Aktuale
Këta janë projektuesit më të mirë të ndriçimit
Rëndësia e projektimit të ndriçimit dhe ekspertizës që projektuesit e ndriçimit sjellin në projekte nuk ka qenë kurrë më evidente se në grupin e këtij viti të fituesve të çmimeve “AL Light & Architecture Design Awards”: 14 projekte të zgjedhura nga një grup ndërkombëtar prej 159 konkurrentëve, numri më i madh i garuesve që programi i çmimeve ka marrë në historinë e saj 14-vjeçare.
Këtë vit, programi dhuron tre arritje të jashtëzakonshme, nëntë arritje që meritojnë lëvdata, një përdorim më të mirë të ndriçimit të ditës dhe një citim special. Kjo juri si me të gjitha juritë në vitet e kaluara, vazhdon të jetë shumë selektive në zgjedhjen e më të mirëve të dizajnit më të mirë të ndriçimit.
Nuk ka mungesë pune të shkëlqyer që bëhet nga projektimit të ndriçimit. Projektet e këtij viti shfaqin një shkathtësi të veçantë në përgjigjet e tyre të dizajnit. Secila aftësi teknike që tregon aftësinë artistike të shoqëruar me shpikjen artistike, si dhe, ndoshta më e rëndësishmja, një ndërgjegjësim rreth dritës dhe aftësisë së saj për të qenë elementi përcaktues që kompleton një projekt, janë të shfaqura.
Ja disa nga fituesit e çmimeve.
- Kelly Roberts, LEED AP BD + C: Drejtuese e lartë, WALD Studio, Nju Jork.
Roberts merret me sfondin e saj në dizajnin teatral për të krijuar hapësira tërheqëse. Ajo është përgjegjëse për menaxhimin e rrjedhës së punës në WALD Studio, dokumentet e prodhimit, kontrollet dhe përputhshmërinë e kodit të energjisë – në të gjithë Shtetet e Bashkuara dhe jashtë saj. Ajo ka përvojë me një gamë të gjerë projektesh, duke përfshirë objektet e banimit ndër më të shtrenjtat, butiqe të mëdha, shitje enorme me pakicë etj. Ajo është gjithashtu një lider në Nju Jork dhe grupet kombëtare të “Grave në Ndriçim + Dizajn” (WILD) dhe kohët e fundit mori pjesë në gjykimin e çmimeve të ndriçimit të IES.
2. Gregory Hoss, AIA, NCARB: Themelues dhe President, arkitektët “David M.Schwarz”, Uashington D.C.
Hoss ka punar me Arkitektët e “David M. Schwarz” që nga viti 1997 dhe ka qenë arkitekt i regjistruar që nga viti 1994. Ai është diplomuar në Universitetin katolik të Amerikës, ku ka fituar një diplomë të dyfishtë në arkitekturë dhe inxhinieri civile dhe tani shërben në shkollën e arkitekturës dhe Këshillin e Planifikimit të Dizajnit dhe bordin e saj të zhvillimit. Ai është anëtar i Institutit Amerikan të Arkitektëve dhe Shoqatës së Industrisë të Ndërtimit të Distriktit të Kolumbias. Portofoli i tij përfshin qendrat artistike, stadiumet dhe kampuset akademike.
3. Rhomney Forbes-Grey, IALD, IES, LC: Themeluese e projektimit të ndriçimit arkitektonik “Lightbrigade”, Toronto.
Forbes-Gray ka qenë një projektuese praktike e ndriçimit arkitekturor për 28 vjet, një linjë pune e cila ishte një shtrirje e natyrshme e fillimeve të saj të ndriçimit teatral dhe diplomës së saj në dizajnin e ndriçimit teatror nga Universiteti i York-ut. Ajo është marrëse e çmimit GG Cousins të seksionit IES në Toronto dhe ka qenë në bordin e drejtorëve të IES (Shoqatës së projektuesve të ndriçimit) të Toronto-s për 22 vitet e fundit. Puna e ”Lightbrigade” ka marrë më shumë se 20 çmime ndërkombëtare të dizajnit të ndriçimit, duke përfshirë çmimin e ndriçimit të IES për përsosmëri dhe çmimin për cilësi.
4. Ronald Kurtz, IALD, IES, LEED AP: Zyrtar i lartë dhe projektues i ndriçimit, “Randy Burkett”, St. Louis.
Kurtz ka qenë me projektuesit e ndriçimit “Randy Burkett” që nga viti 1990. Portofoli i tij i projektit, për të cilin ka fituar një numër çmimesh ndriçimi, përfshin projektimin e hapësirave të mëdha publike, ambienteve të mikpritjes dhe konferencave, zyrave dhe peizazheve të jashtme. Si anëtar i IALD (Asociacionit Ndërkombëtar të Projektuesve të Ndriçimit), ai aktualisht është duke shërbyer në bordin e drejtorëve të organizatës si arkëtar.
Gjithashtu i përfshirë në IES (Shoqatën e projektuesve të ndriçimit) në nivel lokal dhe kombëtar, ai merr pjesë në Komitetin e Menaxhimit të Energjisë dhe ishte anëtar i ASHRAE 90.1 (Komitetit të Standardeve të Energjisë) nga 2001 deri në 2011.
You must be logged in to post a comment Login