Featured
Lexoni këto elemente para se t’i porositni dritaret e shtëpisë
Dritaret janë të parat elemente që të krijojnë përshtypjen për një shtëpi. Ato janë “syri” dhe “veshi” i shtëpisë.
Forma , dimensionet dhe llojet e dritareve duhet të jenë në harmoni me fasadën e shtëpisë. Për të qenë në harmoni edhe me ambientin dritaret duhet të jenë nga PVC dhe nuk duhet të kenë plumbin për stabilizator të plastikës.
Mundësia e zgjedhjes së ngjyrave të ndryshme dhe të teksturave të drurit e rritë mundësinë e lojës me ngjyrën e fasadës së shtëpisë. Apo, për një ngjyrë të fiksuar për shtëpinë tuaj ju duhet të përcaktoheni edhe për ngjyrën e dritareve tuaja.
Dritaret dhe dyert janë elementi më i kushtueshëm gjatë ndërtimit të shtëpisë suaj, prandaj kujdesi në përzgjedhjen e dritareve duhet të jetë i shtuar.
Dritaret e kualitetit të lartë janë të punuara me elemente përbërëse të kontrolluara dhe të testuar në përmbushjen e kritereve teknike.
Profilat e plastikës duhet të jenë në trashësinë e nevojshme të mureve të jashtme të profilit. Vetëm profilat me trashësi të mureve të jashtme 3 milimetër japin sigurinë e qëndrueshmërisë mekanike. Dritaret i ekspozohen veprimeve të jashtme klimatike e atmosferike prandaj kualiteti i PVC është kusht që dritarja të rezistojë e padëmtuar për një kohë të gjatë. Vetëm dritaret e mira do ta ruajnë shkëlqimin dhe sipërfaqen e lëmuar dhe gjithmonë do të duken atraktive .
Dritarja duhet të jetë e bukur dhe në të njëjtën kohë edhe funksionale. Mënyrat e hapjes caktohen me vëmendje duke u përqendruar në funksionin e vet dritares, në nevojat fizike për dritare të hapur, nga pamja estetike e brendshme dhe e jashtme si dhe në bazë të mënyrës së jetës së personit i cili e ka porositur në veçanti.
Duhet ti kushtohet kujdes mekanizmit i cili e mundëson hapjen dhe mbylljen e dritareve. Mekanizmat e kualitetit të lartë sigurojnë lëvizje të lehtë të mbyllësve dhe në të njëjtën kohë sigurojnë baraspeshim të mirë të krahut të dritares për profilin e kornizës.
Mbyllja e mirë e pengon qarkullim e ajrit edhe në rastin e diferencave të mëdha të shtypjes së ajrit nga brenda dhe jashtë. Mekanizmat tani kanë edhe siguresat të cilat kushtëzojnë hapjen dhe mbylljen e drejtë të dritares gjegjësisht ia pamundësojnë dritares varjen vetëm në një mbështetje.
Nga mekanizmi gjithmonë kërkohet të ketë veti të mira mekanike sepse ai do ta mbaj derën apo dritaren të sigurt nga hapja e dhunshme dhe njëkohësisht edhe dëmtimi i tyre.
Kështu ju do të blini vetëm një herë dyert dhe dritaret tuaja, ku do të kurseheni ekonomikisht dhe nuk do të shpenzoni kohën tuaj me gjërat e njëjta disa herë.
You must be logged in to post a comment Login