Connect with us

Aktuale

QKUK planifikon ligjërisht mbindërtim në Klinikën Interne, ku po kërkojnë plan statike

Published

on

Objektit të Klinikës Interne në Qendrën Klinikë Universitare të Kosovës (QKUK) do t’i bëhet statika për të konstatuar se a ekziston mundësia që mbi këtë objekt të ndërtohet edhe një kat.

Kat ky në të cilën po mendohet të vendoset Klinika e Hematologjisë.

Për të bërë statikën për këtë objekt QKUK ka hapur tender për të bërë shqyrtimin e konstruksionit i cili verifikon se a ekziston aftësia mbajtëse e konstruksionit ndërtimor.

Tenderi për shqyrtimin e statikës po bëhet shkak i mungesës së projektit-fazës së statikës për këtë objekt.

Për të bërë shqyrtimin e aftësisë mbajtëse të konstruksionit mbajtës ekzistues të objektit të Klinikës Interne, QKUK ka parashikuar t’i jap 8 mijë euro.

Drejtori i Prokurimit në QKUK, Gazmend Rushiti ka treguar për Ndërtimi.info se mbi Klinikën Interne është paraparë që të vendoset Klinika e Hematologjisë. Por që për këtë njëherit duhet të vërtetohet se sa është i qëndrueshëm objekti për të bërë mbindërtim aty.

“Ne po duam të qesim edhe një kat mbi klinikë edhe tash e qesim një tender dhe tani vijnë e  bëjnë statiken se a bënë të ndërtohet, dhe jo veç me ndërtu ne. Por së pari duhet ta vërtetojmë se a e bënë edhe një kat e tani me ia nis me ndërtu. Aty po duam ta vendosim hematologjinë. Çdo herë kur kemi pas, qoftë me vendos ndonjë pajisje, panel në kulm duhet me verifiku statikën se nuk guxojmë ndryshe se mundet me ndodh diçka. Qysh do që të jetë procedurat e ndërtimit e kërkojnë këtë. Pra, duhet me vërtetu statikën, nuk ka ndonjë rrezikshmëri aty, klinika është perfekt. Por pa e pas atë nuk bënë, se nëse ndodh diçka, thuhet që nuk e kemi pas statikën”, tha ai për Ndërtimi.info

Sipas njoftimit të kontratës operatorët ekonomik duhet të përmbushë kërkesat e specifikuara në nenin 65 të Ligjit të Prokurimit Publik.

Aktuale

KAWA Group, tashmë pjesë e industrisë së ndërtimit në Mbretërinë e Bashkuar

Published

on

Kompania e njohur e ndërtimit KAWA Group, sapo ka inauguruar hapësirën në qendër të Londrës.

Përmes një ceremonie festive është hapur hapësira më e re e KAWA Group, e cila edhe zyrtarisht do të operoj në Mbretërinë e Bashkuar,

KAWA Group do të bëj eksportin e shtëpive modulare, kabinave, kontejnerëve, përpunimin e kuzhinave, dyerve dritareve dhe gjithçka tjetër rreth produkteve të drurit e metalit.

https://www.facebook.com/profile.php?id=61554337212013

https://www.instagram.com/kawagroup.uk/

Këtë vit, KAWA Group do të shënoj vitin jubilar, 15 vjetorin e themelimit, ndërsa si kompani vazhdon të jetë liderë në tregun e ndërtimeve.

Përgjatë viteve, KAWA i ka shtuar gamës së gjerë të ndërtimeve, njësi tejet inovative të banimit dhe biznesit.

Pas zyrës së hapur në Londër, KAWA Group shumë shpejt pritet që rrjetin e operimit ta zgjeroj edhe në qendrat kryesore të Evropës./Media Ndërtimi

Continue Reading

Aktuale

Përfaqësuesit e personave me nevoja të veçanta kërkojnë t’iu sigurohet transporti për punë

Published

on

Në Komisionin për Qeverisje Lokale, Administratë Publike, Zhvillim Rajonal dhe Media është mbajtur dëgjim publik për ndryshim plotësimin e Ligjit për zyrtarët publik. Kërkesa për votimin e këtij projektligji patën personat me aftësi të kufizuar, të cilët me anë të saj kërkojnë transport dhe mundësimi i punës online.

Përfaqësuesi i personave me aftësi të veçanta, Gentrit Zeqiri, është shprehur se mungesa e kushteve për transport po ua vështirëson krijimin e kushteve për punë të këtyre zyrtarëve.

“Propozimi i parë ka qenë sigurimi i transportit të zyrtarëve me nevoja të veçanta nga shtëpia në punë dhe anasjelltas dhe propozimi i dytë, është të ju lejohet zyrtarëve me aftësi të veçanta të punojnë edhe nga shtëpia së paku 3 ditë në javë. Sa i përket propozimit të parë është t’iu sigurohet transporti për shkak të mungesës së qasjes ku kemi shume raste, ankesa të këtyre zyrtarëve përkundër faktit që pranohen në shumë punë…për shkak të transportit ata detyrohen t’i lënë këto punë për shkak të vështirësive që kanë”, tha Zeqiri.

Për Zeqirin është e rëndësishme edhe mundësimi i punës online për këta zyrtarë, sipas tij kërkesa e këtij grupi është të mundësohet puna nga shtëpia së paku për tri ditë./Media Ndërtimi

Continue Reading

Aktuale

Mbi 70 biznese promovohen në panairin “Pan Expo Group-Kosova 2024”

Published

on

Është hapur Panairi i Përgjithshëm Ndërkombëtar “Pan Expo Group-Kosova 2024”, në Prishtina Mall, për herë të parë në Kosovë, ku po marrin pjesë mbi 70 biznese nga vendi, rajoni dhe më gjerë.

Qëllimi i këtij panairi është që kompanitë pjesëmarrëse të ndajnë eksperiencën e tyre me njëra- tjetrën, të mund të shpalosin ofertat e tyre, si dhe të tërheqin klientë dhe bashkëpunëtorë rinj.

Përveç kësaj, qëllim tjetër i këtij organizimi është promovimi i ndërmarrësisë, inovacionit si dhe edukimit të gjeneratave të reja për iniciativën e lirë në biznes.

Organizimi i këtij panairi u vlerësua shumë i rëndësishëm edhe nga vetë bizneset pjesëmarrëse, për çka edhe u shprehën të kënaqur me mundësinë e dhënë për të promovuar produktet dhe shërbimet e tyre.

Drejtoresha e “Pan Expo Group”, Elisa Stefa tha se pavarësisht sfidave të kaluara për organizmin e një panairi të tillë, është e kënaqur me pjesëmarrjen, kualitetin dhe cilësinë e bizneseve. Ajo tregoi se në këtë panair po marrin pjesë biznese nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi dhe vende të tjera jashtë rajonit.

Panairi “Pan Expo Group-Kosova 2024” do të jetë i hapur deri më datën 19 maj. Përgjatë ditëve të panairit do të ketë showroom-e, prezantime live, seminare, aktivitete dhe konferenca./Media Ndërtimi

Continue Reading

Trending