Connect with us

Ambienti

Aktivitetet e njeriut, kërcënim serioz për humbjen e biodiversitetit në Kosovë

Published

on

Kosova edhe pse është vend me biodiversitet të pasur, megjithatë përballet me sfida që e kërcënojnë ruajtjen e tij. Faktori njeri ka ndikim kryesor në këtë drejtim, prandaj nevojitet mobilizimi i shoqërisë që të mbrohen vlerat e ekosistemit dhe të biodiveristetit, në përputhje me Agjendën 2030 përkatësisht objektivat e Zhvillimit të Qëndrueshëm.

Të gjitha gjallesat kanë rolin e vet të veçantë në zinxhirin jetësor të planetit Tokë. Njerëzit ndër vite kanë shkaktuar një disbalancë në natyrë që po e shpie Tokën drejt një shkalle të lartë të zhdukjes së specieve të ndryshme. Toka që nga viti 1970 ka pësuar një rënie mesatare prej 68% të popullatave të gjitarëve, shpendëve, peshqve, zvarranikëve dhe amfibëve. Humbjet më të mëdha janë shkaktuar nga shkatërrimi i habitateve të ndikuara nga bujqësia dhe prerjet e paqëndrueshme të pyjeve. Ndërsa ndryshimi i klimës, deri më tani nuk ka qenë shtytësi më i madh i humbjes së biodiversitetit, por pritet të marrë këtë rol në dekadat e ardhshme.

Në objektivën e 15-të të Agjendës 2030 si nën objektiv është përfshirë edhe ndërmarrja e veprimeve urgjente dhe domethënëse për të reduktuar degradimin e habitateve natyrore, për të ndaluar humbjen e biodiversitetit, duke mbrojtur dhe parandaluar zhdukjen e specieve të kërcënuara.

Kosova edhe pse një vend me një biodiversitet të pasur nuk përjashtohet nga ky rrezik . Pra, problemet si eksploatimi i burimeve natyrore, shpyllëzimi, trafikimi dhe gjuetia ilegale, bujqësia e paqëndrueshme, ndotja e burimeve jetësore, përdorimi i pesticideve, janë disa nga problemet që po kërcënojnë edhe biodiversitetin e vendit tonë.

Zonat më të pasura me florë dhe faunë në vend janë ”Malet e Sharrit” dhe “Bjeshkët e Nemuna”

*Analizë nga organizata Ec Ma Ndryshe.

Ambienti

Komuna e Prishtinës marrëveshje për menaxhimin e mbeturinave

Published

on

Komuna e Prishtinës, përkatësisht Drejtoria e Shërbimeve Publike, nënshkroi marrëveshje mirëkuptimi me Organizatën Green Art Center – Prishtina (GAC).

Qëllimi i marrëveshjes është bashkëpunimi dhe bashkërendimi i aktiviteteve të OJQ-së “GAC” dhe Komunës së Prishtinës, në përmirësimin e vazhdueshëm të sektorit për menaxhimin e mbeturinave, zhvillimin dhe implementimin e nismave, aktiviteteve dhe projekteve të përbashkëta, ngritjes së standardit të jetesës së qytetarëve dhe zgjidhjes së problemeve mjedisore.

Jemi të përkushtuar në përmirësimin e vazhdueshëm të shërbimeve për qytetarët dhe zhvillimin e projekteve të qëndrueshme mjedisore ./Media Ndërtimi.

Continue Reading

Ambienti

Kosova është zotuar për dekarbonizimin e plotë deri në vitin 2050

Published

on

Synimi për dekarbonizim të plotë deri në vitin 2050 është një synim ambicioz dhe mund të arrihet vetëm duke vendosur politika praktike për reduktimin e emetimeve të gazrave serrë, siç është taksimi i karbonit.

Emetimet e gazrave serrë nga dy termocentralet e Kosovës janë të niveleve shumë të larta. Sasia e karbonit që lirohet nga këto termocentrale është e dëmshme për mjedisin, shëndetin dhe zhvillimin e mëtutjeshëm të vendit.

Krahas të ardhmes së gjelbër dhe të qëndrueshme që Kosova synon, atëherë taksimi i karbonit do të kontribuojë në uljen e këtyre emetimeve dhe plotësimin e obligimeve që kemi lidhur me Traktatin e Komunitetit të Energjisë, Agjendën e Gjelbër për Ballkanin Perëndimor dhe Bashkimin Evropian.

Pikëpamjet e shprehura në këtë video janë të INDEP dhe në asnjë mënyrë nuk mund të konsiderohen si qëndrim i Fondacionit Kosovar për Shoqëri të Hapur./Media Ndërtimi.

Continue Reading

Ambienti

Nis faza e dytë e dezinsektimit në lagjet dhe fshatrat e Prishtinës

Published

on

Komuna e Prishtinës ka njoftuar se faza e dytë e dezinsektimit hapësinor në kryeqytet do të fillojë nesër, e enjte, me datë 30.06.2022, prej orës 19:30, ndërsa hudhja e larvicideve do të fillojë prej orës 09:00, sipas planit dinamik të operimit.

“Varësisht nga kushtet atmosferike, ju lusim të keni mirëkuptim nëse do të ketë ndryshim të datave.”, shkruan në njoftimin e Komunës./Media Ndërtimi.

Continue Reading

Trending