janë larguar që nga fillimi i pushtimit të Rusisë më 24 shkurt.

Megjithatë, shumë studio kanë ende staf në Ukrainë dhe po përpiqen të vazhdojnë të operojnë pavarësisht luftës, me qeverinë e vendit që inkurajon bizneset të vazhdojnë të punojnë në një përpjekje për të mbështetur ekonominë e tensionuar.

“Puna jonë është ndërprerë plotësisht, pasi studioja punonte kryesisht në tregun ukrainas”, tha arkitektja dhe dizajnerja Rina Lovko.

“I gjithë ekipi tani është pa punë për shkak të situatës,” i tha ajo Dezeen.

“Por nga maji ne po planifikojmë të ndërmarrim projekte të reja. Na duhen projekte ndërkombëtare që të mund të fitojmë, të paguajmë taksa, paga dhe të zhvillojmë studion.”, theksoi Lovko./Media Ndërtimi.

Continue Reading

Trending