Aktuale
Inatet politike lënë Shtimen pa drejtor të Planifikimit Urban, Ndërtim, Kadastër e Gjeodezi

Nga sot Shtimja nuk ka drejtor për Planifikim Urban, Ndërtim, Kadastër dhe Gjeodezi. Mehdi Salihu, që deri sot ka mbajtur këtë post, ka dhënë dorëheqje. Këtë ai zgjodhi ta bëjë nëpërmes një postimi në Facebook.
“Të nderuar qytetarë të Shtimes, mediume lokale dhe qendrore! Sot më 15. 08. 2017 jap dorëheqje nga pozita e drejtorit të Drejtorisë për Planifikim Urban, Ndërtim, Kadastër dhe Gjeodezi në komunën e Shtimes, si dhe nga pozita e Këshillit të PDK-Dega në Shtime”, ka shkruar Salihu.
Sipas tij, arsye të dorëheqjes janë “keqpërdorimet e mëdha të buxhetit të taksapaguesve shtimjanë dhe qytetarëve të Kosovës, krijimi i pasurive të mëdha në Komunën e Shtimes dhe jashtë saj, uzurpimi i institucioneve komunale në të gjitha fushat e dhënia e tenderëve pa kriter ndaj kompanive me të cilat ka lidhje kryetari”.
Mirëpo ai nuk është përgjigjur pyetjes së Ndërtimi.info se nëse e ka paraqitur kryetarin Naim Ismajli në organet e së drejtës. Madje ai nuk është përgjigur as në lidhje se kryetari Ismajli i është përzier ndonjëherë në punët e tij si drejtor. Por, nga ajo që është kuptuar, Salihu është dorëhequr për t’iu futur garës për të parin e Shtimes.
Përpos që këtë e ka paralajmëruar në llogarinë e tij në Facebook, Salihu në komunikim për Ndërtimi.info ka folur vetëm për punë e Ismajlit. “I apostrofuari 4 vite ka thënë së nuk do hyjë në garë se edhe e ka njohur veten. Kemi dorëheqjen e nënkryetarit të komunës dhe anëtarëve tjerë të kryesisë. Ia kam thënë sy me sy mjaft se na e fundose anijen. Ka munguar guximi i të tjerëve se edhe vëlla ta kem ia them. Po mundohemi ta ndryshojmë gjendjen o burrë se kam qenë për 13 vite dhe jam kthyer që t’i sjell përvojat nga atje. Por 4 vitet e fundit nuk ka dëgjuar për askënd. Por po du prapë me hy me kryeneqesi duke ditur që nuk po qeverisë si duhet. Drejtorët mbetën si kuklla”, ka thënë Salihu.

-
Infrastrukturë2 days ago
Një parcelë e vlefshme në “zemër” të Prishtinës bëhet gati të shitet nga AKP-ja
-
Ndërtim3 days ago
Mali i Zi mori borxh 1 miliard € nga Kina për autostradën, 23 milionë euro po i kushton ndërtimi i një km
-
Infrastrukturë16 hours ago
Arrestohet hartuesi i ndërtimit të Fabrikës së Çimentos në Klinës
-
Infrastrukturë15 hours ago
ATK: Do të tatimohen punëtorët e sektorit të ndërtimtarisë
-
Auto2 days ago
Kjo është vetura elektrike që kushton vetëm 13 mijë euro
-
Prokurim Publik12 hours ago
Hapet tenderi për ndërtimin e 6 çerdheve të reja në Kosovë
-
Infrastrukturë3 days ago
AKP shpalli shitjen e re të 52 aseteve përmes likuidimit
-
Infrastrukturë3 days ago
Akademikët e Kembrixhit pretendojnë se kanë arritur sukses të çimentos me emetime zero
You must be logged in to post a comment Login