Connect with us

Aktuale

Bien çmimet e banesave në Shqipëri, ja me sa para blihet një apartament në Tiranë

Published

on

Çmimet e banesave, të cilat të paktën për qytetin e Tiranës kishin shkuar me rritje gjatë fillimit, gjatë muajve prill-qershor, kanë pësuar ulje. Raporti i Bankës së Shqipërisë për 3-mujorin e dytë të këtij viti referon se indeksi i çmimit të shitjes së banesave, regjistroi rënie. Përkundër kësaj, qiratë kanë shkuar me rritje në vazhdimësi, edhe pas 3 muajve të parë të 2017-s.

Nëse për Bankën Qendrore, sinjali për uljen e çmimeve të apartamenteve, është rënia e kërkesës, si pasojë kjo edhe e ndikimit të taksave vendore, realiteti tregon se që nga muaji janar, apartamentet në Tiranë janë shtrenjtuar. Ndërkohë, qiratë të cilat gjatë gjithë vitit 2016 shkuan me një tendencë uljeje, në prill-qershor janë rritur ndjeshëm.

Për Bankën e Shqipërisë, rritja e numrit të lejeve të ndërtimit, si dhe e kërkesës së konsumatorëve për blerje banesash kanë nxitur gjithashtu investimet në ndërtim. Por, reflektimi i çmimeve reale pritet dalë pas muajit gusht, ku lëvrimi i 1000 kredive nga bashkia e Tiranës, si dhe rritja e kredisë nga bankat, do të shtojnë kërkesën për blerje banesash. “Stoku i kredisë për individë17 shënoi rritje mesatare vjetore prej rreth 7.5% në tremujorin e dytë të vitit.

Zgjerimi i këtij portofoli është mbështetur vazhdimisht si nga kredia për konsum (12.9%), ashtu edhe nga kredia e dhënë për blerje banese (6.3%)”, raporton BSH. Çmimet referencë Në fillim të këtij viti, Enti Kombëtar i Banesave bëri vlerësimin e çmimeve për apartamentet në të gjithë vendin, përfshirë edhe 32 zonat kadastrale të Tiranës. Ajo çka ra në sy në vlerësimin e institucionit, i cili në llogaritjet që kryen, nuk përfshin vlerat e rrjetit inxhinierik, projektit, studimit gjeologjik dhe sizmik, lejes së ndërtimit, truallit dhe shpenzimet operacionale në masën 4 për qind, ishte fakti se krahasuar me vitin 2015, çmimet mbetën të pandryshuara në 23 zona kadastrale, ndërsa në 9 zona të tjera pati ulje dhe ngritje.

Po ashtu në vlerësimin që është bërë për të gjitha qytetet e Shqipërisë, u vunë ré luhatje të vogla, teksa në pjesën më të madhe kanë mbetur në nivelin e vitit 2015. Por, nëse për të gjitha qytetet çmimet referencë të banesave u zyrtarizuan pa luhatje të mëdha, e kundërta ndodhi në Tiranë, ku fatkeqësisht apartamentet po shiten më shtrenjtë për shkak të taksës së infrastrukturës që ka hyrë në fuqi nga janari. Nga llogaritjet që bëjnë ndërtuesit, (ata që u preken drejtpërdrejt nga kjo taksë), një metër katror u rrit nga 7000 lekë deri në 16 000 lekë më shtrenjtë, sipas zonave.

Ndërtuesit

Zgjedhjet parlamentare të 25 qershorit, nxitën fondin publik të investimeve qysh në gjashtëmujorin e parë, ndërsa tashmë janë aktivizuar lejet e ndërtimit sidomos në Tiranë, për shkak të Planit të Ri Rregullues. Fondi i Investimeve Publike prej rreth 76 miliardë lekësh po orientohet për ndërtimin e ujësjellësve, mirëmbajtjes dhe sigurisë në rrugë, se sa ndërtimit të autostradave të reja. Ndërsa investimet private do të jenë më të larta për objekte banimi dhe HEC-e. Ndërtuesit janë optimistë sidomos për sektorin e banesave, ku si oferta dhe kërkesa janë në rritje. Sipas ndërtuesve, miratimi i planit të ri Rregullues në Tiranë po i jep një hov ndërtimit në kryeqytet.

“Janë shumë projekte gati që kanë mbyllur marrëveshjet me pronarët e trojeve dhe janë në pritje të miratimit të planit të ri rregullues nga Këshilli Kombëtar i Territorit. Presim që puna në terren për ndërtimin e këtyre objekteve të jetë në gjysmën e dytë të vitit”, thonë ata, teksa shtojnë se pjesa më e madhe e kërkesës i dedikohet objekteve të banimit dhe më pak zyrave të biznesit dhe dyqaneve. Madje në periferi shumë objekte që po ndërtohen i kanë dedikuar edhe katin e parë banimit, dhe jo shërbimeve. Ndërtuesit thonë gjithashtu se ka një kërkese në rritje për standarde.

Blerësit gjithnjë e më shumë kërkojnë që shtëpia e re të respektoje standardet e sigurisë dhe hapësirat publike. Preferohen blloqet e banimit, ku brenda të tyre të jenë të organizuara hapësirat e pushimit dhe njësite e shërbimeve. Po ashtu, investitorët parashikojnë se pjesa e mbetur e vitit 2017 do të përqendrojë me shumë ndërtimet në objektet e hoteleri turizmit, teksa ndërtimi i rrugëve është maturuar dhe nuk priten ndryshime. Ecuria “Indekset e çmimit të shitjes dhe të qirasë së banesave kanë shënuar zhvillime me kahe të ndryshme gjatë gjashtëmujorit të parë të vitit 2017. Indeksi i çmimit të banesave regjistroi rënie gjatë dy tremujorëve të parë. Në tremujorin e dytë, ndryshimi vjetor real i tij ishte -11.5%. Në të kundërt, indeksi i qirasë vijoi trendin rritës, të nisur që nga tremujori i tretë i vitit 2016. Raporti çmim/qira regjistroi nivelin më të ulët që nga tremujori i parë i vitit 2015” , vlerëson Banka e Shqipërisë.

Sipas zonave kadastrale të Tiranës, qendra dhe zonat më të lakmuara (ish-blloku, Rruga e Elbasanit, Stadiumi “Selman Stermasi”, kanë pësuar rritje drastike, ku çmimi për metër katror ka shkuar plus 120 euro. Ndërkohë, duke shkuar sa më larg vijës së verdhë të kryeqytetit, çmimi është rritur me 50-70 euro.

Zona     Lekë/m²     Shtesa Lek/m²

Lagja “Ali Demi” 97,700 9600 107,300

Bulevardi “Bajram Curri” 78,000 7000 85,000

Ministria e Jashtme 187,000 13800 200,800

Bashkia e Tiranës 134,500 13800 148,300

Rruga e Elbasanit 95,000 16000 111,000

Stadiumi “Selman Stermasi” 110,000 16000 126,000

Pallati i Brigadave 80,000 9600 89,600

Rruga “Bardhyl” 77,000 7000 84,000

Rrëza e malit të Dajtit 60,000 7000 67,000

Rruga e Dibrës 70,000 7000 77,000

Shkolla e Bashkuar, Allias 60,000 7000 67,000

Ish-Blloku 190,000 13800 203,800

Garda e Republikës 132,000 13800 145,800

Blloku i Vilave, Selitë 107,000 13800 120,800

Stacioni i funditt “Tirana e Re” 82,000 9600 91,600

Kopshti Zoologjik 65,000 7000 72,000

Rruga “Muhamet Gjollesha” 120,000 13800 133,800

Blloku i Ambasadave 100,000 13800 113,800

Unaza e Re 85,000 7000 92,000

Fusha e Aviacionit 65,000 7000 72,000

Rruga”Qrnal Stafa” 110,000 9600 119,600

Selvia 100,000 9600 109,600

Blloku i Magazinave 72,000 9600 81,600

Bulevardi “Zogu l” 130,000 16000 146,000 

Stacioni i Trenit 100,000 13800 113,800

Rruga “Don Bosko”, Jordan Misja 77,000 7000 84,000

Qendra e Tiranës 145,000 13800 158,800

Rruga e Kavajës 139,500 13800 153,300

Rruga “Myslym Shyri” 102,000 13800 115,800

Zona e Laprakës 87,000 9600 96,600

Zona e fillimit të autostradës 75,000 9600 84,600 / Gazeta Shekulli

 

Click to comment

You must be logged in to post a comment Login

Leave a Reply

Aktuale

Festivali të Arkitekturës dhe Dizajnit ‘Concéntrico’, shënon edicionin jubilar në Spanjë

Published

on

Nga 25 prilli deri më 1 maj 2024, në qytetin spanjoll Logroño, Concéntrico përgatitet për edicionin e tij të 10-vjetorit. I parashikuar si një soditje e ndryshimit të mjediseve urbane dhe një mundësi për të ndarë njohuri rreth këtyre proceseve, Festivali Ndërkombëtar i Arkitekturës dhe Dizajnit të këtij viti përfshin formate të reja për të angazhuar një audiencë më të gjerë dhe për të eksploruar kohën si një katalizator për ndryshimin në dizajnin urban dhe social.

Festivali zgjeron programin e tij, duke shfaqur 21 instalime nga dizajnerë të 20 kombësive të ndryshme, përveç disa nismave dhe eksplorimeve të tjera.

Instalacionet urbane përfaqësojnë ndoshta aspektin më të dukshëm dhe më tërheqës të festivalit, duke eksploruar temën përmes dizajnit dhe duke synuar të gjenerojë ndërveprime midis arkitektëve dhe publikut më të gjerë. Që nga viti 2015, festivali ka krijuar mbi 120 instalime urbane.

Këtë vit, arkitektët dhe projektuesit e ftuar propozojnë një shumëllojshmëri të gjerë qasjesh, nga rinatyrëzimi i hapësirave publike, tek riinterpretimi i metodave popullore, ripërdorimi i materialeve nga botimet e mëparshme, krijimi i eksplorimeve përmes lëvizjes ose sfidimi i konceptit të strehimit. Eksploroni listën e plotë të instalimeve urbane të ardhshme të përgatitura për këtë edicion.

Edicionet e mëparshme të festivalit mirëpritën ndërhyrje nga dizajnerë të njohur dhe të ardhshëm, duke përfshirë Studio Ossidiana, Tudor Vlāsceanu Architect, Rintala Eggertsson Architects ose Piovenefabi. Duke hapur biseda rreth komunitetit dhe identiteteve lokale, si dhe çështjeve të përfshirjes, ndryshimit të përkufizimeve të familjeve apo sfidave të ekologjisë, festivali përfaqëson një mundësi për eksplorim përmes dizajnit./Media Ndërtimi

Continue Reading

Aktuale

Auditohet procesi i lejeve të ndërtimit në Komunën e Prishtinës për periudhën 2021-2023

Published

on

Në vazhdën e zbatimit të Planit Vjetor të Auditimit për sezonin auditues 2023/2024, Zyra Kombëtare e Auditimit (ZKA) është duke realizuar auditimin e performancës “Procesi i lejeve të ndërtimit në komunën e Prishtinës” për periudhën 2021-2023.

Auditimi do të vlerësojë nëse komuna e Prishtinës përdori në mënyrë efektive dhe efikase mekanizmat që sigurojnë së ndërtimet e larta janë në përputhje me planifikimet hapësinore, nëse komuna përdori mekanizmat në dispozicion për të siguruar se janë lëshuar certifikatat e përdorimit e që përbëjnë vërtetim të cilësisë dhe sigurisë së ndërtesave për përdorim.

Duke pasur parasysh zhvillimin e hovshëm të ndërtimeve të larta në komunën e Prishtinës dhe sigurimin e kushteve sa më cilësore të banimit, Zyra Kombëtare e Audimit përmes këtij auditimi do të vlerësojë gjendjen aktuale me qëllim të përmirësimit të procesit të lejeve të ndërtimit dhe pajisjes me certifikata të përdorimit në Komunën e Prishtinës.

Zyra Kombëtare e Auditimit vlerëson se është me interes për publikun vlerësimi i procesit të dhënies së lejeve të ndërtimit që nga planifikimi e deri të lëshimi i certifikatave të përdorimit./Media Ndërtimi

Continue Reading

Aktuale

Rreth 400 ndërmarrje të vogla dhe të mesme priten të përfitojnë grante

Published

on

Sot përfundon afati për aplikim për grante për ndërmarrjet mikro të vogla dhe të mesme, e hapur nga Agjencia për Investime dhe Përkrahjen e Ndërmarrjeve në Kosovë. Zyrtarë nga KIESA thonë se në tri kategori të ndryshme, pritet t’i kenë rreth 400 përfitues të granteve, ndërsa vlera totale e mbështetjes është 2.5 milionë euro.

Grant-skema për blerjen e makinerive prodhuese dhe përpunuese në vlerë prej 1.7 milion euro, Grant-skema për certifikimin e produkteve, në vlerë prej 500 mijë euro, dhe Grant-skema për digjitalizimin e bizneseve në vlerë prej 300 mijë euro, janë tri thirrje për aplikim nga KIESA, për ndërmarrje mikro, të vogla dhe të mesme.

Drejtori i Agjencisë për Investime dhe Përkrahjen e Ndërmarrjeve në Kosovë, Zef Dedaj, në një intervistë për Radio Kosovën, thotë se qëllimi i kësaj mbështetjeje është që të nxitë bizneset për të kontribuuar në ekonominë qarkore dhe për të digjitalizuar bizneset e tyre. Ai thotë se bizneset e udhëhequra nga gratë dhe ato me synim punësimin e grave, do të kenë përparësi më shumë.

“Këtë vit te makineria presim t’i kemi rreth 70 – 80 përfitues, te certifikimi 25 deri në 300, te digjitalizimi i bizneseve rreth 100 kompani përfituese. Kur flasim për grant-skemat e dy viteve të fundit, te digjitalizimi, nga 64 përfitues kemi pasur 34 biznese femra, nga 70 që i kemi pasur për makineri vitin e fundit 9 apo 10 prej tyre kanë qenë të udhëhequra nga femrat. Kriteret bazë të udhëzimit administrativ duhet t’i plotësojnë të gjithë, e në këtë rast kur flasim për biznese të udhëhequra nga gratë, ato kanë pikë më shumë. Dua të theksoj se mjaft shpesh kemi biznese të udhëhequra nga gratë që janë prezentë në panaire”, tha ai.

Ater Arifi, nga Prizreni, ka 23 vjet që merret me artizanate të ngjyrosjes dhe dizajnit. Duke folur për Radio Kosovën, ajo thotë se përkrahjet nga komuna dhe ministria u ndihmojë që të ecin përpara drejt zhvillimit.

“Qe 23 vjet i mësoj gratë në kurse për ngjyrosje në dru, pëlhurë, xhama, stoli dhe prodhim të sapunëve bio. Deri më tash i kemi trajnuar mbi 15 gra që tashmë kanë marrë këtë profesion, e për këtë na ka përkrahur komuna me drejtoritë, grante prej ministrisë dhe shumë gra janë punësuar në Prizren. Kursi zgjat dy muaj, janë teknika të ndryshme. Këto panaire na ndihmojnë shumë. Kemi marrë subvencion para dy vitesh dhe jemi shumë të kënaqur”, theksoi ai.

Edhe Zejxhan Celina, një filigraniste nga Prizreni, thotë se ka biznes individual që merret me stoli filigrani të kombinuar me perla.

“Përfitojmë grante e subvencione, por nuk na japin para për të blerë materialë, ato i jepen për inventarë p.sh makina, tavolina e të tjera. Grantet i marrim vetëm një herë, sepse dy tavolina apo makina nuk na duhen. Organizojmë kurse të ndryshme dhe duhet të aplikojmë për subvencione, sepse Prizreni është një vend që ka shumë turistë dhe duhet ta zgjerojmë kapacitetin e punës dhe ta profesionalizojmë edhe më shumë. Në panaire ne njohim njerëz, shohim produktet tona sepse jo gjithkush ka mundësi t’i shoh”, tha ajo.

Ndryshe, përveç këtyre tri grant-skemave, Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, pritet të lansojë edhe tri grant-skema të reja për zhvillim të inovacionit, turizmit dhe artizanateve./Media Ndërtimi

Continue Reading

Trending