Connect with us

Infrastrukturë

10 urat më të larta në botë

Published

on

Ndonjëherë ndërtimi i një ure konsiston në përfshirjen e një lumi ose synon kalimin e një pengese nga njëri skaj në tjetrin, duke bërë që ura të ketë lartësi të madhe.

Që prej shekujsh më parë, njerëzit kanë ndërtuar ura për qëllime të rëndësishme. Në disa rrethana, ura kalon nëpër gryka të thella. Natyrisht, disa prej tyre cilësohen si urat më të larta në botë. Përveçse i shërbejnë qëllimit të tyre, këto struktura madhështore janë edhe një mahnitje për këdo që arrin ti shohë.

Nëse ju pëlqen të vizitoni monumentet e famshme gjatë udhëtimit, vizitoni disa nga këto ura. Mënyra më e mirë për t’i eksploruar ato është të marrësh me qira një makinë, pasi në këtë mënyrë, ju mund të pëshkoni urën dhe shijoni pamjen që ofron. Le të njihemi me 10 urat urat më të larta në të cilat duhen përfshirë në itineraret e udhëtimeve tuaja të ardhshme.

Ura e lumit Dimuhe, Kinë 

Edhe pse quhet Ura e lumit Dimuhe, ajo në të vërtetë kalon një rezervuar që çon në lumin Wu. Teknikisht, kjo urë qëndron e lartë 360 metra. Por për shkak se përshkon pjesën e cekët, lartësia e regjistruar është vetëm 340 metra.

Ura e lumit Beipan, Kinë 

Në 2003, vitin që u hap, Ura e lumit Beipan ishte ura më e lartë në botë. Qëndron 366 metra e lartë. Dhe, ajo ulet bukur mbi grykën e lumit Beipan.

Ura e lumit Baling, Kinë 

Në Guizhou të Kinës, Ura e lumit Baling mbart autostradën Shanghai-Kunming. Kjo do të thotë që ju duhet të hipni në një tren për ta kaluar atë. Ajo ngrihet 370 metra mbi luginën e lumit.

Ura Liuguanghe Xiqian, Kinë 

Provinca është shtëpi e shumë prej urave më të larta në botë.Ura e Liuguanghe Xiqian është njëra prej tyre dhe ka një lartësi prej 375 metra.

Ura Baluarte, Meksikë 

Lidhja e dy bashkive në Sinaloa dhe Durango, ura me kabllo ngrihet në 390 metra lartësi mbi grykë. Kjo është ura e tretë më e lartë e këtij lloji.

Ura e lumit Qingshui, Kinë

Që nga viti 2015 ura e lumit Qingshui ka mbartur autostradën Guiweng. Qëndron 406 metra e lartë.

Ura e lumit Yachi, Kinë 

Ajo mbart autostradën Guiyang-Qianxi që nga viti 2016. Ura përshkon lumin Yachi në lartësinë 434 metra.

Ura Puli, Kinë 

Ne jemi akoma në Kinë, por në një provincë tjetër; Quijing. Ura Puli qëndron e lartë 485 metra mbi tokë. Ajo lidh Liupanshui dhe Xuanwei dhe mbart autostradën Hangzhou-Ruili.

Ura e lumit Sidu, Kinë 

Mbi Luginën e lumit Sidu, një urë e verdhë shtrihet më shumë se një kilometër e gjatë. Dhe, ajo qëndron 496 metra mbi luginë.

Ura Duge, Kinë 

Ura Duge është gjithashtu një pjesë e autostradës Hangzhou-Ruili. Qëndron 565 metra e lartë mbi lumin Beipan.

Infrastrukturë

Expo-Albania, xhevahir i koleksionit të arkitektëve bashkëkohorë!

Published

on

Expo Albania është qendra multifunksionale e Tiranës moderne të së ardhmes.

Projekti i studios së arkitektit amerikan Steven Hall u shpall fitues i konkursit ndërkombëtar për ndërtimin e qendrës së re të panaireve “Expo Albania”, ku garuan 5 skuadra me prestigj në botën e arkitekturës bashkëkohore.

Kryeministri Edi Rama ka publikuar edhe pamje si do të jetë projekti, ndrërsa e cilëson si një xhevahir i koleksionit të arkitektëve bashkohorë në Tiranë.

‘Mirëmëngjes dhe me projekt-idenë fituese të arkitektit të famshëm amerikan Steven Holl, në finalen e konkursit ndërkombëtar për EXPO ALBANIA, që do të jetë një kompleks modern për organizimin e panaireve, ekspozitave të artit, kulturës, historisë, konferencave e takimeve të shumëllojshme, si edhe një tjetër xhevahir i koleksionit të arkitektëve bashkohorë në Tiranë, për një ofertë të re për Shqipërinë 2030,u uroj një ditë të mbarë.’- shkruan Rama./Media Ndërtimi

Continue Reading

Infrastrukturë

Komuna e Prishtinës shkel ligjin për ‘tunel transformues’ që pritet të kushtojë 6 milionë euro

Published

on

Komuna e Prishtinës ka filluar me procedurat tenderuese për ndërtimin e nënkalimit për vetura në rrugën “Agim Ramadani”. Por, para se të hapej ky tender është bërë projekti sesi duhet të jetë ky nënkalim. Demokracia.com ka gjetur se projekti është bërë duke u shkelur Ligji i Prokurimit Publik.

Nënkalimi që doli këto ditë në tender parashihet të kushtojë 6 milionë euro. Tenderi është hapur të hënën dhe kompanitë mund të dorëzojnë ofertat e tyre deri më 15 maj, pra në një afat shumë të shkurtër për projekte të mëdha, shkruan Demokracia.com

Për tenderin e këtij projekti ka shkruar sot në rrjetin social edhe kryetari Përparim Rama, por ai e ka fshehur se kush është projektuesi.

“Transformimi i Prishtinës po vazhdon🤩 🚧Ndërtimi i tunelit “Agim Ramadani” tanimë është në fazën e prokurimit.”, ka shkruar Rama, duke ilustruar edhe fotografi sesi do të duket projekti./Media Ndërtimi

Continue Reading

Infrastrukturë

Mospërputhjet në deklarim të pasurisë- Ku u zhdukën banesa dhe garazhi i papërfunduar i presidentes?

Published

on

Presidentja Vjosa Osmani përpara 2022-ës deklaronte në pasurinë e saj se kishte në pronësi një banesë dhe një garazh të papërfunduar. Banesa ishte prej 83 metrash katrorë, ndërsa garazhi 12 metra katrorë. Mirëpo ato s’i figurojnë në deklarimet e pasurisë për 2023-ën dhe 2024-ën. E para e vendit s’ka dhënë ndonjë shpjegim për këtë në formularet që ia ka dërguar AKP’së. Mospërputhje në deklarimet aktuale dhe ato të mëhershme janë parë edhe në luajtjen e vlerave të pasurisë së patundshme të Osmanit dhe zotëriut të parë, Prindon Sadriut.

Banesën e papërfunduar prej 83,51 metrash katrorë presidentja Osmani para 2022-ës e vlerësonte në vlerë prej 40 mijë eurosh. Ndërkaq, garazhin e papërfunduar prej 12 metrash katrorë 2,500 euro, shkruan Gazeta Insajderi.

Mirëpo, në formularët që presidentja ia ka dërguar Agjencisë për Parandalimin e Korrupsionit për vitet 2023 dhe 2024-ën nuk i deklaron këto më. Për këto, ajo s’ka dhënë edhe në ndonjë sqarim tek sektori “të dhënat e tjera”.

Shpjegim presidentja s’iu ka dhënë edhe luhatjes së vlerave të pasurive të paluajtshme përgjatë viteve, herë të presidentes e her të bashkëshortit të saj, Prindon Sadriut.

Gazeta Insajderi ka përgatitur një formular, ku përmes hijezimit me ngjyrë të kuqe shënjon rënien dhe me të kaltër ngritjen e vlerave të pasurisë së paluajtshme të së pares së vendit dhe zotëriut të parë.

Një banesë prej 67 metrash katrorë në pronësi të Prindon Sadriut deklarohet në vlerë prej 67 mijë eurosh më 2020-ën. Një vit më vonë 66 mijë, ndërkaq në 2022-ën 70 mijë euro. Më 2023-ën dhe 2024-ën banesës i bie vlera për 10 mijë euro, duke u vlerësuar 59,670 euro.

Njësoj ndodh me një garazhë në pronësi të zotëriut të parë. Për dy vite, ajo mban vlerën e pesë mijë eurove, më pas në 2023-ën dhe 2024-ën i hip vlera për një mijë euro më shumë, pra gjashtë mijë.

Kështu ndodh edhe me një shtëpi tjetër të Prindonit. Për tri vite me radhë, shtëpia prej 150 metrash katrorë për tri vite rresht vlerësohet për 180 mijë euro, ndërkaq më 2024-ën i bie vlera për 10 mijë më pak, pra 170 mijë euro.

Çuditërisht, për 20 mijë euro më shumë iu është rritur vlera edhe të ashtuquajturit “banimit në varg në Kosovë”, apo shtëpisë presidenciale në “Marigona Hill” të Osmanit dhe Sadriut. Në vitin 2023 vlerësohej 170 mijë euro, ndërkaq më 2024-ën 190 mijë sosh./Media Ndërtimi

Continue Reading

Trending