Arkitekturë
Ndërtimi unik i Muranës së Barnenezit, njërës prej strukturave më të vjetra që njeh botë
Murana e Barnenezit në gadishullin Kernehelen Francë është ndër strukturat më të vjetra në botë që ende i kanë qëndruar kohës.
Ajo është ndërtuar në periudhën parahistorike të neolitit në gjysmën e parë të mijëvjeçarit V para Krishtit. Shkrimtari dhe politikani francez, Andre Malraux, e quajti atë “Partenoni parahistorik”, ndërsa përgjithësisht është konsideruar si “mauzoleja më e madhe megalitike”.
Faza e ndërtimit: Faza e parë e ndërtimit të strukturës thuhet të ketë që qenë nga viti 4850 deri në vitin 4500 para Krishtit ndërsa faza e dytë-prej 4200 deri në vitin 3900 para erës sonë.
Murana është rreth 2000 vjet më e vjetër se Piramida e Gizës ndërsa pak më e re se Kulla e Jerichos.
Madhësia: Murana e Barnenezit është 72 metra e gjatë, mes 20 dhe 25 metra e gjerë, varësisht vendit nga ku matet dhe afro 9 metra e lartë. Vëllimi i gurit që është përdorur për ndërtim thuhet të jetë mes 6500 dhe 7000 metra kub ndërsa pasha është diku mes 12000 dhe 14000 tonë metrikë.
Fazat në të cilin është ndërtuar murana, mund të dallohen edhe nga materiali që është përdorur. Për shembull doleriti është material që është argumentuar se është përdorur gjatë viteve kur është bërë faza e parë e ndërtimit ndërsa në fazën e dytë është përdorur graniti, i cili kryesisht ka filluar të përdoret në ato vite.
Murana e parë përmban gjashtë dhoma, ndërsa e dyta-pesë. Po ashtu nga dhoma kryesore, mund të dilet edhe në dhomat tjera.
Brenda Muranës së Barnenezit: Puna e bërë nga njeriu në ndërtimin e këtij objekti u zbulua vetëm në shekullin e 19 ndërsa tek në gjysmën e dytë të shekullit të 20 që u njoh rëndësia e saj.
Deri në këtë kohë monumenti u përdor si gurore, nga e cila u ekspozuan edhe dhomat. Në shekullin e 20 janë bërë gërmime dhe restaurime. Janë gjetur copëza qeramike, akse të gurit të lëmuar dhe shigjeta.
Gjithashtu janë zbuluar edhe gdhendje dhe vizatime në mure. Sa i përket funksionit, mendohet se është përdorur si varrezë, megjithatë një gjë e tillë nuk është dokumentuar sa duhet.
You must be logged in to post a comment Login