Arkitekturë
Kjo është kulla që pritet të bëhet rrokaqielli më i madh i banimit në botë
Detaje të reja për ndërtesën më të lartë të banimit të ardhshëm në tokë janë lëshuar, së bashku me një pasqyrim të përditësuar që tregon rrokaqiellin super të lartë mbi Nju Jork.
Shitjet e rezidencave gjigante në kullën “Central Park” janë planifikuar të fillojë shumë shpejt, ndësa struktura vazhdon të rritet në rrugën 225 Ëest 57 . Projektuar nga “Adrian Smith + Gordon Gill Architecture”, rrokaqieli pritet të arrijë lartësinë prej 472 metrash kur të përfundojë në vitin 2019.
Planet e dyshemesë dhe të enterierit të zbuluara në materialet e marketingut paraprak tregojnë apartamente të zgjerara të zbukuruara me materiale të pasura dhe fasadim që shkëlqen.
Çmimet për banesa do të jenë mesatarisht 7,106 dollarë për këmbë në katrorë, ndërsa njëra prej njësive do të jetë e listuar për 95 milionë dollarë.
Një dyqan i cili do të përmbajë shumëçka dhe do ta identifikojë kullën të ulet në bazën e kullës, me një hotel më lart dhe banesat që zënë nivelet më të larta. Komoditetet për banorët do të përfshijnë një bar puro, një dhomë private ngrënie dhe një sallë të madhe vallëzimi, së bashku me suitë konferencë, zonën e fëmijëve për të luajtur dhe një dhomë për filma.
Këto ndërtesa luksoze në bashkëpronësi shtrihen përgjatë një hapje të rrugës perëndimore 57, e njohur tani si rruga e miliarderëve. Ato janë në kategorinë e “super të lartave” – që mat në mes 300 metra dhe 600 metra.
E projektuar nga “Radael Vinoly Architects” dhe që gjendet në 432 Park Avenue aktualisht mban titullin e ndërtesës së banimit më të lartë në botë me lartësi prej 426 metra, por, Central Park do ta eklipsojë atë.
Firma e Çikagos “Adrian Smith + Gordon Gill Architectures“është gjithashtu e vendosur të bëjë rekorde me Kullën e Mbretërisë së saj në Jeddah, Arabinë Saudite, e cila është planifikuar të arrijë lartësinë në mbi 1000 metra, duke parakaluar Burj Khalifa të Dubait, si ndërtesa më e lartë në botë.
Sidoqoftë, Adrian Smith i tha Dezeenit në një intervistë të vitit 2016 se “konflikti dhe trazirat financiare” do të pengohen nga rrokaqie megatall, pavarësisht përparimeve teknologjike”.
Arkitekturë
Çfarë fshihet nën strukturat komplekse sipas arkitektit japonez Sou Fujimoto
Arkitekturë
Arkitektura përmes syve të francezes Odile Decq
Arkitekturë
Le Corbusier: Forma, funksioni dhe modernizmi në arkitekturë
-
Infrastrukturë19 hours ago
15 kompani do të ndërtojnë katër lote në rrugën Kijevë-Dollc në vlerë 21 milionë euro
-
Aktuale1 day ago
Kredinë do e paguajë edhe për 3 vjet të tjera, por banesën për të cilën mori hua në bankë nuk do e marrë kurrë!
-
Aktuale3 days ago
Si u blenë 30 hektarë tokë për 25 euro ari në Malishevë?, vazhdon gjykimi ndaj ish-kryetarit Ragip Begaj
-
Infrastrukturë3 days ago
Nënshkruhen kontratat për ndërtimin e segmentit Kijevë-Dollc
-
Ndërtim2 days ago
Rritja e shitjeve në sektorin e ndërtimit u frenua në vitin 2023
-
Infrastrukturë3 days ago
Çfarë është ndërtimi modular?
-
Infrastrukturë3 days ago
Konsorciumi i udhëhequr nga Züblin fiton projektin e madh të rrugëve ujore në Gjermani
-
Infrastrukturë3 days ago
Jinzhao i Kinës fiton kontratën e ndërtimit të portit prej 405 milionë dollarësh
You must be logged in to post a comment Login