Connect with us

Aktuale

Promovohet turizmi i Kosovës para ministrave të vendeve të BE-së

Published

on

Turizmi është një segment shumë i rëndësishëm për Kosovën. Promovimi i produkteve, shërbimeve, prezantimi i eksperiencave dhe aktiviteteve të ndryshme me qëllim që të nxisin vizitorët për të përjetuar bukuritë e Kosovës është qëllimi primar i MTI-së, që reflekton po ashtu edhe zhvillimin e gjithëmbarshëm ekonomik.

Kështu ka thënë ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Bajram Hasani në konferencën “Turizmi dhe zhvillimi ekonomik” që po mbahet në Sofje të Bullgarisë e ku po marrin pjesë ministrat e shumë vendeve të Bashkimit Evropian.

Ministri Hasani ka thënë Kosova ofron mundësi të favorshme për zhvillimin e turizmit gjatë katër stinëve të vitit. “Ministria e Tregtisë dhe Industrisë, duke njohur rëndësinë e turizmit dhe kontributin në zhvillimin ekonomik të Kosovës, është e përkushtuar që ta zhvilloj një turizëm të qëndrueshëm dhe konkurrues”, ka shtuar i pari i Ministrisë së Tregtisë.

Ministri Hasani është shprehur se përmirësimi i infrastrukturës rrugore , autostradës dhe ndërtimi i aeroportit të ri modern do tu mundësojë turistëve qasje më të lehtë dhe lidhjen me destinacionet e Kosovës. Sipas tij kjo do të shërbejë edhe si arterie për arritjen në vendet tjera në rajon.

Duke prezantuar bukuritë e Kosovës, ministri Hasani është shprehur se Kosova edhe pse një vend i vogël , ka potenciale turistike mjaft të mira natyrore dhe kulturore, por është ende vend i pa zbuluar për shumicën e turistëve ndërkombëtar. “Atraksionet natyrore të mrekullueshme të tilla si malet e larta, ujëvarat, shpellat, liqejtë, lumenjtë, burimet termominerale etj, kanë filluar të paketohen si produkte turistike dhe ofrohen për shitje në formën e tureve aktive dhe avanturistike, turizmit rural, sporteve dimërore, ecje në natyrë, alpinizëm, etj. Këto aktivitete kanë filluar të përfshihen edhe në ofertat e përbashkëta rajonale dhe ndërkufitare si p.sh. Peaks of the Balkans, Via Dinarica etj”, ka theksuar ai.

Hasani para ministrave të Turizmit të shumë vendeve të BE-së, ka treguar se shtyllat kryesore prioritare të turizmit në Kosovë janë, turizmi kulturor, turizmi malor dhe alpinist, turizmi rural, turizmi ekologjik dhe alternativ, turizmi aktiv, udhëtimet ndërkufitare. Ministri Hasani ka prezantuar edhe gastronominë e Kosovës duke thënë se kuzhina shqiptare është vlerësuar lartë nga turistet ndërkombëtar. “Kuzhina kosovare është ngjashme me vendet e rajonit , por dallon sepse është krijuar nga kombinime te ndryshme si rezultat i kulturave që kanë lënë pushtuesit e ndryshëm nëpër histori. Kjo e bënë kuzhinën kosovare të veçantë dhe sidomos ushqimi tradicional”, ka shtuar ai.

Kosova si një destinacion turistik i pashkelur, mund të jetë një treg më tërheqës për zhvillimin e turizmit, duke marrë parasysh potencialin e burimeve natyrore dhe kulturore. Ai ka treguar se statistikat turistike tregojnë që turizmi në Kosovë është në rritje.

Ai ka thënë se numri i të punësuarve në sektorin e turizmit është rritur në vitet e fundit. “Rreth 21,000 njerëz janë të punësuar në sektorin e akomodimit dhe të ushqimit, që përfaqëson rreth 6. 4% të të gjithë personave të punësuar në Kosovë, turizmi vlerësohet të jetë mundësi me përparësi punësimi”, është shprehur.

Ai ka treguar gjithashtu se në vitet e fundit (2010 – 2016), është dyfishuar edhe numri i turistëve ndërkombëtarë. “Së fundmi, Qeveria e Kosovës, po përpiqet për integrim sa më të shpejtë në familjen Evropiane, duke punuar në zhvillimin ekonomik të vendit, përfshirë këtu edhe zhvillimin e turizmit të qëndrueshëm vendor me standarde Evropiane. Po ashtu, Qeveria e Kosovës ka për synim anëtarësimin në organizatat ndërkombëtare, si UNESCO, Organizata Botërore e Turizmit (UNËTO) dhe Këshilli Botëror për Udhëtime dhe Turizëm (The Ëorld Travel & Tourism Council -ËTTC)”, ka theksuar ministri Hasani.

Aktuale

KAWA Group, tashmë pjesë e industrisë së ndërtimit në Mbretërinë e Bashkuar

Published

on

Kompania e njohur e ndërtimit KAWA Group, sapo ka inauguruar hapësirën në qendër të Londrës.

Përmes një ceremonie festive është hapur hapësira më e re e KAWA Group, e cila edhe zyrtarisht do të operoj në Mbretërinë e Bashkuar,

KAWA Group do të bëj eksportin e shtëpive modulare, kabinave, kontejnerëve, përpunimin e kuzhinave, dyerve dritareve dhe gjithçka tjetër rreth produkteve të drurit e metalit.

https://www.facebook.com/profile.php?id=61554337212013

https://www.instagram.com/kawagroup.uk/

Këtë vit, KAWA Group do të shënoj vitin jubilar, 15 vjetorin e themelimit, ndërsa si kompani vazhdon të jetë liderë në tregun e ndërtimeve.

Përgjatë viteve, KAWA i ka shtuar gamës së gjerë të ndërtimeve, njësi tejet inovative të banimit dhe biznesit.

Pas zyrës së hapur në Londër, KAWA Group shumë shpejt pritet që rrjetin e operimit ta zgjeroj edhe në qendrat kryesore të Evropës./Media Ndërtimi

Continue Reading

Aktuale

Përfaqësuesit e personave me nevoja të veçanta kërkojnë t’iu sigurohet transporti për punë

Published

on

Në Komisionin për Qeverisje Lokale, Administratë Publike, Zhvillim Rajonal dhe Media është mbajtur dëgjim publik për ndryshim plotësimin e Ligjit për zyrtarët publik. Kërkesa për votimin e këtij projektligji patën personat me aftësi të kufizuar, të cilët me anë të saj kërkojnë transport dhe mundësimi i punës online.

Përfaqësuesi i personave me aftësi të veçanta, Gentrit Zeqiri, është shprehur se mungesa e kushteve për transport po ua vështirëson krijimin e kushteve për punë të këtyre zyrtarëve.

“Propozimi i parë ka qenë sigurimi i transportit të zyrtarëve me nevoja të veçanta nga shtëpia në punë dhe anasjelltas dhe propozimi i dytë, është të ju lejohet zyrtarëve me aftësi të veçanta të punojnë edhe nga shtëpia së paku 3 ditë në javë. Sa i përket propozimit të parë është t’iu sigurohet transporti për shkak të mungesës së qasjes ku kemi shume raste, ankesa të këtyre zyrtarëve përkundër faktit që pranohen në shumë punë…për shkak të transportit ata detyrohen t’i lënë këto punë për shkak të vështirësive që kanë”, tha Zeqiri.

Për Zeqirin është e rëndësishme edhe mundësimi i punës online për këta zyrtarë, sipas tij kërkesa e këtij grupi është të mundësohet puna nga shtëpia së paku për tri ditë./Media Ndërtimi

Continue Reading

Aktuale

Mbi 70 biznese promovohen në panairin “Pan Expo Group-Kosova 2024”

Published

on

Është hapur Panairi i Përgjithshëm Ndërkombëtar “Pan Expo Group-Kosova 2024”, në Prishtina Mall, për herë të parë në Kosovë, ku po marrin pjesë mbi 70 biznese nga vendi, rajoni dhe më gjerë.

Qëllimi i këtij panairi është që kompanitë pjesëmarrëse të ndajnë eksperiencën e tyre me njëra- tjetrën, të mund të shpalosin ofertat e tyre, si dhe të tërheqin klientë dhe bashkëpunëtorë rinj.

Përveç kësaj, qëllim tjetër i këtij organizimi është promovimi i ndërmarrësisë, inovacionit si dhe edukimit të gjeneratave të reja për iniciativën e lirë në biznes.

Organizimi i këtij panairi u vlerësua shumë i rëndësishëm edhe nga vetë bizneset pjesëmarrëse, për çka edhe u shprehën të kënaqur me mundësinë e dhënë për të promovuar produktet dhe shërbimet e tyre.

Drejtoresha e “Pan Expo Group”, Elisa Stefa tha se pavarësisht sfidave të kaluara për organizmin e një panairi të tillë, është e kënaqur me pjesëmarrjen, kualitetin dhe cilësinë e bizneseve. Ajo tregoi se në këtë panair po marrin pjesë biznese nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi dhe vende të tjera jashtë rajonit.

Panairi “Pan Expo Group-Kosova 2024” do të jetë i hapur deri më datën 19 maj. Përgjatë ditëve të panairit do të ketë showroom-e, prezantime live, seminare, aktivitete dhe konferenca./Media Ndërtimi

Continue Reading

Trending