Arkitekturë
Objektet që arritën rekordet botërore në ndërtim
Idetë dhe sugjerimet për arkitekturën nga më të ndryshmet ka bërë namin viteve të fundit, duke sjellë në syrin e njeriut atë që dikur kishte vetëm në imagjinatë.
Ndërtimet e shumta përmes arkitekturave moderne kanë sjellë edhe garën, duke arritur edhe rekordet botërore në ndërtim, gjë e cila rrallë herë ndodh, shkruan Ndërtimi.info
Nëse fati i mirë, projektimi dhe financimi janë në anën tuaj, arkitektura dhe teknologjia mund të arrijnë majat e ndërtimit të suksesshëm.
Burj Khalifa Burj Dubai: Rreth 2.723 metra e lartë dhe ka 163 kate. Burj Khalifa ndodhet në Dubai, Emiratet e Bashkuara Arabe, dhe është ndërtesa më e lartë e bërë nga njeriu në botë, në 829,8 m (2.722 ft). Ndërtimi i saj filloi më 21 shtator 2004, dhe ka përfunduar më 1 tetor 2009. Arkitektura e kullës së dhe punët inxhinierike janë kryer nga Skidmore, Owings dhe Merrill të Çikagos, me Adrian Smith si kryearkitekt, dhe Bill Baker si kontraktori kryesor strukturor ndër kompanitë kryesore ishte Samsung C & T e Koresë së Jugut. Investimi i planifikuar në Burj Dubai është më shumë se 8 miliard dollarë.
Kulla “Capital Gate”, është ndërtuar nga kompania “Abu Dhabi National Exhibitions” (ADNEC) dhe është një kompleks ekspozitash,rreth 160 metra e lartë dhe ka 35 kate. Ndryshe nga kulla e Pizës, arkitektët e saj kanë kërkuar vetë që ky qiellgërvishtës të jetë i pjerrët duke filluar nga kati i 12-të. Ndërtesa është njohur nga libri i rekordeve Gines si kulla më e pjerrët në botë, me një pjerrësi prej 18 gradësh, ose katër herë më tepër se kulla e Pizës, njofton shtypi arab. Kulla, ka përfunduar në fund të vitit 2010 dhe të përfshin brenda saj një hotel me pesë yje si dhe disa zyra.
Bëhet fjalë për qendrën më të madhe tregtare në botë të quajtur “Dubai Mall” që gjendet në ndërtesën Buruxh Halifa është një parajsë e vërtetë për të gjithë ata që i kanë xhepat e thellë dhe janë të varur nga shopingu. Se sa është qendra e madhe, për të gjithë të interesuarit, do t’u duhen disa ditë për ta vizuar të tërën.
Kjo qendër është hapur në vitin 2008, kur momentalisht në të janë të hapura mbi 1200 dyqane, ku janë të prëfaqësuar brendet më të mëdha dhe më të njohura botërore, ku gjithahsut bëjnë pjesë edhe shitorja më e madhe e ëmbëlsirave në botë, restorantet elitare, kino, pistë e patinazhit, teatër dhe akuariumi gjigand. Se sa e vizutuar është kjo qendër vlen statistika e vitit të kaluar ku thuhet se vetëm për vitin 2012 kjo qendër është vizuat nga 65 milion njerëz. Në vijim të gjithë ata që nuk kanë mundësi ta vizitojnë realisht ju mundësojmë disa sekuenca në foto dhe video nga kjo qendër.
Ura e Margaritarit, Akashi Kaikyo, Japoni . Strukturat elegante janë bërë thjesht nga varja e urës nga kabllot e çelikta ndërmjet kullave.
Edhe pse urat e varura nuk mund të maten me atë që qëndrojnë mbi shtylla në ujë, ato duken më të lehta, më të fuqishme dhe më të bukura. Ura e Margaritarit është më e bukura ndër to. Me tri sajle të bashkuar, dy me nga 960 metra dhe njërën 1.990 metra, Margaritari shtrihet nga qyteti Kobe deri te ujdhesa Avaxhi e cila nuk është rastësishme të jetë Meka japoneze për prodhimin e margaritarëve. Ura përballon kushtet ekstreme atmosferike, erërave që fryjnë deri në 288 km/h dhe tërmeteve deri në 8,5 shkallë të Richterit. Në dritën e ditës kabllot japin pamjen e margaritarit.
Ura më e lartë Viadukt në Millau, Francë. Millau, qytezë në jug të Francës ishte i njohur jo vetëm me tollovitë në komunikacion por edhe me turistët që ktheheshin rrugës për në Spanjë. E falë urës, qyteti është bërë një nga atraksionet turistike. Ura i ka shtyllat e larta 245 metra dhe ato e bëjnë rrugën më të lartë në Evropës, 343 metra mbi tokë (në pikën më të lartë).
Diga më e madhe në botë, Three Gorges Dam në Kinë. Mendohet të jetë më e fuqishme se 15 reaktorë bërthamorë së bashku! E quajtur diga e tre grykave është hartuar për të përballuar përmbytjet e mëdha gjatë periudhave me reshje të larta shiu, Three Gorges Dam, është një arritje madhore e inxhinierisë moderne, që arrin të “kapërdijë” deri në 70.000 metra kub ujë në skedon dhe që shndërrohet në energji elektrike. “Fuqia totale e prodhimit të 22.500MË, përcakton Three Gorges Dam, si hidrocentralin më të madh në botë dhe burmim më të madh të energjisë së pastër”, deklaroi drejtori ekzekutiv i China Yangtze Poëer Co. Ltd. Ndërkohë, përfundimi i punimeve të kësaj vepre –dhe vënien në funksion të gjeneratorit të tretë- arrihet në një moment kut përmbytjet në rajon kanë qenë më tragjike se ato të vitit 1998, të shënuarat si më shkatërrueset. Përmbytjet ka qenë njëri një shkaqet kryesore të nisjes së këtij super-projekti.
Fabrika më e madhe prodhuese e avionëve Boeing, në Everett , Ëashington . Ndërtimi i avionëve të mëdhej kërkon hapësira të medha ndaj është liston fabrikën si ndërtesën më të madhe për prodhimin e avionëve në botë . Fillimisht e ndërtuar në vitin 1966, objekti ende përdoret për të ndërtuar të gjitha llojet e avionëve Boeing duke përfshirë edhe gjeneratën e fundit 747 , 767 , dhe 777 Dreamliner e ri . Ndërtesa ka qenë zgjeruar tri herë që nga viti 1966 – një herë në vitin 1980 për të akomoduar 767 linja prodhimi dhe përsëri më 1993 për të strehuar 777 të linjës së prodhimit, dhe tani mbulon një sipërfaqe prej 39.8 hektarësh. Vëllimi total i ndërtesës është 13.3 milion € metra kub. Prodhimi në uzinë ndryshon sipas kushteve funksionale të tregut.
Ishulli në formë të Palmës, Jumeirah është një ishull artificial, ishulli i parë dhe më i vogël në kuadër të Ishujve Palmore, të krijuara në bregun e Dubait, në Emiratet e Bashkuara Arabe. Ishulli në formë të palmës është aq i madh saqë mund të shihet edhe nga Stacioni Ndërkombëtar i Gjithësisë. Momentalisht në të gjenden shtëpitë luksoze si dhe qendra e madhe turistike “Atlantis, The Palm” dhe nuk ka mëdyshje që në të do të ketë edhe shumë hotele të tjera super luksoze. Ndërtimi i këtij ishulli filloi në vitin 2001 dhe që nga ajo kohë, ky ishull mund të thuhet lirisht që e ka dyfishuar gjatësinë e bregut të Dubait.
Areoporti Ndërkombëtar i Dubait ndodhet në zemër të Dubait . Nuk do ta besoni por është aeroporti që përballon më së miri trafikun ajror dhe fluksin e pasagjerëve që është ndërtuar ndonjëherë. Terminali ka një hapsirë rreth 1.456.000 metra katrorë. Aeroportika një potencial për të përballuar rreth 75 milionë udhëtarë çdo vit . Terminali do të ketë një kapacitet maksimal vjetor prej 43 milionë udhëtarësh .
Kulla e lartë Q1 në Queensland, Australi. Kjo ndërtesë është 323m e latë dhe 78-katëshe . Ndërtimi i kësaj kulle ka përfunduar në 2005 dhe renditet e 28-ta në listën e ndërtesave më të larta në botë.
You must be logged in to post a comment Login