Aktuale
Dëmtohet parku tek “1 Tetori” pesë ditë pas përurimit [foto]

Kanë mjaftuar vetëm pesë ditë dhe parku tek palestra “1 Tetori” është dëmtuar. Fotografitë që rrjedhin në rrjetet sociale tregojnë se tabelat e ping-pongut, harku i koshave të basketbollit e pjesëza e ngjitjes alpine janë dëmtuar.
Për këtë ka reaguar edhe zëdhënësi i Komunës së Prishtinës, Adonis Tahiri. Ai në një postim në llogarinë e tij në Facebook ka thënë se nuk beson që këtë dëme i ka shkaktuar era, por dora e kriminelëve të dëshpëruar me sukseset e Komunës.
“Qe ky park u pengonte disave, u pa ne naten e perurimit. Pas pak dite, keto jane pamjet nga parku: muri alpin i shkaterruar, e po ashtu edhe 2 nga 3 tavolinat e ping-pongut. S’besoj qe kete avari e ka shkaktuar era, e as topi i ping-pongut, por dora e krimineleve te deshperuar me sukseset e Komunes”, ka shkruar Tahiri.
Gjithashtu edhe qytetarët e tjerë kanë reaguar duke e dënuar këtë rast.
Ky park është përuruar më 10 gusht dhe ishte bashkëpunim i Komunës së Prishtinës me DEMOS-in.
Ndërkohë kujtojmë që në ditën e inaugurimit të parkut, kryetari i Komunës Shpend Ahmeti ishte penguar në fjalim nga disa militantë të PDK-së.

-
Infrastrukturë2 days ago
Një parcelë e vlefshme në “zemër” të Prishtinës bëhet gati të shitet nga AKP-ja
-
Infrastrukturë1 day ago
Arrestohet hartuesi i ndërtimit të Fabrikës së Çimentos në Klinës
-
Infrastrukturë1 day ago
ATK: Do të tatimohen punëtorët e sektorit të ndërtimtarisë
-
Prokurim Publik1 day ago
Hapet tenderi për ndërtimin e 6 çerdheve të reja në Kosovë
-
Infrastrukturë2 days ago
Pa u kryer punimet mbikqyrësit ekzekutuan pagesat për ndërtimin e Shtëpisë së Kulturës në Zhur
-
Aktuale1 day ago
Nexhat Krasniqi mbetet pa pozitën e shefit të Prokurimit në Ministrinë e Infrastrukturës
-
Infrastrukturë2 days ago
“Soliterat” në Ulpianë do të izolohen sërish me llamarinë
-
Aktuale2 days ago
Arrestohet ish-sekretari i Ministrisë së Infrastrukturës për rastin Brezovica
You must be logged in to post a comment Login