Featured
Cilësia e dobët e kubëzave vonon rregullimin e rrugës në Gjakovë

Riparimi i rrugës të ndërtuar me kubëza nga ura e “Namazgjahit” deri tek kyçja në Çarshinë e vjetër në afërsi të Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare, përkatësisht rrugës “Sefedin Xërxa”, ka një kohë të gjatë që ka filluar por projekti po zhvillohet me një ritëm tejet të ngadalësuar.
Në anën tjetër mbyllja e kësaj rruge për qarkullim të automjeteve po ju shkakton kokëçarje mjaftë të mëdha qytetarëve, shkruan radiogjakova.
Cilësia e dobët e kubëzave ekzistuese të cilat janë të dëmtuara dhe në shumicën e rasteve nuk janë të rrafshëta sa duhet, si dhe mungesa e kubzave të tjera, është shkaktari kryesor i ngecjes së realizmit të punimeve nga ana e operatorit ekonomik të angazhuar me këtë projekt.
Cilësia e dobët e kubzave bënë që jo rrallë të përsëritet vendosja e tyre për shkak të problemeve që paraqitën.
Kaltrina Biblekaj, drejtoreshë e Drejtorisë komunale për Shërbime Publike, thotë se për vazhdimin e sanimit të dy segmenteve të tjera të parapara në këtë projekt, përkatësisht rrugëve “Abedin Tërbeshi” si dhe një pjesë tërrugës “Ismail Qemajli” Komuna është duke bërë përpjekje që të sigurojë kubëza përmes rrugëve alternative, gjë e cila do të mundësojë një ritëm më të përshpejtuar të punës si dhe cilësi më të madhe.

-
Infrastrukturë2 days ago
Një parcelë e vlefshme në “zemër” të Prishtinës bëhet gati të shitet nga AKP-ja
-
Ndërtim3 days ago
Mali i Zi mori borxh 1 miliard € nga Kina për autostradën, 23 milionë euro po i kushton ndërtimi i një km
-
Infrastrukturë22 hours ago
Arrestohet hartuesi i ndërtimit të Fabrikës së Çimentos në Klinës
-
Infrastrukturë21 hours ago
ATK: Do të tatimohen punëtorët e sektorit të ndërtimtarisë
-
Prokurim Publik18 hours ago
Hapet tenderi për ndërtimin e 6 çerdheve të reja në Kosovë
-
Auto3 days ago
Kjo është vetura elektrike që kushton vetëm 13 mijë euro
-
Infrastrukturë3 days ago
AKP shpalli shitjen e re të 52 aseteve përmes likuidimit
-
Infrastrukturë23 hours ago
Pa u kryer punimet mbikqyrësit ekzekutuan pagesat për ndërtimin e Shtëpisë së Kulturës në Zhur
You must be logged in to post a comment Login