Connect with us

Arkitekturë

Gafurri: Objektet shëndetësore në Kosovë kanë nevojë për një riformatim të menjëhershëm

Published

on

Uran Haxha dhe Toska Gjikolli

Genc Gafurri është magjistër i arkitekturës, të lokalizuar me një master në objektet shëndetësore. Ai është nga Peja dhe punon prej kohësh si arkitekt. Në një intervistë për Ndërtimi.info ai flet gjerësisht në lidhje me gjendjen e objekteve shëndetësore, ndërtimin e tyre, vazhdën e anekseve të ndërtuara dhe shumë të tjera.

Sipas Gafurrit, në Kosovë duhet të ketë reformim i plotë i objekteve shëndetësore në Kosovë, pasi sipas tij kushtet brenda spitaleve nuk i plotësojnë kushtet minimale krahasuar me ligjet edhe standardet.

Genc Gafurri është nga Peja dhe ka përfunduar Fakultetin e Ndërtimtarisë dhe Arkitekturës në vitin 2008. Tri vjet më vonë ka marrë titullin magjistër i arkitekturës në Universitetin “La Sapienza” në Romë. Ka punuar që nga viti 2004 në punë arkitektonike, teksa është edhe ligjërues në një universitet privat. Në projektet e objekteve shëndetësore ka projektuar Spitali specialistik akusherik-gjinekologjik “Sirona” në Prishtinë;  Riprojektimi i Dhomës së Zgjimit, Barnatoren Qendrore dhe projektimi i Njësisë të përkujdesit intenziv neonatal ne Spitalin Regjional te Prizrenit;  Spitali i Krahërorit në Pejë dhe dy klinika dentare. Përkrah kësaj pune me objekte shëndetësore, ai projekton edhe objekte banimi, afariste dhe projektim të enterierit.

Më poshtë lexoni intervistën:

 

Cilat janë disa nga specifikat e ndërtimit në objektet e shëndetit? Ku dallojnë ato nga ndërtimet e zakonshme?

Objektet shëndetësorë në përgjithësi duhet të jenë të afta t’i adaptohen ndryshimeve. Hyjnë në radhën e objekteve komplekse, disa lloje të objekteve hyn në kategorinë e pestë të saj që i përket kompleksitetit të organizimit të objektit. Këto objekte kanë kërkesa të larta funksionale ku zona e stafit duhet të ndahet strik nga zona e pacientëve dhe zonës së vizitorëve. Gjithashtu duhet të ketë filtra dhe kontakti mes zonave të jetë në mënyrë të kontrolluar gjë që e rrit kompleksitetin dhe kategorinë e lartë të objektit. Meqenëse teknologjia e spitaleve është në ndryshim atëherë fleksibiliteti është një prej fjalëve kyqe në projektimin e objekteve shëndetësore. Kjo rezulton me module konstruktive më të mëdha, lartësi të kateve më të mëdha qysh reflektohet fizikisht në përfundim.

Cilat janë disa nga standardet evropiane që duhet patjetër të aplikohen gjatë ndërtimit të objekteve të destinuara shëndetësore?

Disa rekomandime lidhur me organizimin e objektit shëndetësor. Objektet nuk duhet të jenë të veçanta po të jenë pjesë e sistemit. Tendencë botërore është forcimi i sistemit primar shëndetësor që të mos ngarkohet sistemi sekondar. Për të qartësuar sistemet primare janë qendrat e mjekësisë familjare ndërsa sistemi sekondar janë spitalet rajonale. Me forcimin e sistemit primar zvogëlohen ngarkesat në sistemin sekondar, pastaj aplikimi i spitaleve ditore që të mos kemi pacientë me qëndrim të gjatë në spitalet regjionale e që rezulton me uljen e ngarkesës në spitalet rajonale që paraqet një organizim më të thjeshtë të objektit.

Për secilën prej reparteve që inkorporohen në spital ka standarde në detaje si në organizim ashtu edhe në materiale finale. Si rast konkret mund të përmendim bllokun kirurgjik ku duhet strikt të jetë e ndarë rruga e pacientit në hyrje dhe rruga e pacientit në dalje ku tendencë është të ndalet kontaminimi i kryqëzuar pasi që nuk mund të kthehesh në rrugën e njëjtë në të cilën edhe ke hy në sallën e kirurgjisë,  po ashtu rruga e kirurgëve është specifike ku duhet të kalohet në zhveshtore dhe prapë duhet të ndahen në korridorin e pastër edhe atë të papastër. Si dhe po ashtu rruga e instrumenteve të sterilizuara dhe të pa sterilizuara ku e gjithë kjo e bën zgjidhjen funksionale mjaft komplekse. Pastaj kemi sistemin e ajrimit ku patjetër duhet të përdoren HEPA-filtra dhe më pas edhe grila tjera të vendosura më poshtë ku patjetër duhet të bëhet lëvizja e ajrit në mënyrë të kontrolluar. Dyshemetë janë joporoze deri në nivelin 1.80 totalishtë rezistente ndaj tretësirave të pastrimit dhe të tjera.

Si ndërtohen spitalet publike në Kosovë sot? Sa respektohen këto rregulla në ndërtimet e sotme?

Nuk mund të gjeneralizohet sepse secili projekt i ka karakteristikat e veta. Në përgjithësi çka i mungon sistemit publik shëndetësorë publike është skema e përgjithshme. Punohet në pika të caktuara pa e ditur vendin në sistemin e përgjithshëm. Procesi i projektimit në përgjithësi është proces deduktiv. Fillon prej të përgjithshmes dhe vazhdon në detaje, kurse tek ne është tendenca e kundërt së pari zgjidhet detaji e pastaj qysh do të integrohet ai detal në kuadër të përgjithshmes nuk analizohet shumë. Kanë dallime mes veti objektet por si mungesë kryesore është skema e përgjithshme. Nëse e merr projektimin e spitaleve preferohet qasja e bazuar në fakte. Statistikat për Kosovë ekzistojnë dhe duhet të analizohet demografia, struktura e popullsisë, sëmundjet më të shpeshta thjeshtë të definohen kërkesat e popullatës ndaj sistemit shëndetësor.

Sa janë respektuar rregullat në adaptimin e anekseve të reja në spitalet tona?

Në spitalet regjionale nuk kemi pas ndërtime të reja, por vetëm adaptime ose anekse që nuk korrespondojnë me strukturat tjera. Këtu vjen në shprehje edhe racionalizimi i sistemit p.sh. blloku diagnostikues mund të përdoret prej shumë reparteve njëkohësisht. Janë dy mënyra të sistemeve të organizimit të spitalit, varësisht prej madhësisë së spitaleve dhe shërbimeve që ofrohen brenda është sistemi i centralizuar që është shumë më racional sepse shumë reparte gravitojnë rreth një qendre diagnostike dhe koeficienti i shfrytëzimit është shumë më i madh në ato raste. QKUK-ja sa i përket funksionit nuk është mirë e definuar nëse është sistem terciar apo sekondar, ku i vetmi kusht që e plotëson si sistem terciar është fakti që universiteti është i integruar aty por që nuk ka hulumtime që janë natyrë e sistemit terciar, prandaj duhet të diferencohet saktë.

Çka është problem me ndërtesën e qendrës emergjente?

Qendra emergjente në ndërtim është në lokacion jo të përshtatshëm në raport me objektet tjera. Për emergjencë duhet me qenë linja e veçantë dhe shumë lehtë e çasshme. Emergjenca patjetër duhet ta ketë bllokun diagnostik dhe bllokun kirurgjik dhe në lokacionin ku është duke u ndërtuar nuk ka komunikim të mirë me objektet e tjera.

Sa i kushtojnë rëndësi investitorët investimit në enterierin e spitaleve? Spitalet private sa ndërtohen në bazë të standardeve?

Në sistemin shëndetësor privat ka një përkushtim më të madh që të ofrojnë shërbime më cilësore. Kryesisht në Kosovë kemi spitale specialistike në përjashtim të disa rasteve të rralla.

Ka përkushtim më të madh saj përket detajeve dhe enterierit të objekteve. Tendencat bashkohore janë që spitalet të mos kenë karakterin rigjid të objekteve shëndetësore që gjithmonë e kanë pas. Tendencat janë që enterieri të jetë sa më mirëpritës sa më shtëpiak që në disa raste përmendet trajtimi si në hotele në hapësirat ku veprojmë. Kjo është një sfidë që kërkesat teknike të kthehen në diçka të bukur që kënaqin syrin e pacientëve.

Cilat janë disa nga karakteristikat kryesore të enterierit të një ambulance? (Ngjyrat, realizimi i hapësirave, lidhja e tyre)

Objektet shëndetësore janë trajtuar në aspektin teknik. Ngjyrën shëndetësore e kemi të gjelbrën të katërtën ose të ngjashme. Për më ikë nga klishet dhe asaj ndjenjës së përgjithshme mbi spitalet e sidomos tek vendet ku kemi qëndrim më të gjatë tentohet me apliku sa më shumë gjelbërim, materiale të ngrohta p.sh. tekstura të drurit edhe ngjyrat mos me qenë ato standarde spitalore kështu që tentohet që me elemente të vogla të ndërtohet ndjenja e ambientit të shtëpisë.

Spitalet që kemi tani varësisht kohës së ndërtimit a janë ndërtuar mirë?

Konkluzioni i përgjithshëm është se kanë qenë mirë të ndërtuara në bazë të rrethanave të kohës, dhe kushteve që janë dashtë të plotësohen, atëherë por siç e potencova objektet duhet me qenë të afta t’i adaptohen kërkesave të reja, e që deri në një masë të caktuar mund t’i akomodojnë ato ndryshime. Kështu një vlerësim i përgjithshëm është që deri në një masë të caktuar janë mirë. Kushtet brenda spitaleve nuk i plotësojnë kushtet minimale krahasuar me ligjet edhe standardet dhe ka nevojë për një reformatim të të gjitha objekteve në të gjithë nivelin shëndetësor.

Sa janë të ndërtuara spitalet në pikat strategjike ?

Natyrisht zgjerimi i qytetit në atë kohë është menduar më detalisht se sa që po ndodh tash, por edhe fleksibiliteti ka qenë më i madh sepse qytet kanë qenë në fillim të zhvillimit të tyre. Prizreni dhe Peja kanë spitalet në pozita të volitshme. Vendi i parcelës që shfrytëzohet për spitale shikohet qe të kenë një parking, largim nga pjesë të zhurmshme por të gjitha këto lehtë mund te mbulohen me izolim të duhur akustik dhe masa tjera teknike por gjithsesi shumë më e preferushme është në një vend më të qetë më të gjelbëruar jashtë dinamikes së qytetit. Një gjë tjetër është edhe qasja deri tek spitalet, p.sh. në Prizren duhet të kalohet në rrugët tradicionalisht të ngushta për të arritur tek spitali rajonal që paraqet barrierë në veti, e sidomos për rastet emergjente. Prandaj gjithçka nuk duhet të analizohet në një pikë të caktuar dhe që kalon edhe në probleme urbanistike të qytetit.

Si duhet të adaptohet enterieri i një objekti afarist për shftytëzim shëndetsor (ambulancë, radiologji etj).

Lidhur me radiologjinë dhe kontaminimin me rreze X ka masa mbrojtëse teknike ku bëhet mbështjella me plumb. Aktualisht ka shumë masa që mund të merren për mbrojtje prej rrezeve X. Prandaj edhe në një ambient ku banohet ka mbrojtje, për shkak të karakteristikave të rrezeve X që zhvillohen deri në lartësinë 120cm me izolim adekuat të hapësirës dhe me ventilim mund të arrijmë sigurimin. Në Kosovë kemi një udhëzim administrativ për mbrojte nga rrezet X dhe me zbatimin e saj jemi në zonë të sigurisë.

Cilat mund të jenë pasojat e shfrytëzimit të një objekti që gjatë ndërtimi nuk ka pasur destinim shfrytëzimin e saj si objekt shëndetësorë?

Kjo paraqet një sfidë në vete, këtu vjen në shprehje fleksibiliteti, objektet ekzistuese në shumicën e rasteve nuk munden të ofrojnë fleksibilitetin për adaptim. Si rekomandim nëse dikush mendon të adaptoj një objekt ekzistues në objekt shëndetësor të konsultohet më profesionistë përpara së më vendos për hapësirën ku do t’i zhvillojë aktivitetet.

A mungon një interesim i institucioneve që përpara krijimit të anekseve të konsultohen me profesionistë ?

Në Kosovë jemi 5 profesionistë që kemi ketë specializim në Itali, dhe ideja ka qenë që të bashkohemi dhe të japim kontributin tonë por që nga Ministria nuk ka pasur gatishmëri më i përfshi profesionistët për të dhënë një kontribut në sistemin e organizimit shëndetësor ose sistemit në përgjithësi. Jam ithtar i asaj që të fillojmë prej të përgjithshëm dhe detajet të jenë pjesë përmbushëse e një skeme ma të gjatë. Ditët të mira për shëndetësinë do të vijnë, por tendenca qëndron se si të shkurtojmë kohën që ditë e mira të vijnë më shpejt.

1 Comment

You must be logged in to post a comment Login

Leave a Reply

Arkitekturë

Zaha Hadid përqafoi potencialin e arkitekturës dekonstruktive

Published

on

Duke rishikuar arkitekturën dekonstruktiviste, arkitektja e ndjerë, Zaha Hadid, “mbretëresha e kurbës” që projektoi Qendrën Heydar Aliyev dhe Qendrën Ujore në Londër, kishte mendime pozitive për potencialin e këtij lloji të ndërtimit.

Si arkitektja femër më e suksesshme në histori, Hadid i shtyu kufijtë e strukturës në lartësi të reja.

Momenti përcaktues për arkitekten e ndjerë britaniko-irake erdhi kur në vitin 1983, në moshën 32-vjeçare, ajo fitoi konkursin arkitektonik për të projektuar klubin privat The Peak në kodrat e Kowloon, Hong Kong.

Me kënde të guximshme, pamje që nxisin marramendje dhe konsolë që sfidojnë gravitetin, të gjitha të dala nga një “mal i krijuar nga njeriu”, pikturat e Hadid të Majës ishin një shfaqje e fuqishme e mundësive të dekonstruktivizmit.

Megjithëse nuk u ndërtua kurrë, skema ishte dëshmi e asaj që mund të pritej nga arkitekti në të ardhmen.

Ishte ky dizajn që formoi kontributin e Hadid në ekspozitën kryesore të Arkitekturës Dekonstruktiviste në Muzeun e Artit Modern të Nju Jorkut në 1988, ku ajo u shfaq së bashku me Frank Gehry, Rem Koolhaas, Daniel Libeskind, Peter Eisenman dhe Coop Himmelb(l)au.

Dekonstruktivizmi është një nga lëvizjet më me ndikim të arkitekturës së shekullit të 20-të. Seria profilizon ndërtesat dhe punën e përkrahësve të saj kryesorë – Eisenman, Koolhaas, Gehry, Hadid, Libeskind, Tschumi dhe Prix./Media Ndërtimi.

 

Continue Reading

Arkitekturë

“Vdekja e George Floyd është bërë një katalizator për ndryshimet sociale dhe rizhvillimin urban”

Published

on

Një e ardhme e re premtuese për Minneapolis po del nga trauma e vrasjes së George Floyd nga një oficer policie dy vjet më parë, shkruan një arkitekt vendas që e njihte atë, James Garrett Jr.

“Kam arritur të kuptoj vuajtjet dhe vdekjen e George Floyd (ose Big Floyd, siç e njihnim ne) si një katalizator dhe përshpejtues për një valë të re ndryshimesh shoqërore dhe rizhvillimit urban në të gjithë rajonin Minneapolis-St Paul. Qytetet janë organizma jashtëzakonisht të qëndrueshëm dhe elastikë, por kompleksiteti i sistemeve dhe strukturave të tyre organizative është i pasigurt edhe në kohët më të mira.”, shkruan arkitekti James Garret.

Mijëra procese të zakonshme duhen të ndodhin çdo ditë për t’i mbajtur gjërat në rregull: ndërtimi dhe mirëmbajtja rutinë e rrugëve publike, trotuareve, parqeve, shërbimeve komunale dhe infrastrukturës. Prodhimi, montimi dhe transporti. Transporti i zinxhirit të furnizimit nga portet e hyrjes në magazina, dyqane, restorante, shtëpi dhe biznese.

Mjekët, infermierët dhe stafi mbështetës i mbajnë spitalet dhe dhomat e urgjencës në punë. Zjarrfikësit dhe oficerët e zbatimit të ligjit u përgjigjen thirrjeve të krizës. Kjo valle e përditshme zhvillohet si orë, pa u vënë re, derisa nuk ndodh.

Hapësira e kontestuar urbane u bë shpejt shprehja më e dukshme e mosmarrëveshjes

Pasojat e menjëhershme të vrasjes së transmetuar globalisht të George Floyd rezultuan në një spirale të shpejtë në rënie të civilizimit dhe rendit në Qytetet Binjake, e vendosur në sfondin e një recesioni ekonomik brenda një pandemie globale.

Hapësira e kontestuar urbane u bë shpejt shprehja më e dukshme e kësaj mosmarrëveshjeje. Dhjetra kampe joformale të FEMA-blu-blu me sa duket lulëzuan brenda natës në lagjet tona.

Mijëra të rinj të privuar nga e drejta pushtuan rrugët e qytetit, trotuaret dhe rrugët e shpejta si një pararojë e rezistencës së unifikuar ndaj klimës së pabarazisë që bëri të mundura vrasje si Big Floyd. Ndërkohë, agjitatorët e bardhë nacionalistë dhe anarkistë të maskuar u fshehën mes protestuesve paqësorë, duke qëlluar, goditur, plaçkitur, djegur dhe shkatërruar pa dallim në çdo rast që paraqitej.

Megjithatë, nga kjo mjegull kaosi dhe përçarjeje, dolën disa iniciativa që sot po na ndihmojnë të rikrijojmë veten dhe t’i transformojmë komunitetet tona në vende më të drejta dhe gjithëpërfshirëse.

Në kohë reale, kushtet e patolerueshme dhe pabarazitë e pandërgjegjshme si në mundësi ashtu edhe në rezultate të vuajtura prej kohësh nga Black Minesotans u përballën me valë shpërthyese të rezistencës nga të rinjtë e pakënaqur në mënyra që rezonuan në të gjithë globin./Media Ndërtimi.

Continue Reading

Arkitekturë

Kjo është ndërtesa më dekonsktruktive e projektuar nga Zaha Hadid Architects

Published

on

E projektuar nga Zaha Hadid Architects në vitin 1993, ndërtesa ishte një vepër kyçe në vendosjen e stilit të dekonstruktivizmit dhe tani shërben si një hapësirë ​​ekspozitash dhe ngjarjesh.

Forma dinamike e stacionit ishte përkthimi i ndërtuar i pikturave të hershme, vizionare të Hadid, të cilat portretizonin forma të çrregullta, dinamike “duke shpërthyer në copa të vogla” me një ndjenjë lëvizjeje që do të bëhej karakteristikë e stilit dekonstruktivist.

Në Stacionin e Zjarrfikësve Vitra në Gjermani, kjo ndjenjë lëvizjeje kapet në rrafshet fshirëse prej betoni të ekspozuar që prenë në të gjithë vendin përgjatë shtigjeve të informuara nga rrethina, e demonstruar në një animacion të shkurtër të prodhuar nga praktika.

Hapësirat jashtëzakonisht të ngushta, të pjerrëta të krijuara ku këta avionë përplasen së bashku, synojnë të krijojnë një ndjenjë “tensioni”, duke parashikuar nxitimin e papritur të aktivitetit që mund të ndodhë në çdo kohë nëse bie alarmi i stacionit.

“Kjo ndërtesë është ‘lëvizja e ngrirë’ – një shprehje e gjallë, e qartë e tensioneve të nevojshme për të qëndruar ‘vigjilentë’, për të shpërthyer në veprim siç kërkohet,” thonë nga Zaha Hadid Architects.

Për kritikët e dekonstruktivizmit, raportet se zjarrfikësit dyshohet se e kishin gjetur të vështirë për t’u përdorur ndërtesën shërbyen si provë se stili i jepte përparësi formës mbi funksionit. Sot, Muzeu i Dizajnit Vitra vazhdon të përdorë hapësirat për evente dhe ekspozita të vogla.

Përdorimi i betonit të ekspozuar për të krijuar mure këndore, të pjerrëta dhe skaje të dhëmbëzuara do të bëhej një shenjë dalluese e projekteve të hershme të Zaha Hadid, duke përfshirë Muzeun MAXXI në Romë dhe Qendrën Shkencore Phaeno në Ëolfsburg./Media Ndërtimi.

Continue Reading

Trending