Connect with us

Aktuale

Arben Limani përzgjidhet të jetë Drejtor Menaxhues në AKP

Published

on

Bordi i Drejtorëve të Agjencisë Kosovare të Privatizimit mbajti mbledhjen e radhës ku diskutoi dhe mori vendime të rëndësishme në përputhje me mandatin e vet ligjor.

Bordi shqyrtoi dhe miratoi buxhetin vjetor të Agjencisë për vitin fiskal 2023

Bordi gjithashtu  shqyrtoi raportin e Zyrës Kombëtare te Auditimit për pasqyrat financiare vjetore të Agjencisë për vitin 2021 ku Zyra Kombëtare e Auditimit (ZKA) ka dhënë OPINION të PAMODIFIKUAR për pasqyrat financiare vjetore të AKP-së për vitin fiskal 2021. Bordi kërkoi Plan konkret për adresimin e rekomandimeve të ZKA-së.

Bordi i AKP-së në këtë mbledhje diskutoi  lidhur me procesin e rekrutimit dhe përzgjedhje së pozitës vakante të Drejtorit Menaxhues , me këtë rast bordi vendosi që kandidati z.Arben Limani të përzgjidhet për pozitën e Drejtorit Menaxhues.

Arben Limani ka një përvojë pune 20 vjeçare profesionale në sektorin privat dhe publik, me specializim në zhvillimin dhe zbatimin e politikave publike, të mbështetur me edukim të lartë në shkencat juridike brenda dhe jashtë vendit. Në Agjencinë Kosovare të Privatizimit (AKP) është angazhuar që nga viti 2009 deri më tani ku ndër të tjera ka mbajtur edhe pozitën e Drejtorit të Sekretarisë Ekzekutive të Bordit të Drejtorëve nga viti 2011 e tutje.

Studimet themelore i ka kryer në Fakultetin Juridik të Universitetit të Prishtinës. Studimet Master i ka te kryera në Chicago-Kent College Of Laë, Illinois Institute of Technology, në Chicago të Illinois (SHBA), në lëmin e Drejta e Shërbimeve Financiare si bursist i Fondacionit Kosovaro Amerikan për Edukim të Lartë (KAEF).

Flet rrjedhshëm gjuhën angleze dhe gjuhën serbe. Z. Limani është i martuar dhe baba i dy fëmijëve./Media Ndërtimi.

Aktuale

Tjetërsimi i pronës 10 milionëshe, i vazhdohet edhe për dy muaj arresti shtëpiak të dyshuarit

Published

on

Gjykata Themelore në Prishtinë ia ka vazhduar edhe për dy muaj masën e arrestit shtëpiak të dyshuarit Afrim Gashi, i cili u arrestua pas hulumtimit të “Betimi për Drejtësi“, nën dyshimin për tjetërsimin e pronës në Veternik, në vlerë rreth 10 milionë euro përmes dokumentit të falsifikuar.

Lajmin e ka konfirmuar për “Betimi për Drejtësi“, avokatja e palës së dëmtuar, Saranda Keqekolla-Sadiku.

Ndryshe, Policia e Kosovës më 25 gusht njoftoi për arrestimin e të dyshuarit, në bazë të urdhëresës së gjykatës.

“Policia e Kosovës, respektivisht Sektori për Hetime Financiare nga Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit (DHKEK), me datë 25.08.2023 ka zbatuar urdhëresën e gjykatës kompetente me ç ‘rast është realizuar kontroll në dy lokacione të ndryshme, në një shtëpi dhe në një lokal, nën dyshimin se janë shfrytëzuar për përpilimin e dokumenteve të falsifikuara”, thuhej në njoftim.

Prokurorja e rastit, Nebahate Salihu e kishte konfirmuar se bëhet fjalë për pronën në Veternik, rast ky që është hulumtuar nga “Betimi për Drejtësi”.

“Betimi për Drejtësi” kishte hulumtuar se si një pronë në Veternik  dyshohet se përmes legalizimit të përmbajtjes së rreme dhe mashtrimit, iu është marrë palëve Nexhat dhe Gursel Sadiku, duke kaluar në emër tani të ndjerës Z.H. dhe më pas prona ka kaluar te djali i saj Ylber Hyseni, i cili edhe po hetohet.

I dyshuari Gashi ishte ndaluar nën dyshimin për kryerjen e veprave penale “Falsifikim i dokumenteve”, “Legalizimi i përmbajtjes se rreme”, “Mashtrim”, dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

Sipas Policisë, hetimi lidhur me këtë rast ka filluar bazuar në autorizimin e Prokurorisë Themelore në Prishtinë pas dyshimeve të bazuara se i dyshuari Afrim Gashi në bashkëveprim me të dyshuarin Ylber Hyseni, i cili gjendet në arrati, kanë falsifikuar dokumente dhe dyshohet se kanë arritur të tjetërsojnë një parcelë me sipërfaqe prej 9 (nëntë) hektarësh me vlerë të përafërt të tregut rreth 10,000,000.00 euro (dhjetë milionë euro), me ç’rast të njëjtit pasi që kanë bartur pronat në emër të tyre i kanë parcelizuar dhe më pas i kanë shitur ato tek personat e tretë duke i mashtruar.

“Lidhur me rastin gjatë kontrollit të kryer në shtëpinë e të dyshuarit janë sekuestruar dëshmitë si në vijim: 1 (një) pistoletë,  1 (një) karikator me 9 (nëntë) fishekë, 50 (pesëdhjetë) fishekë,  2 (dy) pistoleta me gas,  4 (katër) pushkë ajrore,  2 (dy) llaptopë, 1 (një) shtëpizë kompjuteri, 1 (një) telefon celular, 5680 (pesëmijë e gjashtëqind e tetëdhjetë) euro para të gatshme, 685 (gjashtëqind e tetëdhjetë e pesë) dollar amerikan,  100 (njëqind) franga zvicerane, si dhe rreth 500 (pesëqind) dosje të lëndëve të ndryshme në brendësi të të cilave kishte: Fletë poseduese, autorizime, kopje të planeve, historik të pronave, harta kadastrale (kryesisht të Regjionit të Prishtinës), vendime, kontrata të ndryshme të noterizuara të cilat dyshohet të jenë të falsifikuara”, thuhej më tej në njoftimin e Policisë.

 

Ndryshe, kjo pronë, dyshohet se iu është marrë familjes Sadiku përmes manipulimeve dhe dokumenteve të falsifikuara, për çka tashmë janë hapur hetime ndaj të dyshuarit Ylber Hyseni, i cili sipas burimeve brenda Prokurorisë gjendet në arrati dhe gjykata ka lëshuar urdhërarrest për të.

Continue Reading

Aktuale

Shfuqizohet vendimi që parasheh paraqitjen e vërtetimit tatimor për t’u pajisura me certifikatë të pronës

Published

on

Komuna e Prishtinës ka shfuqizuar vendimin që parasheh paraqitjen e vërtetimit tatimor për të gjitha ata që duan të pajisen me certifikatë të pronës, të kopjes së planit apo regjistrim të pronës.

Kështu ka bërë të ditur drejtori i Kadastrës në kryeqytet, Donat Lushaku.

“Pas hyrjes në fuqi (21 korrik 2023) të LIGJIT NR. 08/L-176 PËR NDRYSHIMIN DHE PLOTËSIMIN E LIGJEVE QË PËRMBAJNË PROCEDURA TË VEÇANTA ADMINISTRATIVE DHE HARMONIZIMIN E TYRE ME LIGJIN NR. 05/L-031 PËR PROCEDURËN E PËRGJITHSHME ADMINISTRATIVE, respektivisht në nenin 111 të këtij Ligji parashihet fshirja e nenit 29 të Ligjit për Tatimin në Pronë – që parashihte pezullimin e shërbimeve komunale si pasojë e mospagesës së detyrimeve ndaj komunës.

Në Gazetën Zyrtare është publikuar tashmë shfuqizimi i rregullores për pezullimin e shërbimeve komunale të nxjerrë nga Kryeministri në vitin 2021.

Nga e hëna, qoftë për nxjerrjen e certifikatës së pronës/kopjes së planit, qoftë për regjistrimin e pronës NUK do të nevojitet VËRTETIMI TATIMOR.”, deklaroi Lushaku.

 

Continue Reading

Aktuale

Panairi i Produkteve Bujqësore dhe Agroindustriale organizohet në Prishtinë

Published

on

Oda Ekonomike e Kosovës  në bashkëpunim me Komunën e Prishtinës nga data 18-20 Tetor 2023, organizojnë Panairin e Produkteve Bujqësore dhe Agroindustriale  “Prishtina 2023” i cili do të mbahet në Sheshin e qytetit të Prishtinës “Xhorxh Bush”

Me qëllim të vizibilitetit dhe promovimit sa më të madh të bizneseve pjesëmarrëse në këtë panair, këtë vit për dallim nga vitet e tjera  Panairi i Produkteve Bujqësore dhe Agroindustriale do të mbahet në Sheshin e qytetit të Prishtinës “Xhorxh Bush”, në shtëpiza nga druri ndërsa për ndërmarrjet të cilat kërkojnë hapësirë më të madhe do të ju ofrohen tenda. Në këtë panair do të marrin pjesë ndërmarrjet nga Kosova, rajoni dhe më gjerë.

Ky panair do t’ju ofrojë ndërmarrësve vendor, rajonal dhe ndërkombëtar njohuri për zgjerim të mundësive  mbi depërtimin dhe rritjen e pjesëmarrjes në tregjet e huaja, tregje të reja, mundësi ideale për rrjetëzim, krijimin e kontakte, gjetjen klientëve  të  mundshëm që ju çojnë në partneritete, bashkëpunime dhe informata të tjera mbi mundësitë e rritjes dhe zhvillimit të biznesit.

Paraqitja me kohë për pjesëmarrje në panair dhe rezervimi i vendit do të mundësoi që ndërmarrja e juaj të jetë pjesëmarrëse në  manifestimin më të madh ekonomik që organizohet në Kosovë.

Kontakto: Oda Ekonomike e Kosovës- Prishtinë,

Mob: +383 45/653-222 /Media Ndërtimi

Continue Reading

Trending