Connect with us

Aktuale

Aprovohet nisma për eliminimin e tatimit të dyfishtë me Shqipërinë

Published

on

Në mbledhjen e sotme të Qeverisë është aprovuar nisma për negocimin e marrëveshjes për eliminimin e tatimit të dyfishtë dhe parandalimin e evazionit fiskal lidhur me tatimin në të hyra dhe kapital ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë.

Ministrja e Financave, Hykmete Bajrami, ka bërë të ditur se marrëveshja pritet të arrihet në shtator.

“MF-ja ka marrë me shumë seriozitet që të shtyjë përpara nënshkrimin e marrëveshjeve për eliminimin e tatimit të dyfishtë, me të gjitha vendet që Kosova ka shkëmbime tregtare si një vegël e domosdoshme për zhvillim ekonomik e posaçërisht tërheqjen e investimeve të huaja dhe stimulimin e bizneseve që kanë rezidencë në Kosovë ose zgjerohen jashtë vendit”, ka thënë Bajrami.

Ajo ka bërë të ditur se deri më tani kanë nënshkruar 16 marrëveshje për eliminimin e tatimit të dyfishtë me vende të ndryshme.

“Ndër to kemi edhe një marrëveshje të vitit 2014 me Shqipërinë, mirëpo gjatë zbatimit është parë se ka disa pengesa dhe disa nene janë me të vërtetë pengesë për zbatimin e tyre. Administratat e të dy vendeve kanë iniciuar që kjo marrëveshje duhet të plotësohet dhe të ndryshohet në mënyrë që të inkorporohen praktika më të mira të marrëveshjeve për eliminim të tatimit të dyfishtë”, u shpreh Bajrami.

Ajo ka thënë se në fund të shtatorit pritet të ketë një mbledhje të përbashkët të dy qeverive.

“Një draft marrëveshje e kemi gati. Ekipet do të fillojnë negocimin në terma më substancial. Andaj kërkoj nga ju që të aprovohet kjo nismë në mënyrë që të kemi një marrëveshje e cila do të jetë plotësisht e zbatueshme”, ka thënë Bajrami.

E përmes një komunikate për media bëhet e ditur se në mbledhjen e 28-të të Qeverisë janë miratuar dy projektligje, katër rregullore dhe disa vendime të tjera.

“Qeveria ka miratuar vendimin për publikim të akteve nënligjore të Qeverisë dhe ministrive në Gazetën Zyrtare të Republikës së Kosovës. Me këtë veprim vlerësohet se do të rritet transparenca dhe siguria juridike, përkatësisht parashikueshmëria e hyrjes në fuqi të akteve nënligjore. Sipas vendimit Rregulloret dhe udhëzimet administrative të Qeverisë dhe ministrive që do të publikohen në Gazetën Zyrtare të Republikës së Kosovës do të hyjnë në fuqi shtatë (7) ditë pas publikimit në Gazetën Zyrtare, përveç nëse me vetë aktin e tillë nuk përcaktohet ndryshe, ndërsa Vendimet dhe urdhëresat hyjnë në fuqi në ditën e publikimit në Gazetën Zyrtare, përveç nëse me vetë aktin e tillë nuk përcaktohet ndryshe”, thuhet në njoftim.

Gjithashtu me vendimin e miratuar nga Qeveria është ndryshuar dhe plotësuar Programi Legjislativ për vitin 2020.

“Në Programin Legjislativ të vitit 2020 të Qeverisë së Republikës së Kosovës përfshihen “Projektligji për Ratifikimin e Marrëveshjes Financiare për IPA 2019, pjesa e dytë, Objektivi 1, ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Bashkimit Evropian”; “Projektligji për Ratifikimin e Marrëveshjes Financiare për IPA 2020 ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Bashkimit Evropian”; dhe “Projektligji për Ratifikimin e Kontratës Financiare Ndërmjet Kosovës dhe Bankës Evropiane për Investime për Projektin e Impiantit të Ujërave të Zeza””, thuhet në komunikatë.

Tutje bëhet e ditur se ka marr miratimin nga kabineti qeveritar në mbledhjen e sotme edhe Projektligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Këshillin Ekonomik Social.

Plotësim ndryshimet në këtë ligj synojnë që të vendosin rregullim më të mirë ligjor dhe të plotësoj zbrazëtirat juridike që janë evidentuar gjatë zbatimit të këtij ligji. Në plotësim ndryshime janë adresuar çështjet e inkorporimit të dispozitave të reja të nevojshme; dispozitat që kanë hasur në vështirësi në zbatim; harmonizimi i ligjit me ligjet tjera të fushës; dhe inkorporimi i rekomandimeve të Komisionit për Shëndetësi, Punë dhe Mirëqenie Sociale gjatë monitorimit të zbatimit të këtij Ligji. Në mënyrë specifike plotësim ndryshimet kanë adresuar çështjet e përfaqësimit në Këshillin Ekonomik Social; financimin e Këshillit; sekretariatin e Këshillit; dhe zëvendësit e anëtarëve të Këshillit.

Edhe Projektligji për inspektoratin e punës është miratuar në mbledhjen e sotme të Qeverisë.

“Projektligji përkufizon Inspektoratin e Punës, si organi i pavarur dhe ekzekutiv i Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale, me mandat që të mbikëqyrë dispozitat ligjore nga marrëdhënia e punës. Çështjet kryesore të trajtuara në Projektligj janë: Mandati i Inspektoratit të Punës; Strukturën organizative; Statusin e të punësuarve duke përfshirë kushtet dhe kriteret profesionale; Detyrat dhe përgjegjësitë e Drejtorit Ekzekutiv; Kompetencat e inspektorëve të punës; Procedurën e inspektimeve duke përfshirën dhe llojet e inspektimeve; Parandalimin e konfliktit të interesit; Të drejtat dhe detyrimet e punëdhënësit gjatë inspektimit; Hetimet e aksidenteve në punë; Gjobat; Procedurat administrative dhe ato kundërvajtjes; Buxhetin e Inspektoratit të Punës; Ndërlidhjen ndërmjet Inspektoratit të Punës dhe Ministrisë”, thuhet në komunikatë.

Gjithashtu bëhet e ditur se me një vendim të miratuar sot në mbledhje, Qeveria ka ndarë mjete financiare në vlerë prej 40,000,00 (katër dhjetë mijë) euro, për përmbushjen e kontributit vjetor të Qeverisë së Republikës së Kosovës për vitin 2020 në Këshillin për Bashkëpunim Rajonal, me seli në Sarajevë, respektivisht në buxhetin e Sekretariatit të Këshillit për Bashkëpunim Rajonal. Republika e Kosovës bën pjesë në grupin prej 4 % të shumës totale të vendeve të Evropës Juglindore, siç është përcaktuar në Takimin e Tryezës Rajonale të Paktit të Stabilitetit për Evropën Jug Lindore, në Bukuresht.

Katër rregullore që do të rregullojnë mënyrën, funksionimin e ndërmarrjeve sociale në Republikën e Kosovës kanë marr miratimin e Qeverisë në mbledhjen e sotme:

Rregullorja për procedurat e regjistrimit të ndërmarrjeve sociale, e cila përcakton kushtet dhe kriteret që duhet të plotësojnë subjektet juridike për t’u regjistruar në ndonjërën nga format ligjore për të ushtruar veprimtarinë si ndërmarrje sociale;

Rregullorja për procedurat e raportimit për arritjen e objektivave sociale dhe raportet financiare e cila do të rregullojë kriteret dhe përmbajtjen e raportimit të ndërmarrjeve sociale; Rregullorja për procedurën e marrjes, refuzimit dhe humbjes së statusit të ndërmarrjes sociale si dhe përbërjen e komisionit që do të përcaktojnë kriteret që duhet të plotësojnë personat juridik për marrjen statusit të Ndërmarrjes Sociale si dhe organizimin dhe funksionimin e komisioneve të cilat do të vendosin për dhënien, refuzimin e statusit si dhe procedurat e ankimimit; Rregullorja për strukturat përgjegjëse të monitorimit, kontrollit dhe procedurat për gjoba dhe ankesa të ndërmarrjeve sociale.

“Zonjës Nesrin Lushta, gjykatëse e Gjykatës Supreme të Kosovës, i është vazhduar mandati i kryetares së Komisionit për kompensimin e viktimave të krimit, me vendimin e miratuar sot nga Qeveria e Republikës së Kosovës. Mandati i kryetares është katër (4) vjet dhe kryen detyrat dhe përgjegjësit e përcaktuara me Ligjin për kompensimin e viktimave të krimit dhe me legjislacionin përkatës në fuqi”, thuhet në komunikatë.

Aktuale

Mbi 70 biznese promovohen në panairin “Pan Expo Group-Kosova 2024”

Published

on

Është hapur Panairi i Përgjithshëm Ndërkombëtar “Pan Expo Group-Kosova 2024”, në Prishtina Mall, për herë të parë në Kosovë, ku po marrin pjesë mbi 70 biznese nga vendi, rajoni dhe më gjerë.

Qëllimi i këtij panairi është që kompanitë pjesëmarrëse të ndajnë eksperiencën e tyre me njëra- tjetrën, të mund të shpalosin ofertat e tyre, si dhe të tërheqin klientë dhe bashkëpunëtorë rinj.

Përveç kësaj, qëllim tjetër i këtij organizimi është promovimi i ndërmarrësisë, inovacionit si dhe edukimit të gjeneratave të reja për iniciativën e lirë në biznes.

Organizimi i këtij panairi u vlerësua shumë i rëndësishëm edhe nga vetë bizneset pjesëmarrëse, për çka edhe u shprehën të kënaqur me mundësinë e dhënë për të promovuar produktet dhe shërbimet e tyre.

Drejtoresha e “Pan Expo Group”, Elisa Stefa tha se pavarësisht sfidave të kaluara për organizmin e një panairi të tillë, është e kënaqur me pjesëmarrjen, kualitetin dhe cilësinë e bizneseve. Ajo tregoi se në këtë panair po marrin pjesë biznese nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi dhe vende të tjera jashtë rajonit.

Panairi “Pan Expo Group-Kosova 2024” do të jetë i hapur deri më datën 19 maj. Përgjatë ditëve të panairit do të ketë showroom-e, prezantime live, seminare, aktivitete dhe konferenca./Media Ndërtimi

Continue Reading

Aktuale

Ish-drejtori i Njësisë së Auditimit në Ministrinë e Infrastrukturës akuzohet se bëri raport në favor të “Sallahu” SH.P.K

Published

on

Drejtori i Njësisë së Auditimit të Brendshëm në Ministrinë e Infrastrukturës, Begzad Musliu dhe ish-pronari i kompanisë “Sallahu” SH.P.K, Naim Sallahu, kanë dalë para Gjykatës së Prishtinës më 16.05.2024 për t’u përballur me akuzat që u ngarkohen.

Sipas aktakuzës, i pandehuri Begzat Musliu në nëntor të vitit 2020 i kishte tejkaluar kompetencat e tij në cilësinë e drejtorit të Njësisë së Auditimit të Brendshëm në Ministrinë e Infrastrukturës, ashtu që ka kryer auditimin e lëndës së prokurimit vetëm me kërkesën e operatorit ekonomik “Sallahu” SH.P.K., që sipas prokurorisë është e ndaluar me ligj.

Në seancën e 16.05.2024 janë dëgjuar Hysen Merovci, Shaban Krasniqi dhe Mexhide Behluli të cilët ishin propozuar si dëshmitarë për t’u dëgjuar nga ana e mbrojtësve të të akuzuarve.

Mexhide Behluli e cila ishe ftuar të dëshmojë në rolin e zyrtares ligjore në Ministri të Infrastrukturës tha se nuk i kujtohej se ka qenë në takimin në të cilin ishte diskutuar nga sekretari i kësaj ministrie dhe udhëheqësit të divizionit lidhur me kërkesën për futjen e kompanisë “Sallahu” SH.P.K, në listën e zezë.

“Nuk më kujtohet që kam qenë pjesë e këtij takimi” – tha Mexhide Behluli gjatë dëshmisë së saj në gjykatë.

Ajo mohoi të jetë në dijeni se ka pasur një kërkesë nga Vlamire Bllaca për ta futur në listën e zezë të Organit Shqyrtues të Prokurimit, kompaninë e “Sallahu” SH.P.K.

Mexhidi tha se fushë-veprimtaria e saj ishte të jetë si pikë kontakti mes avokaturës shtetërore dhe MI në lidhje me lëndët Gjyqësore në të cilat MI ishte palë e paditur.

Pas Behlulit, dëshmoi Hysen Merovcit, i cili kishte qenë udhëheqës i divizionit në Ministrinë e Infrastrukturës.

Për dallim nga Behluli, dëshmitari Merovci tha se është mbajtur një takim me sekretarin e MI, Izedin Bytyqin për të diskutuar lidhur me kërkesën e Valmire Bllacën për ta futur në listë të zezë të kompanisë “Sallahu” SH.P.K.

“Sekretari i MI Izedin Bytyqi më ka kërkuar mua në cilësinë e udhëheqësit të divizionit të projektit edhe kjo çika e departamentit ligjor, Mexhide në takim me zyrën e sekretarit në lidhje me një ankesë që është bërë nga Operatori Ekonomik ‘Sallahu’, e ka lyp mendimin tonë, në lidhje me vlerësimin e një tenderi për ndërtimin e urës M9 Pejë – Kuqisht” – tha Merovci.

Në fund është dëgjuar edhe dëshmitari Shaban Krasniqi i cili ishte gjeodet në kompaninë “Sallahu” SH.P.K.

Me të përfunduar faza e dëgjimit të dëshmitarëve, gjyqtari Avni Syla njoftoi të pranishmit në sallë se meqë nuk ka asnjë propozim për plotësimin e provave, do të kalohet në fazën e dhënies së mbrojtjes nga të akuzuarit.

Ky rast po gjykohet nga gjykatësit Avni Syla, kryetar i trupit gjykues, Alban Ajvazi dhe Sulltane Hoti – anëtarë. Aktakuza përfaqësohet nga prokurori i krimeve të rënda, Bashkim Zeqaj.

Sipas aktakuzës, i pandehuri Begzad Musliu, në nëntor të vitit 2020 i kishte tejkaluar kompetencat e tij në cilësinë e drejtorit të Njësisë së Auditimit të Brendshëm në Ministrinë e Infrastrukturës ashtu që ka kryer auditimin e lëndës së prokurimit vetëm me kërkesën e operatorit ekonomik “Sallahu” SH.P.K., gjë që është e ndaluar me ligj.

Auditimi i lëndës së prokurimit është bërë për projektin me emrin “Ndërtimi i urës në zgjerimin e rrugës nacionale N9, segmenti Pejë – Kuqishtë me lokacionin Drelaj”./Media Ndërtimi

Continue Reading

Aktuale

Publikohet platforma digjitale për historinë e Prishtinës

Published

on

Historia qindravjeçare e Prishtinës tash e tutje do të mund të njihet edhe përmes platformës digjitale “Prishtina në histori”.

E krijuar nga “Trembelat”, kjo platformë prezanton qindra dokumente origjinale për Prishtinën, që nga shekulli i 13-të.

Përmes një komunikate për media, “Trembelat” kanë bërë të ditur se platforma digjitale (qerthulli) “Prishtina në histori” përmbledh një grumbull digjital të teksteve, hartave, gravurave, fotografive dhe punimeve rreth historisë së qytetit të Prishtinës që kapin kohën prej fundit të shekullit 13-të deri në vitete e para të shekullit 20-të.

Në Arkivin e Prishtinës, pjesë e Komunës së Prishtinës, rishtazi janë sjellë rreth 38,598 dokumente osmane, të cilat dokumentojnë historinë e Prishtinës prej shekullit të 15-të deri në shekullin 20-të, shumica prej tyre, siç thuhet në komunikatë janë krejt të pastudiuara dhe të panjohura për publikun.

Në anën tjetër, po sipas komunikatës, shumë studime të cilat janë bërë bazuar në arkivat e Romës, Venedikut dhe Dubrovnikut mbesin në sirtarë të bibliotekave dhe njihen vetëm prej një grupi të vogël specialistësh.

“Këto të dhëna, por dhe të tjera që kanë të bëjnë me të kaluarën e Prishtinë, nga arkiva, biblioteka e koleksione janë mbledhur dhe do të vazhdojnë të mblidhen në fazat e tjera të këtij projekti (Prishtina në histori)”- thuhet në komunikatën e ‘Trembelave”.

Po siaps komunikatës, në mesin e materialeve të botuara janë edhe rreth 100 dokumente origjinale të përkthyera, si shtesë për tekstet e shkruara enkas, e artikuj të rëndësishëm nga e kaluara që meritojnë të lexohen më gjerësisht, pjesa më e madhe e tyre, sic thuhet më tej në komunikatë, janë botuar në këtë fazë fillestare.

Platforma është iniciativë e “Trembelave” me siglën botuese “Varg” e mbështetur financiarisht nga Komuna e Prishtinës, në partneritet të ngushtë edhe me Arkivin e Prishtinës, të cilët edhe kanë mundësuar qasjen në dokumentet nga arkivat osmane, që në vitin 2018 janë sjellë në kopje digjitale te ky arkiv./Media Ndërtimi

Continue Reading

Trending