Connect with us

Ndërtim

Arkitekti kosovar bën Ramën për “pesë pare” për projektin e shtëpive në Thumanë

Published

on

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka publikuar pamje dhe cilësitë e shtëpive që do të ndërtohen në Thumanë, pas shkatërrimit të shumë objekteve nga tërmeti i nëntorit të vitit të kaluar. Mirëpo, projekti për këto shtëpi nuk po shihet pozitivisht.

Në videon e publikuar nga Rama, thuhet se këto shtëpi do të jenë me standard bashkëkohor dhe me standard maksimal ndërtimi – EUROCODE 8, rezistente ndaj tërmetit deri në 9 ballë, do të përballojnë erërat e forta, do jenë të reciklueshme deri në 90 për qind, si dhe do të kursejnë energji.

Por, arkitekti kosovar, Ernest Ferizi këto shtëpi i ka konsideruara tmerrësisht të shëmtuara, nga aspekti estetik dhe arkitektonik, transmeton Ndërtimi.info.

“Për mua projekti në Thumanë është shumë i mangët. Nëse e bënë nga fillimi, bëje si duhet”, ka nënvizuar ai.

Ferizi ia ka përmendur disa arsye pse këto shtëpi i cilëson të tilla.

“- Janë shtëpi të zymta, me dritare të vogla, fasadë me ngjyra monotone dhe çati nga fletët e valëzuara metalike, të cilat janë më shumë zgjidhje zori, sidomos për objektet e shtëpive. Flasim për një punë arkitekturore joprofesionale.

– Materialet ndërtimore që do të përdoren nuk ka mundësi aspak të jenë 90 % të riciklueshme, përkundrazi”, ka thënë ai.

Tutje, arkitekti Ferizi ndër të tjera ka drejtuar kritika edhe për ndriçimin dhe pozicionimin e shtëpive.

Nuk kemi asnjë të dhënë lidhur me teknologjinë e ndriçimit, sistemeve të ngrohjes apo të kondicionimit, duke e pas parasysh që në prezantim flitet për 30 % kursim të energjisë.

– Pozicionimi i shtëpive është në disproporcion me parcelën në vete, si dhe me shtëpitë tjera përreth. Krijohet përshtypja që nuk është bërë analizë e mjaftueshme e planifikimit urban të lagjes”, ka theksuar ai.

Ai ka potencuar se në kohën e sotme objektet qoftë edhe ato sociale duhet të karakterizohen me arkitekturë avangarde, dritare te mëdha qe lejojnë shumë dritë në ambientet e brendshme, materiale moderne dhe estetike bashkëkohore.

Dëmi i shkaktuar nga tërmeti i 26 nëntorit të vitit 2019 është llogaritur 985 milionë euro, ndërsa për rimëkëmbjen 1076 milionë euro./Ndërtimi.info/

Ndërtim

Miratohet ndërtimi i qendrës kompjuterike prej 260 milionë eurosh në Gjermani

Published

on

Qeveria gjermane i ka dhënë dritën jeshile një aplikacioni planifikimi për një qendër të re kompjuterike 260 milionë euro në Bavari, me ndërtimin që do të nisë së shpejti.

Ministri i Shkencës Markus Blume miratoi planin për Qendrën e Informatikës me Performancë të Lartë të Bavarisë Veriore.

Objekti i ri në Friedrich-Alexander-Universität Erlangen-Nürnberg (FAU) do të jetë partner i Qendrës Superkompjuterike Leibniz (LRZ) në Garching.

Kjo do të thotë gjithashtu se Shteti i Lirë i Bavarisë ka investuar tashmë më shumë se 1.5 miliardë euro në projekte të reja ndërtimi në FAU që nga viti 2019./Media Ndërtimi

Continue Reading

Ndërtim

Indeksi i Kostos së Ndërtimit në Kosovë pëson rënie për (-1.3%)

Published

on

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK), ka publikuar këtë të enjte Indeksin e Kostos së Ndërtimit për tremujorin e parë të vitit 2023.

Indeksi i tërësishëm i Kostos së Ndërtimit në Kosovë thuhet se ka pasur rënie për (-1.3%) në tremujorin e parë të vitit 2023, krahasuar me tremujorin e katërt të vitit 2022.

Rënie më të madhe kishte: transporti (-6.9%); materialet (-1.4%); dhe pagat (-0.4%).

Ndërsa, rritje kishte te: kostot e tjera (1.4%); makineritë (0.9%); dhe energjia (0.5%).

Ndërkaq, krahasuar tremujori i parë i vitit 2023 me të njëjtën periudhë të vitit paraprak, Indeksi i Kostos së Ndërtimit kishte rritje për 3.3%.

Indeksi i tërësishëm i Kostos së Ndërtimit në Kosovë pati rritje për 3.3% në TM1 2023, krahasuar me tremujorin e parë të vitit 2022.

Rritja kryesisht u vërejt te: transporti (16.4%); makineritë (11.1%); kostot e tjera (10.1.%); pagat (2.8%); dhe materialet (2.4%).

Ndërsa, kishte rënia te energjia me (-14.9%)./Media Ndërtimi.

Continue Reading

Ndërtim

Shqetësuese ndërtimi i Moteleve afër shtëpive të banimit në Prishtinë!

Published

on

Ndërtimi i moteleve pranë shtëpive të banimit, po i shqetëson banorët e disa lagjeve të kryeqytetit.

Kohëve të fundit, në shumë qytete të Kosovës shihen ndërtime të shpeshta e të shumta të moteleve.

Një motel ka nisur të ndërtohet në lagjen Arbëria në Prishtinë, ndërsa disa banorë në adresë të portalit Ndërtimi.info kanë dërguar disa fotografi, ku shihet se afër shtëpive të banimit të kenë nisur së ndërtuari këto njësi të shndërruara në “Vila”.

Të njëjtat, kryesisht po përdoren për pushime të shkurtra.

Ndërtuesit, apo pronarët e tyre, nuk po zgjedhin vende se ku po i ndërtojnë ato. Në shumë raste, objekte të tilla janë fare pranë shtëpive të banimit në zona rurale e urbane. Këto ndërtime po dalin të jenë shqetësuese për banorët e atyre shtëpive fare pranë.

Baki Hoti, udhëheqës në Unionin e Turizmit në Kosovë, tha ditë më parë në Klan Kosova se është duke u punuar në një Udhëzim Administrativ që rregullon operimin e hoteleve e moteleve.

Hoti tha se edhe si Union e kanë një anëtarë në grupin punues, për çka do t’i shtyjnë tutje disa kritere për këto motele.

I pyetur se “A do të ketë ndërtime të moteleve të tilla afër objekteve të banimit?”, Hoti, u shpreh se “absolutisht jo”. Ai shtoi, se përmes këtij Udhëzimi Administrativ do të rregullohen kriteret se ku mund të ndërtohen ato, si në qytete si në fshatra, me çfarë kritere dhe kushte./Media Ndërtimi

Continue Reading

Trending