Aktuale
Pakënaqësi me ndarjen e banesave sociale në Gjakovë

Mbi 30 familje në Gjakovë janë të pakënaqura me ndarjen e banesave sociale në këtë qytet. Sipas këtyre familjeve, Komisioni Komunal për përzgjedhje po ua mohon padrejtësisht të drejtën për banim në këto banesa.
33 familje skamnore, kryesisht të kategorive të dala nga lufta, banorë në objektet sociale në Gjakovë, nuk janë pjesë e listës të cilën e ka nxjerrë komuna e Gjakovës, pas kërkesave të auditorit të përgjithshëm për regjistrimin e pronës komunale, shkruan rtklive.com, përcjell Ndertimi.info.
E në anën tjetër, drejtori për shëndetësi dhe mirëqenie sociale, Basri Komoni, thotë se kjo është një përzgjedhje fillestare e Komisionit, përderisa inkurajon familjet e pakënaqura që në afatin prej 30 ditësh t`i paraqesin ankesat e tyre me shkrim.
Megjithatë banorët këmbëngulin se nuk do t’i lëshojnë banesat.
Aktualisht në dy objektet e qendrës sociale në Gjakovë janë të strehuar 62 familje. Sipas zyrtarëve komunalë, përparësi për strehim do të kenë ato familje të cilat i plotësojnë kushtet nga programet e veçanta të përcaktuara me ligj.

-
Infrastrukturë2 days ago
Një parcelë e vlefshme në “zemër” të Prishtinës bëhet gati të shitet nga AKP-ja
-
Infrastrukturë2 days ago
Arrestohet hartuesi i ndërtimit të Fabrikës së Çimentos në Klinës
-
Infrastrukturë1 day ago
ATK: Do të tatimohen punëtorët e sektorit të ndërtimtarisë
-
Prokurim Publik1 day ago
Hapet tenderi për ndërtimin e 6 çerdheve të reja në Kosovë
-
Infrastrukturë2 days ago
Pa u kryer punimet mbikqyrësit ekzekutuan pagesat për ndërtimin e Shtëpisë së Kulturës në Zhur
-
Aktuale1 day ago
Nexhat Krasniqi mbetet pa pozitën e shefit të Prokurimit në Ministrinë e Infrastrukturës
-
Infrastrukturë2 days ago
“Soliterat” në Ulpianë do të izolohen sërish me llamarinë
-
Aktuale2 days ago
Arrestohet ish-sekretari i Ministrisë së Infrastrukturës për rastin Brezovica
You must be logged in to post a comment Login