Aktuale
Arkitekura si katalizator për ndryshim
“Arkitektura dhe muzeu i projektimit A + D” në Los Angjelos ka hapur “Imagjinimin Arkitektonik”, një ekspozitë që paraqet projekte arkitekturore eksperimentale të dizajnuara për katër vende në Dequindre Cut/Eastern Market, Mexicantown, the U.S. Post Office në rrugën “1401 West Fort” dhe the Packard Automotive Plant (ish-fabrika e veturave) në Detroit të SHBA-së.
Në një përpjekje për të ndryshuar pamjen e përbashkët të Detroitit nga një qytet në gërmadha në një qytet të mbushur me potencial, “Imagjinimi arkitektonik” hulumton mënyrat në të cilat arkitektura mund të kontribuojë në stabilizimin e qytetit dhe të veprojë si një katalizator për ndryshim.
Për këtë qëllim, 22 arkitektë, të përzgjedhur nga një grup prej më shumë se 250 aplikantësh, u zgjodhën sepse siç thuhet “përfaqësojnë më së miri diversitetin e mendimit arkitekturor që po ndodh në të gjithë Shtetet e Bashkuara në këtë moment”. Fituesit u ndanë pastaj në 12 ekipe (tre skuadra punuan në secilin vend) dhe në bashkëpunim të ngushtë me komunitetet zhvilluan 12 projektet e paraqitura në ekspozitë.
Këto projekte janë menduar si një mjet për të shkaktuar bisedë rreth zgjidhjeve që i shërbejnë më mirë çështjeve që dalin nga Detroiti. Nëpërmjet krijimit të modeleve, vizatimeve, fotografive, videove dhe kolazheve, ekipet fokusuan projektet e tyre në ripërdorimin e ndërtesave industriale të braktisura, rigjenerimin e ujërave të qytetit, rinovimin e infrastrukturës dhe përballimin e efekteve negative të migrimit global dhe diskriminimit racial.
You must be logged in to post a comment Login