Connect with us

Aktuale

Arkitektura biofilike dhe aplikimi urban në Kosovë      

Published

on

Termi biophilia ka dmth ” dashuria për jetën”. Koncepti  arkitektural biofilik ka filluar aplikimin pionier ne Japoni v.80ta. Koncepti i këtij stili jetësor ka ndryshuar me kohen. Sot, me përdorimin e materialeve natyrore ne ndërtimtari, ky koncept ka ndryshuar rrënjësisht. Ky “life style” sot kuptohet si një dizajn  biofilik që është një koncept i përdorur në industrinë e ndërtimit për te rritur lidhjen e banoreve me mjedisin natyror përmes përdorimit të natyrës në mënyre direkte, natyrës indirekte dhe kushteve te hapësirës dhe lokacionit natyror.

Ndërtesat e dizajnuara biofilike përfshijnë gjera te tilla si ndriçimi dhe ajrimi natyror, veçoritë e peizazhit natyror dhe elemente te tjera për krijimin e një mjedisi te ndërtuar me produktiv dhe me te shëndetshëm për njerëzit. Materiali kryesore për këtë filozofi jetësore eshët druri. Ngase druri ka afinitete aesteike, antistres, antidepresiv dhe gjendet në natyrë. Si rendësi e veçantë është drita natyrale qe fitohet me dritare te mëdha, “skylight” ose dritare panoramike te kulmit.

Lokacioni i ndërtimit vetvetiu nënkuptohet se duhet te jete afër natyrës, dmth. periferia gjelbëruese jashtë urbane. Ky fakt ka bere revolucion ne përzgjedhjen e lokacionit te shtëpisë së shëndetshme në Boten e zhvilluar. Gjithnjë e me shume, lagjet e banimit ndërtohen në periferi të qyteteve. Ky trend duhet te zhvillohet edhe në Kosovë. Jo përmes “vilave” apo kasolleve te vikendit, por si banim permanent. Nëse nuk lihen anash edhe mundësia se me CLT mund të ndërtohen shumëkatëshe edhe ne urbanizmin lokal, kjo vetvetiu na ofron mundësinë e një jetese ekologjike. I njëjti princip i ndërtimit mund te aplikohet edhe për ndërtesat publike, e shembuj te tille ne Evropë janë të shumta. Edhe tek ne në Kosove mund te aplikohet kjo fiolozofi ndërtimore, nese vetëdijesimi qytetar është i mjaftuar te reflektohet nevoja dhe dëshira për banim te shëndetshëm dhe efecient me kosto të përballuar ndërtimi.

Po sikur te mund te përjetonim të njëjtat përfitime fizike, psikologjike dhe emocionale duke kaluar neper një peizazh urban qe përjetojmë duke ecur neper një pyll? E pamundur kjo ne katrahurën ekzistuese urbane tek ne.

Imagjinojeni sikur te mund te rregullonim marrëdhënien tone me natyrën duke transformuar mjedisin e ndërtuar ne një mënyre qe siguron funksionimin e ndërtesave ne harmoni me boten natyrore?

Krijimi i lagjeve biofilike është një thirrje për një rilindje të qëllimshme te aplikimit te dizajnit biofilik duke ofruar një vend te freskët dhe depërtues për te filluar mendimin se si te krijohen banime ku njerëzit dhe natyra mund te jetojnë se bashku dhe ne harmoni. Baze për zhvillimin e një koncepti te tille jetësore, është druri si material i vetëm ne natyre qe bën lidhjen direkte me afrimin e natyrës ne brendësi te banimit.

Si fund, nesër fëmijët do te na pyesin pse vizitat mjekësore janë te shpeshtuara. Përgjigjen në këtë pyetje që secili prind e ka, por nuk është guximi të thuhet e vërteta se ne mentalitetin tonë me e rëndësishme është luksi i tepruar jashtë mureve të shtëpisë, se sa jeta e shëndetshme brenda mureve. Drurore gjithsesi.

Kjo është një arsye e madhe pse ne nga BVG Housing kemi vullnetin e hapjes se plantit CLT ne Kosove. Për një ardhmeri të shëndetshme.

*Autori i shkrimit është arkitekti Lulzim Behxheti./Media Ndërtimi.

Aktuale

ATK-ja dhe Inspektorati i Punës arrijnë memorandum bashkëpunimi për të trajtuar punën e padeklaruar

Published

on

Të hënën përmes një ceremonie zyrtare është nënshkruar Memorandumi i Bashkëpunimi ndërmjet Administratës Tatimore të Kosovës dhe Inspektoratit të Punës, i cili ka për qëllim  t’i mundësojë që ATK dhe IP të punojnë ngushtë së bashku për të përmirësuar përpjekjet institucionale për të trajtuar punën e padeklaruar përmes shkëmbimit më të mirë të të dhënave, informacionit, përvojave si dhe organizimit të aktiviteteve të përbashkëta.

Drejtori i ATK-së zt.Ilir Murtezaj tha se ky Memorandum Bashkëpunimi është përpiluar mbi bazën e konsultimeve, diskutimeve dhe angazhimeve konkrete të marra nga Administrata Tatimore e Kosovës dhe Inspektorati i Punës, në njohje të mundësive potenciale për përmirësimin e përpjekjeve institucionale për trajtimin e punës së padeklaruar në Kosovë nëpërmjet bashkëpunimit më të ngushtë, shkëmbimit të të dhënave në kohë reale ndërmjet dy institucioneve..

Ndërsa, kryeinspektori i Inspektoratit të Punës Hekuran Nikçi theksoj se memorandumi në fjalë është në funksion të ngritjes dhe lehtësimit të mëtutjeshëm të koordinimit dhe bashkëpunimit     ndër-institucional duke marrë për bazë faktin se puna e padeklaruar është një fenomen kompleks, që ndikohet nga ndërveprimi i faktorëve të ndryshëm ekonomik, social, institucional dhe kulturor dhe që trajtimi i shkaqeve dhe pasojave të punës së padeklaruar kërkon një qasje të balancuar, të koordinuar dhe gjithëpërfshirëse ndërmjet dy institucioneve./Media Ndërtimi.

Continue Reading

Aktuale

Ekspozita “Arkitektura në kontekst tradicional” organizohet më 30 Mars

Published

on

Continue Reading

Aktuale

Paralajmërohen masa për vandalizmin në parkun të qytetit në Skenderaj

Published

on

Kryetari i Komunës së Skenderajt, Fadil Nura ka reaguar pas gjendjes së parkut “Idriz Rrecaj”, të cilën Kallxo.com dje e kishte shfaqur përmes disa fotografive. Nura ka thënë se kushdo që e ka krijuar këtë gjendje do të japë llogari.

Sipas tij, kjo nuk është pamja që duan.

“Kjo pamje nuk është ajo që duam, dhe askush tjetër që ka mendje të shëndosh nuk e dëshiron këtë, me përjashtim të atyre që nuk ia duan të mirën qytetit. Pavarësisht përpjekjeve tona që me mish e shpirt mundohemi të krijojmë pak hapësirë për pushim, rekreacion dhe shëtitje, siç është parku i ri i përuruar javën e kaluar, për secilin që merr frymë në komunën tonë, për fatin tonë të keq, ekziston gjithmonë dikush i cili dëfrehet me vandalizëm, deri në këtë nivel sa shkatërron pushimoret dhe lojërat e fëmijëve në Parkun “Idriz Rreci” në qytet” – ka shkruar kryetari Nura në rrjetin social “Facebook” duke bashkangjitur fotografi të lodrave të thyera e të rrëzuara.

Kallxo.com të dielen publikoi disa fotografi të parkut “Idriz Rrecaj” në të cilat shihen lodra të rrëzuara, shtëpiza të thyera, shporta të mbeturinave të demoluara./Media Ndërtimi

Continue Reading

Trending