Arkitekturë
“Shtëpia e trashë” që kujton arkitekturën e barokut

Një “shtëpi obeze” nga skulptori austriak Erwin Wurm është ndërtuar në një lëndinë jashtë një pallati të shekullit të 18-të në Vjenë.
Wurm së pari “krijoi Shtëpinë e trashë” në vitin 2003, si një shpjegim mbi kulturën e konsumit të klasës së mesme. Tani është shfaqur jashtë Belvederes së Epërme, një nga shembujt më të rëndësishëm të Vjenës në arkitekturën e barokut.
Skulptura prej shtatë metrash është e ngjashme në formë të një shtëpie konvencionale periferike, me një çati të mbuluar me tjegulla, një derë qendrore dhe dy dritare anësore. Por duket se muret e tij janë të fryrë, kështu që ata duken më shumë si mishi i yndyrshëm se sa një strukturë arkitekturore.
Këto sipërfaqe të fryra u krijuan duke përdorur polistiren, e cila mbështjellë një kornizë metalike.
Wurm, 63 vjeç, është një nga artistët më të njohur të Austrisë. I njohur më mirë për veprat, si skulpturat e tij një minutëshe, të cilat u paraqitën në një video muzikore të Red Hot Chili Peppers, ai u zgjodh këtë vit si një nga përgjegjësit e pavijonit kombëtar të Austrisë në Bienalen e artit të Venedikut.
Aktualisht po tregon serinë e fundit të skulpturës në 21er Haus, një muze arti bashkëkohor i vendosur në të njëjtat kopshte si pallatet Belvedere. E quajtur “Skulpturat Performuese”, ekspozita përmban 54 skulptura argjile dhe statuja që ka krijuar gjatë gjashtë viteve të fundit.
Galeria shpreson që “Shtëpia e trashë”, e cila është blerë për koleksionin Belvedere vitin e kaluar, do të tërheqë më shumë njerëz për të vizituar këtë shfaqje.
Struktura do të mbetet në vend deri më 10 shtator 2017 dhe është e lirë për të hyrë kushdo në mes orës 10 dhe 18 në ditë, çdo ditë.
Brenda, vizitorët mund të shikojnë një dokumentar filmik që tregon Wurm dhe bashkëpunëtorin Brigitte Kowanz duke u përgatitur për Bienalen e Venedikut.

Arkitekturë
Zaha Hadid përqafoi potencialin e arkitekturës dekonstruktive
Arkitekturë
“Vdekja e George Floyd është bërë një katalizator për ndryshimet sociale dhe rizhvillimin urban”
Arkitekturë
Kjo është ndërtesa më dekonsktruktive e projektuar nga Zaha Hadid Architects
-
Infrastrukturë2 days ago
Një parcelë e vlefshme në “zemër” të Prishtinës bëhet gati të shitet nga AKP-ja
-
Ndërtim3 days ago
Mali i Zi mori borxh 1 miliard € nga Kina për autostradën, 23 milionë euro po i kushton ndërtimi i një km
-
Infrastrukturë18 hours ago
Arrestohet hartuesi i ndërtimit të Fabrikës së Çimentos në Klinës
-
Infrastrukturë16 hours ago
ATK: Do të tatimohen punëtorët e sektorit të ndërtimtarisë
-
Auto3 days ago
Kjo është vetura elektrike që kushton vetëm 13 mijë euro
-
Prokurim Publik14 hours ago
Hapet tenderi për ndërtimin e 6 çerdheve të reja në Kosovë
-
Infrastrukturë3 days ago
AKP shpalli shitjen e re të 52 aseteve përmes likuidimit
-
Infrastrukturë3 days ago
Akademikët e Kembrixhit pretendojnë se kanë arritur sukses të çimentos me emetime zero
You must be logged in to post a comment Login