Connect with us

Featured

“Qyteti pyjor” – risi botërore

Published

on

Qytetet ekologjike janë e ardhmja e njerëzimit dhe dëshmia më e mirë se mund të ndërtohet diçka pa e dëmtuar ambientin. Një qytet i mbuluar në një milion bimë dhe 40,000 pemë së shpejti do të ndërtohet në Kinë. “Qyteti pyjor” siç është quajtur, është planifikuar të ndërtohet në Liuzhou, në Kinën jugore deri në vitin 2020. Ky qytet është projektuar nga arkitekti italian Stefani Boeri, i cili gjithashtu  ka qenë projektues i kullës “Pyjet vertikale” në Milano.

Kina si një vend i njohur për ndotjen e ajrit, me anë të këtij qyteti po tenton të luftojë ndotjen e ajrit që ka përfshirë shumë zona metropolitane të Kinës dhe mbetet një kërcënim kritik ndaj popullit kinez. Qyteti do të përfshijë objekte tipike si shkolla, zyra, hotele, spitale e shtëpi.  Por, që të gjitha këto do të mbulohen me mijëra pemë dhe bimë të llojeve të ndryshme.

Më poshtë janë disa statistika kyçe rreth qytetit, duke përfshirë aftësinë e tij për të pastruar ajrin nga CO2  dhe për të liruar oksigjenin. Një pemë e vetme e rritur mund të absorbojë  48 kilogramë CO2 dhe rreth 260 kilogramë oksigjen në vit. Kjo është për shkak se pemët përballë njerëzve marrin CO2 dhe çlirojnë oksigjenin gjatë procesit të fotosintezës.

  • 10,000 ton absorbim të CO2 në vit
  • 57 ton absorbim të ndotësve në vit
  • 900 tonë oksigjen të prodhuar në vit
  • 30.000 banorë
  • 1 milion bimë dhe mbi 100 specie brenda qytetit

Ky koncept mund të mos funksionojë pikërisht siç është ndërtuar këtu për çdo qytet, por sigurisht që ka ide dhe praktika më të mira që mund të zbatohen në mbarë botën. Një trend pozitiv  i ndërtimeve të “qyteteve pyjore “ ështe në vazhdim e sipër ku më herët kemi raportuar për fillimin  e ndërtimit të  “Quartier des Cèdres “ nga familja shqiptare  Orllati në Zvicër e që do të përfundojë në vitin 2025.

Krijimi i ndërtesave dhe qyteteve ekologjike është një plan ambicioz, që  duhet të merret si një shembull për komunitetin global se si mund të jetë e ardhmja e qëndrueshme ekologjike, që të ndihmojnë në uljen e nivelit të ndotjes dhe në të njëjtën kohë të gjenerojnë me biodiversitetin dhe oksigjenin. /Ndertimi.info/

Click to comment

You must be logged in to post a comment Login

Leave a Reply

Featured

Kompanitë kosovare ftohen të respektojnë Ligjin gjerman të furnizimit

Published

on

Ligji Gjerman i Zinxhirit të Furnizimit (Lieferkettensorgfaltspflichtengesetz – LkSG) ka hyrë në fazën e dytë të zbatimit më 1 janar 2024, duke zgjeruar fushëveprimin e tij për të mbuluar të gjitha kompanitë në Gjermani me mbi 1000 punonjës.

Zgjerimi do të shtojë rreth 2,000 kompani gjermane në kuadrin rregullator. Këto kompani do të aplikojnë kriteret që parashihen me ligj përgjatë gjithë zinxhirit të tyre të furnizimit dhe tek furnitorët jashtë Gjermanisë. Përfshirë këtu kompanitë nga Kosova që janë furnitorë të kompanive gjermane, apo që synojnë të bëhen furnitorë për kompani gjermane.

Ligji për Zinxhirin e Furnizimit u miratua në vitin 2021 dhe zyrtarisht hyri në fuqi më 1 janar 2023, duke iu kërkuar kompanive gjermane të plotësojnë kritere për të siguruar dhe mbrojtur të drejtat e njeriut dhe çështjet mjedisore në zinxhirët e tyre të furnizimit global.

Ligji implementohet në tri faza: Në fazën e parë, ligji gjerman u aplikua për kompanitë me mbi 3000 punonjës në Gjermani. Përafërsisht 900 kompani të mëdha gjermane u detyruan ta zbatojnë ligjin.

Në vitin e parë të zbatimit, Zyra Federale për Çështjet Ekonomike dhe Kontrollin e Eksportit (BAFA) ishte përgjegjëse për monitorimin dhe zbatimin e ligjit. BAFA kreu 486 inspektime të kompanive të mëdha për të vlerësuar pajtueshmërinë. Vlerësimi i përgjithshëm i BAFA ishte pozitiv, duke gjetur se kompanitë ishin përgjithësisht të suksesshme në krijimin e sistemeve dhe proceseve të nevojshme për të përmbushur kërkesat e Ligjit në fazën e parë.

Megjithatë, zgjerimi i zbatueshmërisë së Ligjit Gjerman të Zinxhirit të Furnizimit në ndërmarrjet e  mesme pritet të paraqesë më shumë sfida.

Kompanitë kosovare që nuk i zbatojnë kushtet e parapara me këtë ligj, nuk do të mund të vazhdojnë apo fillojnë eksportin në Gjermani.

Continue Reading

Aktuale

‘Autostrada Hangar’ do të hapë dyert për publikun më 5 Mars 2022

Published

on

Autostrada Hangar synon të gjenerojë bashkëjetesë mes komuniteteve duke punuar dhe prodhuar së bashku si një ekip dhe do të përdoret veçanërisht për të plotësuar nevojën urgjente të një edukimi joformal dhe programeve të ndërtimit të aftësive në mënyrë që të fuqizojë të rinjtë në Kosovë dhe rajon.

“Edhe pse hapësira jonë u përdor si një nga ambientet kryesore të edicionit të tretë në 2021, ku patëm një vit mjaft të suksesshëm me ekspozitën tonë ndërkombëtare, programin e zhvillimit të aftësive dhe edukimit, më 5 mars ajo do të jetë gati të hapë dyert e saj me një dizajn i ri dhe një program vjetor.

Deri më tani, ne kemi qenë të përkushtuar për të institucionalizuar “Autostrada Hangar” si institucioni i vetëm i artit bashkëkohor në Prizren përmes krijimit të një programi publik vjetor bazuar në nevojat e komuniteteve dhe partnerëve duke ndjekur parimin e gjithëpërfshirjes, duke e bërë programin të hapur për komunitete të ndryshme dhe më shumë. ekologjikisht të qëndrueshme”, shkruan në njoftim./Media Ndërtimi.

Continue Reading

Aktuale

Asociacioni i Arkitektëve shpallë zgjedhjet për kryetar

Published

on

Asociacionit të Arkitektëve të Kosovës, njofton se duke u bazuar në Ligjin Nr. 06/L-043, për Lirinë e Asocimit ne Organizata Joqeveritare dhe Nenit 27, të Statutit të Asociacionit të Arkitektëve të Kosovës, të vitit 2020, shpallë Zgjedhjet e rregullta për Kryetarin e AAK-së

Kuvendi zgjedhor i Asociacioni i Arkitektëve kosovar, do të mbahet të mërkurën, më 30.03.2022 nga ora 17:00, në Modelariumin e Fakultetit të Arkitekturës – Prishtinë.

Ftohen, të gjithë anëtarët e Asociacionit të Arkitektëve të Kosovës që të marrin pjesë në kuvendin zgjedhor, dhe në frymën e konkurrencës së lirë dhe kandidimit, të shprehin vullnetin e tyre për tu kandiduar për pozitën e kryetarit të a-a-k, duke u mbështetur në nenin 33, të statutit./Media Ndërtimi.

Continue Reading

Trending