Arkitekturë
Top rezidencat më të shtrenjta të këngëtareve me famë botërore [foto]
Të kesh një rezidencë private duhet të kesh koxha të ardhura financiare të cilat do të sigurojnë që rrjedhimisht të mund ta blesh dhe ta mbash atë rezidencë.
Kur flasim për rezidencat është mbase e çuditshme, por femrat janë ato të cilat i kanë shumë në qejf që të kenë shtëpi të tilla private.
Shumica e këtyre femrave janë këngëtare me famë botërore e disa prej tyre edhe aktore. Me shumë gjasa fama e cila ju vie nga këto profesione ju ka mundësuar të kenë prona të tilla me vlerë të lartë monetare.
Më poshtë do të paraqesim një listë të këtyre këngëtareve të cilat kanë rezidenca private.
SHAKIRA- Rezidencë private në Plazhen Miami, 13 milionë dollarë
Këtë rezidencë Shakira e kishte blerë para më shumë se një dekade, për të cilën kishte paguar 3.4 milionë dollarë ndërsa tani kjo shtëpi arrinë vlerën 13 milionë dollarë.
RIHANA- “Shkëmbinjët e qetë”, 15 milionë dollarë
Rezidiencën në fjalë Rihana e kishte blerë 12 milionë euro në vitin 2012. Shtëpia ka 7 dhoma të fjetjes, 8 dhoma gjumi, 4 garazhe, pishinë, si dhe dhomën e fitnesit.
TAYLOR SWIFFT- Rezidenca në ishullin “Rhode”, me vlerë 18 milionë dollarë
Ylli u muzikës pop, për këtë rezidencë pagoi 18 milionë dollarë. Kjo shtëpi ka 7 dhoma gjumi, 9 banjo, si dhe pishinën me një hapësirë koxha të madhe.
LADY GAGA- Rezidenca në Malibu, 23 milion dollarë
Gaga kishte paguar 23 milionë dollarë për këtë rezidencë, e cila i ofron pamje nga oqeani. Rezidenca ka po ashtu pishinë, dhoma të shumta, si dhe një dhomë të gjerë për mysafirë.
CELINE DION- Rezidencë në Florida, në vlerë prej 45 milionë dollarësh
Kjo rezidencë për dallim nga rezidencat e tjera çmimi i saj ka rënë nga 75 milionë dollarë sa ishte blerë në 45 milionë dollarë. Kjo shtëpi e cila ishte blerë nga Dion më 2013 ka pesë dhoma të gjumit, pesë banjo dhe pesë dhoma të gjumit. Po ashtu kjo rezidencë ka edhe dy shtëpi të tjera për mysafirë me nga katër dhoma./Ndertimi.info/
Arkitekturë
Çfarë fshihet nën strukturat komplekse sipas arkitektit japonez Sou Fujimoto
Arkitekturë
Arkitektura përmes syve të francezes Odile Decq
Arkitekturë
Le Corbusier: Forma, funksioni dhe modernizmi në arkitekturë
-
Infrastrukturë2 days ago
15 kompani do të ndërtojnë katër lote në rrugën Kijevë-Dollc në vlerë 21 milionë euro
-
Aktuale2 days ago
Kredinë do e paguajë edhe për 3 vjet të tjera, por banesën për të cilën mori hua në bankë nuk do e marrë kurrë!
-
Ndërtim3 days ago
Rritja e shitjeve në sektorin e ndërtimit u frenua në vitin 2023
-
Infrastrukturë3 days ago
Pas 25 vitesh, hapet Muzeu i Masakrës së Krushës së Madhe
-
Aktuale3 days ago
KEK nënshkruan marrëveshjen për zbatimin e projektit të parkut solar 100 MW, me vlerë rreth 103.7 milionë euro
-
Aktuale3 days ago
Inspektorët në Prishtinë largojnë disa tarraca në Lakrishtë
-
Infrastrukturë3 days ago
Ku janë banesat më të shtrenjta në Europë dhe sa janë të gatshëm të shpenzojnë njerëzit?
-
Infrastrukturë24 hours ago
Tenderi mbi 2.5 milionësh i “Prishtina Parking” ngjallë dyshime
You must be logged in to post a comment Login