Aktuale
INPO ia nxjerr si probleme parkingjet dhe trotuaret në Prishtinë
Komuna e Prishtinës e drejtuar nga Shpend Ahmeti i VV-së as pas katër vite qeverisje nuk ka mundur ta zgjidh problemin e parkingjeve publike në kryeqytet. Me ketë telash të pazgjedhur, ai po pretendon që t’i hyjë përsëri garës për kryetar, në zgjedhjet që do të mbahen me 22 tetor.
E pikërisht parkingjet janë edhe vërejta më e madhe që ai ka marrë nga banorët e Prishtinës.
Në raportin e INPO-s me temën “ Indeksi i kapshmërisë së qytetarëve me shërbimet komunale në Prishtinë”, është bërë e ditur se sipas të anketuarve, 29.58 e qytetarëve janë shumë të pakënaqur, kurse 51.94 për qind prej tyre janë të kënaqur me punën që ka bërë Ahmeti për parkingjet.
Gjithashtu edhe me trotuaret dhe hapësira e tyre, qytetarët e Prishtinës janë të pakënaqur. 39.30 për qind, thonë se nuk është punuar sa duhet në këtë drejtim, ndërsa 22.19 për qind e tyre si shumë të pakënaqur.
Edhe në fushën e sportit të anketuarit, lidhur me aktivitetet sportive që organizohen në komunën e Prishtinës, janë deklaruar të pakënaqur 35.63 për qind.
Ndryshe nga pakënaqësitë, qytetarët e Komunës së Prishtinës janë deklaruar 63.53 për qind shumë të kënaqur me përfshirjen e sistemit të ujësjellësit. Po ashtu edhe me furnizimin me ujë 48.40 për qind shprehen që janë të kënaqur.
Njësoj edhe me punën e kryetarit të komunës së Prishtinës, 47.90 për qind deklarohen që janë të kënaqur dhe 31.09 për qind shumë të kënaqur, raportoj gazetafjala.
Përqindje të lartë të kënaqshërisë së qytetarëve kishe edhe në pozicione të tjera si: në shëndetësi, shërbime administrative, arsim, kulturë dhe rini, infrastrukturë rrugore dhe mirëmbajtje, ndriçimi publik, transport publik, mbeturina, kanalizim, planifikim urban dhe rural dhe transparencë.
Këto të dhëna janë prezantuar nga Organizata Jo qeveritare, Iniciativa për Progres (INPO), të premten në një konferencë për media.
Albulena Nrecaj, drejtoreshë e INPO-s, tha se indeksi është dizajnuar të bëjë vlerësimin e kënaqshmërisë me shërbimet komunale të ofruara nga komuna. Ajo ka sqaruar se anketa me qytetarët ka të bëjë me grup moshat 18-36.
“Indeksi ka bërë matjen e 15 lloje të ndryshme të shërbimeve komunale, si dhe matjen e kënaqshmërsië së qytetarëve me pushtetin lokal, pra me punën e Kryetarit, Kuvendit Komunal dhe Drejtorive Komunale”, tha Nrecaj.
Ajo gjithashtu tha se INPO ka për qëllim të zgjerojë punën e këtij projekti edhe në komuna tjera.
Kurse, nënkryetari i Prishtinës , Muhedin Nushi lidhur me pakënaqësitë e qytetarëve ka thënë se këto pakënaqësi të shprehura në disa kategori në raport do të ndikojnë në përmirësimin e performancës të komunës në ofrimin e shërbimeve te qytetarët.
“Ju garantoj se deri në përfundim të këtij mandati disa nga këto shërbime do të kenë rritje të përqindjes sepse janë edhe tri apo katër projekte në përfundim e sipër që kanë të bëjnë me shërbimet ndaj qytetarëve” është shprehur Nushi.
You must be logged in to post a comment Login