Aktuale
Qendra e Numërimit të votave hap tender për renovim të zyrave
Kur kanë mbetur thuajse edhe një muaj nga zgjedhjet lokale në Kosovë, Qendra e Numërimit dhe Rezultateve, ka hapur tender për renovim të hapësirave dhe adaptimin e zyrave në hapësirën brenda saj, raporton Ndërtimi.info
Zyre kjo e cila do të shërbejë për marrëdhënie me jashtë.
Për këtë tender janë paraparë 1 mijë e 500 euro. Ndërsa kohëzgjatja e punimeve do të jetë 5 ose 8 ditë nga nënshkrimi i kontratës.
Sipas njoftimit të hapjes së këtij tenderi në Komisionin Rregullativ të Prokurimit Publik (KRPP), thuhet se nevoja për renovimin dhe adaptim të këtyre hapësirave ka ardhur pasi zyrat aktuale nuk i plotësojnë nevojat, meqë ka një numër të madh të vëzhguesve dhe informacioneve vëzhguese dhe shoqërimi i vëzhguesve nëpër hapësira.
Gjithashtu në njoftim theksohet se zyrat duhet të renovohen sa më shpejtë pasi që tanimë QNR është fazën përgatitore dhe se si nevojitet akomodim i stafit jo permanent.
Tutje thuhet se zyra do të jetë e rregulluar në atë mënyrë që brenda të akomodohen stafi me marrëdhënie me jashtë.
-
Infrastrukturë1 day ago
KAWA Group, zyrtarisht do të operoj edhe në kryeqytetin britanik
-
Infrastrukturë2 days ago
SHAK: Zgjidhja e problematikave dhe rimendimi i qytetit, angazhim për të ardhmen
-
Infrastrukturë2 days ago
Zbulohet një metodë më racionale e prodhimit të hidrogjenit si një alternativë ndaj benzinës dhe naftës!
-
Infrastrukturë2 days ago
Diskutohet metodat për ndërtimin e digës së Pollatës në Podujevë
-
Infrastrukturë2 days ago
Sa persona jetojnë në një kilometër katror? Shqipëria dhe Tirana, rekord në rajon
-
Aktuale2 days ago
Publikohet platforma digjitale për historinë e Prishtinës
-
Infrastrukturë2 days ago
Si i lidhin standardet ISO palët e interesuara të ndërtimit
-
Auto2 days ago
SHBA rrit tarifat për automjetet elektrike nga Kina