Connect with us

Ambienti

Ankesat për zhurmë, lokaleve në qendër të Prishtinës u caktohet orari i punës

Published

on

Zhurma nga kafenetë e klubet e natës, janë ndër ankesat më të shpeshta të banorëve të Prishtinës.

E bashkë me zhurmën, e cila nuk është e rregulluar përmes ndonjë rregulloreje të komunës, problem i madh është edhe orari i gjatë i punës për gastronmët, sidomos në zonat e banuara.

Për këtë komuna e Prishtinës tashmë ka dalë me projekt rregulloren ku parashihen edhe masat mbrojtëse nga ndotja akustike e po ashtu edhe rregullimin e orarit të punës.

Kjo rregullore e cila parashihet të hyjë në fuqi nga 3 janari i vitit 2023, masën mbrojtëse nga ndotja akustike do ta aplikojë 24 orë në ditë.

E ndarë në ditë, mbrëmje dhe natë, masa mbrojtëse nga ndotja akustike do të aplikohen me decibel të caktuar që përfshinë 50 deri në 65 decibel për 3 zona të ndryshme.

Në zonën e parë ku përshihet si zonë e pushimit apo rekreacionit, gjatë ditës dhe mbrëmjes do të lejohet zhurma deri në 50 decibel, ndërsa gjatë natës në 40 decibel.

Në zonën e dytë përfshihet zona mikse që përfshihen edhe lagjet, gjatë ditës dhe mbrëmjes do të lejohet zhurma deri në 60 decibel, ndërsa natën 50 decibel.

Ndërsa në zonat industriale, gjatë ditës dhe mbrëmjes 65 decibel, ndërsa natën 55 decibel.

Për të mundësuar aplikimin e kësaj, kryeqyteti do t’ua siguroj lokaleve pajisjet për matjen e nivelit të zhurmës.

Me këtë rregullore do të ndryshohet edhe orari i punës nga ai që ka qenë deri më tani me vendim të ish-kryetarit, Shpend Ahmeti.

“Kafene dhe restorante gjatë verës është 6 deri në ora 24:00, dimrit 7 deri në orën 24:00. Klubet e natës gjatë verës në zonë urbane 24:00 deri në orën 03:00. Në zonë industriale gjatë verës do të jenë të hapura nga ora 24:00 deri në orën 5:00.Dimër në zonën urbane 23:00 deri në ora 2:00, edhe në zonë industriale njësoj. Të tjera që nuk hynë në klubet e natës dhe kafe-bare e kanë orarin 6-24 gjatë verës dhe 7 -24 gjatë dimrit”, tha Sahatçiu.

Ndërsa gjatë verës, nga 15 korrik deri më 15 gusht, gastronomët mund të operojnë 2 orë më gjatë.

Por se sa është e aplikueshme kjo rregullore kanë dyshimet e tyre gastronomet.

Arian Vranica, sekretar i përgjithshëm i Shoqatës së Gastronomeve të Kosovës, thotë se krahas kësaj rregulloreje që po aplikohet, eksiton edhe ligji për rendin dhe ruajtjen e qetësisë publike.

“Në bazë të ligjit për tregti të brendshme autorizohen nivelet lokale që të përcaktojnë orarin e punës. Ndërsa në bazë të ligjit për qetësinë publike është rregulluar çështja e zhurmës e cila nuk ka qenë e harmonizuar me orarin e punës e cila ka qenë e lejuar deri në ora 10:00 ndërsa punën e kemi pasur të ndamë në dy sezoni, në sezonin e verës dhe sezonin e dimrit. Dhe tani e kemi një rregullore e cila i ka të caktuara dy, përkatësisht e ka edhe orarin e punës edhe zhurmën. Si ekzistojnë autorizimet në pajtueshmëri me ligjin për rendin dhe ruajtën e qetësisë publike sepse nuk kemi parë një autorizim të tillë që i autorizon nivelet lokale, edhe qysh mundet mu bë ky harmonizim pasi këto dyja mbrohen nga ligje të ndryshme. A kemi me pas probleme prapë në Inspektorat që të thirret ligjin për rendin dhe qetësinë publike sepse miratohet në parlament”, tha Vranica.

Ndërsa, gastronomet e tjerë patën sugjerime për ndryshimin e disa pikave brenda rregullores.

E për krijimin e kësaj rregulloreje pajtohen përfaqësuesit e lagjeve të Prishtinës.

Klubet e natës që punojnë pas orës 24:00, do të paguajnë një taksë prej 10 mijë e 950 euro në vit, apo rreth 30 euro për ditë. ndërsa kategoritë e tjera do paguajnë taksë prej 10 euro në ditë, apo 3560 euro në vit.

Ndërsa, për të gjithë ata që tejkalojnë zhurmën e përcaktuar, do të ketë edhe gjoba prej 500 deri në 5000 euro./Media Ndërtimi

Ambienti

Akullnajat zvicerane humbin 10 për qind të masës brenda dy vjetëve

Published

on

Akullnajat zvicerane kanë përjetuar humbje ekstreme të masës – rreth 10 për qind – në dy vjetët e fundit, ka thënë Komisioni Zviceran për Vëzhgim të Kriosferës, me seli në Gjenevë.

“Një vit ekstrem përcillet me një tjetër. Akullnajat në Zvicër kanë humbur 6 për qind të masës më 2022. Megjithatë, më 2023 është regjistruar edhe një humbje tjetër prej 4 për qind, çka përbën zvogëlimin e dytë më të madh prej fillimit të matjeve”, ka thënë Komisioni.

“Akullnajat zvicerane janë duke u shkrirë me ritëm të shpejtë. Shpejtësia është dramatike, pasi sasia e akullit të shkrirë në vetëm dy vjet është i ngjashëm me periudhën 1960 – 1990”, ka thënë ky trup.

Si arsye për një shkrirje të tillë është përmendur sasia e vogël e reshjeve të borës në periudhën 2022-23 dhe temperaturat tejet të larta në verë.

Një pjesë e akullnajave është zhdukur plotësisht.

Shkrirje është regjistruar edhe në luginat Valais dhe Engadin, ku akulli gjendet në lartësi prej mbi 3.200 metrave.

Mesatarja e humbjes së akullit në këtë zonë ka shkuar në 3 metra./Media Ndërtimi

Continue Reading

Ambienti

Krimi mjedisor zë vend të konsiderueshëm në raportin e Indeksi Global për Shqipërinë

Published

on

Sipas indeksit global të krimit të organizuar të publikuar së fundmi nga Iniciativa Globale në rajonin e Ballkanit Perëndimor, Shqipëria vijon të ketë elementë të pranishëm të krimit në fusha të rëndësishme jetësore sikurse tregtia, mjedisi, ekonomia e siguria kibernetike.

Sipas raportit Shqipëria është një vend burimi dhe tranzit i lëndës drusore ilegale në Evropë.

“Prerjet e paligjshme janë veçanërisht të përhapura në rrethin verilindor të Elbasanit dhe në qarkun jugor të Vlorës. Një ndalim 10-vjeçar i eksportit u vendos në vitin 2016 dhe frenoi me sukses disa prerje të paligjshme”.

Trafikimi dhe tregtia e paligjshme e kafshëve dhe hspendëve është një formë e zakonshme sipas raportit.

“Megjithëse një ndalim mbarëkombëtar i gjuetisë ka kërkuar të kufizojë gjuetinë pa leje, aktivitete të tilla vazhdojnë të jenë të përhapura për shkak të zbatimit joadekuat të këtij ndalimi. Trafikimi i paligjshëm në internet i lëkurës së gomarit është bërë i përhapur vitet e fundit”.

Nxjerrja e paligjshme e burimeve natyrore vijon të mbetet një problem thekson raporti. Lehtësuar kjo edhe nga korrupsioni në zyrat shtetërore.

“Si një vend prodhues nafte, Shqipëria është shtëpia e një tregu të vogël, por të dukshëm për nxjerrjen e paligjshme të naftës, i cili lehtësohet nga praktikat korruptive nga ana e zyrtarëve shtetërorë”.

Pavarësisht statusit të veçantë të mbrojtur, nxjerrja e paligjshme e gurit dhe mermerit është evidentuar edhe në vargmalin e Tomorrit, thuhet më tej në raport./Media Ndërtimi

Continue Reading

Ambienti

Publikohet Raporti i Vërshimeve në Kosovë për periudhën Nëntor 2022

Published

on

Ministria e Mjedisit dhe Autoriteti i Rajonit të Pellgjeve Lumore kanë publikuar Raportin e Vërshimeve në Kosovë. Raporti i përgatitur përfshin periudhën kohore të vërshimeve me datë 20-22 nëntor 2022.

Ky Raport është bërë me qëllim të regjistrimit të zonave të vërshuara në territorin e Republikës Kosovës duke u bazuar në informatat e të gjithë akterëve relevant.

Të dhënat e këtij raporti janë nxjerrë nga raportet e drejtorive komunale, ku janë dhënë informacione për vërshime në toka bujqësore, në shtëpi private, infrastrukturë dhe ekonomi familjare.

Qëllimi bazë i këtij raporti është vlerësimi i këtyre vërshimeve të fundit në Kosovë, si dhe nxjerrja e përfundimeve dhe rekomandimeve për të shtuar ndërgjegjësimin dhe sensibilizimin e gjithë aktorëve përgjegjës.

Vërshimet përfshijnë gati çdo vit sipërfaqet e fushave në Kosovë, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme ekonomike dhe mjedisore. Shumica e lumenjve nuk kanë shtretër që mund t’i pranojnë plotat maksimale dhe si pasojë kemi vërshimet të përmasave të këtilla. Gjendja në terrenet e vërshuara është e ilustruar edhe me anë të fotove brenda këtij raporti.

Kushtet natyrore të Kosovës janë të tilla, ku pjesët e rrafshëta të territorit janë të përshtatshme dhe me

potencial për shtrirjen e vendbanimeve, vendosjen e industrisë, zhvillimin e infrastrukturës, ndërsa malet qe shtrihen për rreth ngriten gati vertikalisht, gjë që kushtëzon rrjedhjen e shpejt dhe me plota maksimale të ujë rrjedhave.

Karakteristikat e ndryshme morfologjike në terren, fushat e gjera të rrethuara me male, rezultojnë në intensitetin e shpejtë të vërshimeve që kategorizohen si vërshime të zgjeruara dhe dinamike dhe i përkasin vërshimeve të zgjeruara dhe dinamike./Media Ndërtimi

Ky është raporti:

https://mmphi.rks-gov.net/MMPHIFolder/DocumentsFiles/2023_9dcc8b4b-324f-4f44-a894-918c29d7558d.pdf?fbclid=IwAR3ExuFM15K4lOl1Kn54niuboWzqHZq1GAmq31P08kMS1Mld8wb-y6DkgjQ

 

Continue Reading

Trending