Arkitekturë
Arkitekti kosovar me famë botërore, vjen me projekt për Prishtinën
I ftuar në emisionin “Ngjyrat e ylberit” në London Albanian Radio në Londër, arkitekti me famë botërore Përparim Rama, ka ndarë gjëra nga jeta e tij personale e deri tek arritjet e tij si arkitek me projekte në mbarë botën.
Arkitekti kosovar i cili me projektin e tij të “Hamam Jazz Bar” në Kosovë, ishte bërë fitues i çmimit “Top 5 Best Bar Designs In The World” nga World Architecture News Compettition, garë kjo për enterierin më të mirë të bareve në mbarë globin, ka folur rreth arkitekturës në përgjithësi dhe disa projekteve për të cilat ai është i angazhuar tani.
Rama ka punuar për dy vite me radhë në Qatar, si konsulent në një fondacion nacional për hulumtim.
“Arkitektura ka të bëjë më së paku me vizuelen, një ndërtesë e ndërtuar mirë në aspektin arkitektonik mundet me ta zgjatë jetën, përderisa një e keqe mundet ta shkurtojë” është shprehur Rama.
Ai ka cekur një projekt i cili ka të bëj më ndërtimin e një lagjeje në Prishtinë ku përmes arkitekturës ai përpiqt qe te krijojë vendbanime në aspekt aktiv për mirëqenien e njeriut.
Arkitekti kosovar, i cili kishte vazhduar shkollimin e tij të mesëm në Londër, thotë se Londra i ka ofruar mundësi të shumta për të treguar aftësitë e tij gjë për të cilën ai është shumë falënderues. Puna e tij është e njohur në mbarë botën edhe për përdorimin e materialeve recikluese në ndërtim për të cilat ai shprehet se përdorimi i tyre është një zgjedhje mjaft e menqur pasi ato janë edhe më të volitshme për përdorim dhe ndihmojnë në ruajtjen e mjedisit.
I pyetur për bashkëpunimin me fakultetin teknik në Kosovë dhe sugjerimet për studentët ai thotë se gjithmonë i’u sygjeron atyre që të mos punojnë gjatë gjithë kohës në një zyrë por të eksplorojnë tregun sa më shumë që të rrisin përvojën e tyre.
Përparim Rama ka qenë gjithashtu konsulent per lojrat olimpike të mbajtura në Londër në vitin 2012.
Arkitekturë
Çfarë fshihet nën strukturat komplekse sipas arkitektit japonez Sou Fujimoto
Arkitekturë
Arkitektura përmes syve të francezes Odile Decq
Arkitekturë
Le Corbusier: Forma, funksioni dhe modernizmi në arkitekturë
-
Infrastrukturë2 days ago
KAWA Group, zyrtarisht do të operoj edhe në kryeqytetin britanik
-
Infrastrukturë3 days ago
SHAK: Zgjidhja e problematikave dhe rimendimi i qytetit, angazhim për të ardhmen
-
Infrastrukturë3 days ago
Zbulohet një metodë më racionale e prodhimit të hidrogjenit si një alternativë ndaj benzinës dhe naftës!
-
Aktuale15 hours ago
KAWA Group, tashmë pjesë e industrisë së ndërtimit në Mbretërinë e Bashkuar
-
Infrastrukturë3 days ago
Sa persona jetojnë në një kilometër katror? Shqipëria dhe Tirana, rekord në rajon
-
Aktuale3 days ago
Publikohet platforma digjitale për historinë e Prishtinës
-
Infrastrukturë3 days ago
Diskutohet metodat për ndërtimin e digës së Pollatës në Podujevë
-
Auto3 days ago
SHBA rrit tarifat për automjetet elektrike nga Kina