Aktuale
Libraria e pazakontë nga blloqet modulare

Shumica e kabinave qëndrojnë në mënyrë të rrafshët mbi tokë – por ‘Ofis Arhitekti’ kompani arkitekturore sllovene, sapo “ia preu shiritin” një strehe prej druri që nuk qëndron si e tillë. Arkitektët punuan me C + C, C28 dhe AKT (kompani që i ndihmuan) për të krijuar një librari të bukur të bërë nga blloqe modulare në fortesën mesjetare të Lubjanës.
Njësia themelore modulare ofron strehim për dy persona, me një kuzhinë, një banjo, një shtrat dhe tapiceri. Nëse nuk ka hapësirë të mjaftueshme, njësitë mund të vendosen horizontalisht ose vertikalisht në mënyrë që të formojnë konfigurime të ndryshme për të akomoduar një sërë lokacionesh dhe nevojash.
Njësitë mund të përdoren si kabina pushimi, shtëpi pemësh, njësi kërkimore dhe strehimore. Kabina mund të fiksohet në tokë, qoftë nga spirancat e çelikut ose nga kube betoni që mund të hiqen, duke e bërë hapësirën e brendshme pafundësisht fleksibile dhe të rregullueshme bazuar në nevojat që ndryshojnë.
Njësia në Kështjellën e Lubjanës do të shërbejë si një bibliotekë e përkohshme, me çdo kat që përmban libra nga tema të ndryshme. Hapësirat për lexim dhe pushim futen nën nënkalimet dhe ofrojnë pamje mahnitëse të qytetit. Si struktura ashtu edhe veshja promovojnë përpunimin e drurit slloven, zanatet tradicionale të drurit dhe zdrukthëtarinë.

-
Infrastrukturë2 days ago
Një parcelë e vlefshme në “zemër” të Prishtinës bëhet gati të shitet nga AKP-ja
-
Infrastrukturë2 days ago
Arrestohet hartuesi i ndërtimit të Fabrikës së Çimentos në Klinës
-
Infrastrukturë1 day ago
ATK: Do të tatimohen punëtorët e sektorit të ndërtimtarisë
-
Prokurim Publik1 day ago
Hapet tenderi për ndërtimin e 6 çerdheve të reja në Kosovë
-
Infrastrukturë2 days ago
Pa u kryer punimet mbikqyrësit ekzekutuan pagesat për ndërtimin e Shtëpisë së Kulturës në Zhur
-
Aktuale1 day ago
Nexhat Krasniqi mbetet pa pozitën e shefit të Prokurimit në Ministrinë e Infrastrukturës
-
Infrastrukturë2 days ago
“Soliterat” në Ulpianë do të izolohen sërish me llamarinë
-
Aktuale2 days ago
Arrestohet ish-sekretari i Ministrisë së Infrastrukturës për rastin Brezovica
You must be logged in to post a comment Login