Aktuale
Kompania “Bin Laden” ndërton hotelin më të madh në botë
Saudi Binladen Group, kompani e ndërtimit e themeluar nga babai i terroristit Osama Bin Laden, po planifikon të kthehet në ndërtimin e hotelit më të madh në botë. Ajo do të ndërtojë hotelin e quajtur “Abraj Kudai” në Mekë, i cili do të kushtojë 3 miliardë euro.
Kur të përfundojë, mega-hoteli do të ketë 10.000 dhoma, 70 restorante, qendra tregtare, disa helipadë, një dhomë të posaçme për familjen mbretërore saudite dhe madje edhe një sallë vallëzimi.
Rinisja e projektit është pjesë e programit të gjerë saudit që ka për qëllim zgjerimin e ekonomisë së mbretërisë për të ulur varësinë e saj nga nafta.
Projekti i paraparë të nisej dy vite më herët është vonuar për shkak të shtrëngimit financiar pas rënies së çmimeve të naftës.
Ndërsa në këtë video mund të shihni hotelet më të mëdha në botë të vitit të kaluar.
https://www.youtube.com/watch?v=l_nLF7UtVNY
-
Infrastrukturë2 days ago
Një perandori me 10 shifra, Investitorët në ishullin Sazan deklarojnë 3 miliardë dollarë asete
-
Dizajn3 days ago
Java e Dizajnit në Milano hapet me ngjarje dhe ekspozita
-
Infrastrukturë2 days ago
Në Tajvan po ndërtohet ura më e gjatë në botë asimetrike 920 metra
-
Aktuale2 days ago
Ndërpritet gjykimi ndaj ish-drejtorit të kompanisë “Sallahu” dhe drejtorit të Njësisë së Auditimit në MI
-
Infrastrukturë2 days ago
Vërshime në Dubai, një viktimë nga shiu më i madh në Emiratet e Bashkuara në 75 vjet
-
Infrastrukturë3 days ago
Bypass-i i Radhimës, gati në qershor, lehtëson ndjeshëm trafikun gjate sezonit
-
Infrastrukturë3 days ago
Në Stamboll do të mbahet për herë të parë ekspozita më e madhe e makinerive të ndërtimit
-
Aktuale3 days ago
USAID dhe Agjencia Kadastrale diskutojnë çmimet e shitblerjes dhe vlerësimet e pronave
You must be logged in to post a comment Login