Connect with us

Aktuale

Gjuetia kundër kuadrove…apo çka po ndodhë në Doganat e Kosovës?

Published

on

Dogana e Kosovës është një nga institucionet e para të pas luftës  me të cilin është vendosur bazamenti I shtetit , me ndihmën e faktorit ndërkombëtar, është themeluar në gusht të vitit 1999 nga shtylla e BE-së, për të siguruar aplikimin e drejtë e të njëtrajtshëm konform të rregullave doganore dhe dispozitave të tjera të aplikueshme për mallra, të cilat janë subjekt i mbikëqyrjes doganore.

Në këtë institucion është investuar shumë sidomos  në aspektin e përgatitjes profesionale të stafit. Me 12 dhjetor 2008 Shërbimi Doganor i UNMIK-ut  u shndërrua në Doganën e Kosovës. Kodi i ri doganor i miratuar me 11 nëntor 2008 nga Kuvendi i Kosovës e ka mundësuar i ketë tranzicion, shkruan Kosova Sot.

Kodi doganor në fjalë është në pajtim të plotë me standardet ligjore të Bashkimit Evropian dhe ndër të tjera ka si objektiv edhe zhvillimin ekonomik të Republikës së Kosovës. Stabiliteti institucional  dhe menaxhimi Professional kanë qenë deri më tani parimet mbi bazën e të cilave është zhvilluar dhe ngritur ky institucion.

Mirëpo kohët e fundit, sipas informacioneve të medies, ka disa lëvizje, ndërrim pozitash të personelit në Doganat e Kosovës që nuk duket të jenë në përputhje me parimet e qëndrueshme profesionale dhe të etikës.

Sipas informacioneve  të siguruara nga gazeta, këto ditë në Doganat e Kosovës është duke u zhvilluar një  proces I ndërrimit të pozitave, zëvendësimit apo avancimit, zyrtarisht nuk ka informacione se çfarë po ndodhë  edhe përkundër interesimit të gazetës, pyetjeve të dërguara në zyrën për informim.

Pyetja shtrohet a se është  Dogana e Kosovës në procesin e avancimit profesional të disa zyrtarëve  në pozita sipas ndonjë kriteri të ri Professional apo ka ndërhyrje parciale për interesa politike. Nëse është kjo e fundit pasojat mundë të jenë serioze.

Në disa pozita kyçe  të rëndësisë profesionale, cilat kanë qenë të mbuluara me kuadro të gradave meritore, kanë filluar ndryshimet, duke u zëvendësuar me ushtrues të detyrës,  me personel të ri.

Zyrtarët e Doganave nuk kanë treguar për opinionin publik se cila është arsyeja  që në këto pozita, disa të tilla, janë larguar zyrtarët që kanë  pozita dhe grada adekuate me atë arsyetimin e transfereve.

Qytetarët duhet ta dinë  se për çfarë  transferimesh dhe sistemimesh bëhet fjalë në rastet e tilla që po ndodhin në doganën e Kosovës krejtësisht në heshtje.

Nëse prapa këtyre ndryshimeve është interesi i ngushtë i shtrirjes së kontrollit politik, sikur që jemi mësuar të kemi ndërhyrje të tilla edhe nëpër institucione të tjera të rëndësisë së veçantë, në një periudhë të qeverisjeve kaluara, atëherë  veprimet e tilla për interesa politike do të sjellin pasoja serioze të interesave shtetërore  e publike./Media Ndërtimi.

Aktuale

Si arritën të lirohen nga akuza për korrupsion Betim Reçica dhe tre zyrtarët tjerë lidhur me tenderin për Autostradën e Gjilanit?

Published

on

Prishtinë-Gjykata Themelore e Prishtinës ka shpallur aktgjykim lirues ndaj ish-sekretarit të Ministrisë së Infrastrukturës (MI), Betim Reçica, dhe tre zyrtarëve tjerë Isa Berisha, Leonora Limani dhe Mirdit Emini, të cilët akuzoheshin për keqpërdorime në tenderin për Autostradën e Gjilanit.

Shpallja e aktgjykimit për këtë rast u bë të martën nga gjykatësi, Musa Konxheli, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Sipas gjykatësit Konxheli, të akuzuarit e lartcekur lirohet nga akuza pasi nuk është vërtetuar se të njëjtit kanë kryer veprën penale për të cilën ngarkoheshin nga Prokuroria.

Në arsyetimin e këtij aktgjykimi thuhet se, fillimisht Prokuroria e ka bazuar aktakuzën në ekspertizën e ekspertit Fehmi Zena, por, më vonë palët kanë propozuar dhe dorëzuar gjykatës edhe një ekspertize të dytë.

“Gjykata më pas ‘ex officio’ ka caktuar një superekspertizë të përbërë prej tre eksperteve të pavarur, e cili është administruar. Superekspertiza ka nxjerre se operatori ekonomik “Gjoka Construstion” ka plotësuar kushtet, pavarësisht që komisioni rivlerësues e ka shpalle të jopërgjegjshëm”, thuhet në aktgjykim.

Ndërkaq, lidhur me pretendimet e prokurorisë për blerjen e një veture të tipit “Audi” nga i akuzuari Reçica, gjykata ka ardhur në përfundimin se vetura në fjalë është e regjistruar në emër të vëllait të Reçicës dhe se nuk janë përmbushur elementet e veprës penale të  shpëlarjes së parave.

Sipas këtij akgjykimi, shpenzimet e procedurës penale për këtë rast bien në barrë të mjeteve buxhetore të gjykatës.

Ndërsa, pala e dëmtuar në këtë rast, për realizimin e kërkesës pasurore-juridike udhëzohen në kontest juridiko-civil.

Kundër këtij aktgjykimit, palët kanë të drejtë ankese në afat prej 30 ditësh në Gjykatën e Apelit.

Sipas aktakuzës së ngritur nga Prokuroria Speciale më 15 shkurt 2021, Betim Reçica po akuzohet se si ushtrues i detyrës së drejtorit të Prokurimit Publik në Ministrinë e Infrastrukturës gjatë vitit 2017, me qëllim të përfitimit financiar për kompaninë “Gjoka Konstruktion”, ushtroi ndikim të drejtpërdrejtë te Isa Berisha, kryetar i Komisionit Rivlerësues dhe Leonora Limani e Mirdit Emini, anëtarë të këtij komisioni, që ishin vartës të tij, duke i vënë në presion kohor që rivlerësimin e tenderit për ndërtimin e Autoudhës së Gjilanit ta kryejnë për 10 ditë.

Gjithnjë sipas PSRK-së, Betim Reçica akuzohet edhe se në cilësinë ushtruesit të detyrës se drejtorit të Prokurimit Publik në MI, me qëllim të përfitimit financiar për kompaninë “Gjoka Konstruktion”, ka ndryshuar raportin e Komisionit rivlerësues dhe e ka shpallur këtë OE të përgjegjshëm përkundër faktit se e ka ditur se nuk i ka plotësuar kushtet ligjore./Media Ndërtimi

Continue Reading

Aktuale

Kosova shqyrton me Poloninë mundësinë e hapjes së rrugës për importin e drithërave

Published

on

Ministri i Bujqësisë, Faton Peci, ka takuar Sekretarin e Shtetit të Polonisë për Bujqësi, Michal Kolodziejczakun.

Peci tha se me Kolodziejczakun shqyrtuan perspektivat e bashkëpunimit në disa fusha kyçe të cilat sipas tij, janë në interes të të dyja vendeve.

“Shqyrtuam si mundësi për të hapur rrugën për importin e drithërave, për të ndërtuar lidhje të forta në nivel akademik, për të ndarë njohuritë dhe përvojën në përmirësimin e cilësisë së farërave, dhe për të gjetur rrugë efikase për të rritur eksportin e produkteve të Kosovës në tregun polak dhe në zonat përreth tij”, shkroi Peci.

Më tej, ai tha se ky është një hap pozitiv për zhvillimin e bujqësisë së Kosovës./Media Ndërtimi

Continue Reading

Aktuale

Aliu nënshkruan 10 Udhëzime Administrative që dalin nga Ligji për kadastër të pronës së paluajtshme

Published

on

Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu, të martën në ambientet e Agjencisë Kadastrale të Kosovës (AKK) ka nënshkruar 10 Udhëzimet Administrative që dalin nga Ligji për kadastër të pronës së paluajtshme, raporton Ekonomia Online.Me nënshkrimin e këtyre Udhëzimeve Administrative, u tha se do t’i hapë rrugë projekteve të AKK-së, rritjen e transparencës dhe llogaridhënies si dhe u mundëson gjeodetëve ta bëjnë azhurnimin e lëndëve në zyrat e tyre.

Zëvendësdrejtori Ekzekutiv i Agjencisë Kadastrale të Kosovës, Avni Ahmeti, se me nënshkrimin e këtyre udhëzimeve, i hap rrugë realizimit të projekteve të AKK-së.“Për një kohë shumë rekord, për 3 muaj ditë kemi arrit me i nxjerr udhëzimet administrative, me i draftu draftet finale. Me nënshkrimin e këtyre udhëzimeve administrative do të hapen rrugë për realizim e projekteve të AKK-së. Neve si Agjenci na mbete edhe një punë shtesë për nxjerrjen e udhëzuesve të punës që janë 13 udhëzues”, tha ai.

Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu, tha se me nënshkrimin e udhëzimeve administrative do të ndikojnë në rritjen e transparencës dhe llogaridhënies. Gjithashtu, sipas tij i hap rrugë shumë projekteve të rëndësishme që kanë të bëjnë me ndërtimin e sistemit të kadastrit në vendin tonë.

“Është një punë e shpejt edhe efikase dhe jam i lumtur. Ligji i kadastrit është ligj me rëndësi për vendin, në veçanti ky ligj qe e kemi miratuar është një hap para drejt shumë projekteve të rregullimit të kadastrës në vendin tonë e që gjithmonë e kanë përcjell problem e telashe ne vendin tonë.  Ligji nuk do të mund të ishte i realizueshëm po të mos ishin udhëzimet administrative. Është dashtë sa më shpejt ta miratojmë ligjin që kemi pasur problem edhe në Kuvend. Këto udhëzime i hapin rrugë shumë projekteve të rëndësishme që kanë të bëjnë me ndërtimin e sistemit të kadastrit në vendin tonë”.

“Këto udhëzime administrative do të ndikojnë shumë në rritjen e transparencës dhe llogaridhënies. Do të mundësoj që gjeodetët e licencuar ta bëjnë azhurnimin e lëndëve në zyrat e tyre. Të gjitha këto hapa kanë një rëndësie për shkak se kjo ndërlidhja e fushave të ndryshme me kadastrin, lidhen pothuajse të gjitha institucionet ne vendin tonë. Këto udhëzim kanë me mundësuar që ky digjitalizim që do ta bëjmë në të ardhmen të jetë sa ma gjithëpërfshirës dhe ndihmë për të gjitha institucionet”, tha Aliu./Media Ndërtimi

Continue Reading

Trending