Aktuale
Kullat në Liverpool rrezikojnë heqjen e statusit të “Trashëgimisë Botërore”
Disa kulla që shtrihen afër lumit Mersey në Liverpool mund ta humbasin statusin e “Trashëgimisë Botërore” të UNESCO-s pas miratimit të tyre 13 vite më herët në listë.
Pjesë e zhvillimit prej 5.5 miliardë sterlinash të “Liverpool Waters”, kullat “Plaza 1821” dhe “Hive City Docks” të projektuara nga kompanitë “Hodder me Partnerët” dhe “Brock Carmichael” ishin miratuar pavarësisht shqetësimeve të vazhdueshme.
Pasqyrimet e kullave tregojnë lartësinë e tyre shumë më të madhe se ato të ndërtesave fqinje, duke shkelur një nga kushtet për të ruajtur statusin e “Trashëgimisë Botërore”.
Komiteti i Trashëgimisë Botërore tani po shqyrton heqjen e kullave nga Lista e Trashëgimisë Botërore.
“Ne punojmë në bazë të asaj që ne e quajmë deklarata e vlerës së përgjithshme universale (OUV), e cila në rastin e Liverpulit në mënyrë specifike nënvizoi se shtimi i ndonjë ndërtimi të ri në pronë nuk duhet të tejkalojë atë të strukturave në rrethinën e drejtpërdrejtë”, tha për Dezeen Kreu i njësisë së UNESKO-s për Evropën dhe Amerikën e Veriut Isabelle Anatole-Gabrielle.
“Për fat të keq që nga viti 2011, një numër zhvillimesh të ndërtesave të larta janë miratuar nga Liverpuli, prandaj tani komiteti është përballur me një situatë ku vlera e jashtëzakonshme universale e pronësnuk mund të mbahet”, shtoi ajo. “Situata logjike është tërheqja e mundshme e pronës nga Lista e Trashëgimisë Botërore, e cila është ajo që u propozua nga komisioni vitin e kaluar dhe përsëri këtë vit”.
Propozimet fillestare për një serindërtesash të larta në vitin 2011 nxitën Komitetin e Trashëgimisë Botërore që të vendosë qytetin në Listën e Trashëgimisë Botërore në Rrezik.
Lajmet gjithashtu pasuan përfundimin e Muzeut të Liverpoolit të 3XN-së, i cili mori kritika të rënda nga shkrimtarët e arkitekturës duke përfshirë Rowan Moore të The Observer.
Gjashtë vende tregtare historike në qytet u regjistruan në Listën e Trashëgimisë Botërore në vitin 2004 për rolin e tyre në rritjen e Perandorisë Britanike.
Vendimi përfundimtar pritet të merret vitin e ardhshëm.
You must be logged in to post a comment Login