Connect with us

Aktuale

Abazi: Marrëveshja për Termocentralin “Kosova e Re” krimi më i madh

Published

on

Kundër marrëveshjes për ndërtimin e Termocentralit “Kosova e Re” e cila kontratë u publikua sot ka dalur sërish njohësi i çështjeve politike, Haki Abazi duke e quajtur marrëveshje mashtrimi.

Abazi ka theksuar se ky është krimi me i madh ekonomik që do të ketë pasoja 60 vjeçare.

Ai nëprmjet një shkrimi në profilin e tij në Facebook, ka drejtuar një sërë kritika ndaj Ministrit të Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka, përcjellë Ndërtimi.info

Abazi ka thënë se kjo marrëveshje është kundër zhvillimit ekonomik të vendit, e për të cilën vetë Lluka dhe Qeveria për këtë janë injorant e për të cilën nuk kanë njohuri.

Tutje ai është shprehur se ai Lluka është bërë peng dhe bashkëpuntor i Klanit Pronto duke i dhuruar Kosovës siç e quan ai fëmijës 10 vjeçar dhuratë për ditëlindje një torte të zezë prej qymyrit.

Ky është postimi i plotë pa ndërhyrje i Abazit në facebook:

Valdrin Llukaj, Qeveria dhe Termocentrali “KOSOVO e RE”- Krimi me i madh ekonomik me pasoja 60 vjecare.

Ajo qe keni publikuar sot eshte marreveshje mashtrimi, kunder zhvillimit ekonomik te vendit dhe keni treguar qe ju si Minsiter dhe Qeveri ne te cilin beni pjese jeni injorant, joprofesional dhe nuk keni aspak njohuri. Ju ne fakt jeni duke shkaterruar te ardhemen e nje vendi te vogel dhe ne asnje menyre nuk jeni te percaktuar per Integrime Rajonale dhe Evropiane ashtu siq flisni. Ju jeni bere peng dhe bashkepunetore te Klanit PRONTO.

Ne anen emocionale/ njerezore, ju sot keni konfirmuar qe ketij femiju 10 Vjecar, per ditelindje i keni dhuruar nje torte te zeze prej QYMYRI. Paramendojeni nese vajza jote ose femiju i kujtedo ne qeveri do te merrte nje torte, dhurate te zeze, plot helm, ne dhjetevejtorin e pare te jetes dhe qe do te duhet te jetoje me te plot 60 vite. Ju garantoj qe ardhmeria e atij femiju do te jete zeze, e mbuluar me pluhur, e shkretuar, me mushkeri te demtuara dhe trurin e pazhvilluar per shak te perberjes se grimcave helmuese dhe ndoteseve tjere.

Nga ana shendetit publik: Ne kemi nje trup/ organizem energjetik ne Kosove qe ka humbje te energjise nga te gjitha anet. Kjo humbje mund te krahasohet me nje trup qe ka rrjedhje gjaku dhe ju ne vend se te sheroni pjeset ku gjaku po humbet, ju po tentoni te vendosni edhe nje zemer tjeter per te pompuar gjak edhe me tutje. Ky intervenim eshte i pamenqur dhe e dergon trupin ne vdekje te pakthim.

Nga ana mejdisore: Ju ne konference per shtyp, hapur e keni thene qe duhet te siguroni ujin per ftohjen e turbinave; cilin uje, prej nga vjen ai uje, cka ju ben farmereve ai uje, a mund te merrni uje nga Ujmani qe me dialog ju keni dhene nen mbikqyrje qeverise se Serbise. Po ashtu ju jeni garantues te sigurimit te thengjillit, qe do te thote exproprimin te tokave te banoreve qe perveq qe duhet larguar banore, ju duhet te shkatrroni tokat pjellore, biodiversitetin e vendit dhe do hapni gropa te zeza per 60 vitet e ardheshme dhe jeni te obliguar te mengajoni materiet e rrezikshem te liruara. Duke qene se jeni Minisiter i Ekonomise do te duhej te kuptoni qe fjalia juaj se Qeveria E Kosoves nuk ka obligime financiare eshte absolutisht e pavertet. Uji, toka, zhvendosja, ndertimi i vendbanimeve, kompensimi, mengagjimi pluhurit dhe kemikaljeve te rrezikshme, dhe detyrimi per te blere te gjithe energjine edhe athere kur nuk ju duhet, perveq se eshte kosoto eshte projeksion qe deshton Kosoven B, perjashton investimet ne energji te ripertritshme dhe krijon situate ku eficienca eshte kunderproduktive ndaj marreveshjes per blerjen e obliguar te energjise se prodhuar nga ky Termocentral. Aq me teper ju jeni munduar qe me fjale te pergjithesuara dhe pa kuptim te mbani te mshehur faktin se i gjithe investimi ne fakt eshte barre ne konsumatorin dhe qytetarin e Kosoves. E para se qytetari i Kosoves nepermejt taksave do te paguaj gjitha kushtet qe duhet plotesuar qeveria e Kosoves, zhvendosjen, perpunimine thengjillit, sigurimin e ujit dhe gjitahshtu do te paguaj kostot e shendetit publik per 60 vitet e ardheshme qe jane me shume spitale dhe sherime jasht shtetit. Ne anen tjeter fatura e energjise do te kete rritje inkrementale qe do te arrije ne niveline 50% ne minimu. Ju duhet te tregoni qytetareve se per cfare kohe te kthimit te investimit behet fjale dhe se si ajo kosto do te perfshihet ne fature. Ju mendoni se ne jemi idiot dhe mendoni se nuk kuptojme qe askush nuk investion kapitalin privat pa llogarine plote te fitimit dhe nxjerrjes se investimit primar para doerezimit te asetit ne prone te dikuj tjeter. Dhe meqe askush nuk do ta blej ata do ta lene kete “kopil” tek dera e qeversie. Sigurisht ju nuk do te jeni aty ne ate kohe.

Per kend punoni ju sespe ketu nuk ka logjike ekonomike e as mbrojtje te interesit te publikut ketu matematika eshte qe ju keni bere nje krim te rende ekonomik.I vetemi aresyetim per vendimin tuaj eshte qe vertet ju duhet pluhur per te ju hedhur qytetareve syve qe t emos hohin se cfare jeni duke bere. Ne cilindo vend te botes Kryeprokurori do te fillonte procesin gjyqesor sepse ju bashe me Besim Beqaj, Blrenad Stavilevcin keni shkelur te gjitha procedurat perfshire edhe ligjin per prokurim publik dhe ligjet per mjedisin por edhe keni demtuar shtetin ne nivelin qe konsiderohet shkelje kushtetuese.

Ajo qe keni thene dhe eshte ne marreveshje qe poashtu eshte shume e rrezikshme qe kontraktori i ka bere kontratat siq ka dashur vet dhe prej ju kerkon “qymyr te qualitetit te caktuar dhe uje te kualitetit te caktuar” qe do te thote se ju do te merreni me tharjen e qymyrit dhe me pastrimine ujit per te realizuar funksinimin e Termocentrailit ne koeficientin e eeficences se garantuar. Ky eshte shume problem i madh, jo vetem per nga ana financiare direkte por edhe per justifikimet nga gjuah juridike qe krijon hapesire per investitorin me kerku nga Qeveria dhe buxheti i shtetit fonde shtese gjate gjithe kohes per shkak se Qeveria do te deshtoje ne vazhdimesi ne plotesimin e kushteve te parapra me marreveshje.

Te gjitha keto edhe shume pyetje tjera do te duhej te pergjigjen praprkisht ne Vleresimin e Impaktit Mjedisor, Social qe Banka Boterore dhe Qeverite e Kosoves qe 15 vite kane shpezuar me dhjetra miliona Euro dhe nuk ekane kryer asnjehre. natyrosht qe moskryerja eshte akt poltik sepse ky process dhe dokumenti do te tregonte se sa i pakuptimit ekonomikisht, financiarisht, cfare demi do te shkaktonte ne shendetin publik dhe cfare kosto ne shkaterrimin dhe degradimin e mjedisit do te kete. Meqe jemi ketu. Pyetja eshte ku ishte Banka Boterore sot, pse nuk ishte prezent dhe a keni grancion te BB, a ka pasur vendim te bordit te Bankes Boterore per te perkrahur kete Termocentral ” KOSOVO e Re”.

Krejt ne fund: e di qe ne publik Besim Beqaj, Blerand Stavilevci, Ilir Deda dhe njerez te tjere kane propaganduar qe une jam kunder Termocentralit “Kosova e Re” per shkak se paskam investime ne teknologjine e enregjsie se ripertritshme. Deklarohem publikisht qe kurr nuk kam pasur dhe as sot nuk kam asnje interes personal e as interest te dikujt tjeter e as nje lidhje me asnje lloj ivestimi te cfaredoshem ne Kosove apo kudo tjeter.

Aktuale

KRPP konfirmon se Komuna e Prishtinës shkel ligjin kur autorizon Arkitektin e Kryeqytetit të hap konkurse në emër të saj

Published

on

Komuna e Prishtinës i ka deleguar kompetencat zyrtare tek një kompani private për të cilën ka pasur dyshime edhe gjatë procesit të tenderimit të saj. Bëhet fjalë për kompaninë “Shërbimi i Arkitektit të Kryeqytetit” – SHAK, shkruan Demokracia.com.

Kompania “Shërbimi i Arkitektit të Kryeqytetit”, e cila një prej drejtuesve kryesorë e ka arkitektin Astrit Nixha është autorizuar nga Komuna e Prishtinës që të realizojë tenderë në emër të saj.

Komuna e Prishtinës para pak muajve ka lidhur kontratë trevjeçare me mbi 10 milionë euro, me një konzorcium të quajtur “Shërbimi i Arkitektit të Kryeqytetit” për konsulta dhe shërbime arkitektonike të kryeqytetit.

SHAK kohë pas kohe po hap thirrje për koncept-dizajne të çerdhe-kopshteve në Prishtinë, por edhe për projekte të tjera.

Komisionet vlerësuese të projekteve po caktohen nga vetë kompania private, duke u shmangur procedurat e Prokurimit Publik, meqë bëhet fjalë për projekte të interesit publik që do të financohen nga Komuna e Prishtinës.

Demokracia.com ka qenë në pritje të një opinioni sqarues nga ana e Komisionit Rregullativ të Prokurimit Publik për të mësuar nëse është ligjore apo jo që firmat private të organizojnë tenderë publikë në emër të komunës. Lidhur me këtë, Demokracia.com i ka parashtruar një varg pyetjesh KRPP-së, por ky institucion ka dhënë vetëm një përgjigje nga e cila rezulton se organizmi i konkurseve publike po bëhet kundërligjshëm.

“Konform nenit 87, paragrafit 2, nënparagrafit 2.8 të Ligjit Nr. 04/L-042 për Prokurimin Publik, i ndryshuar dhe plotësuar me Ligjin Nr. 04/L-237, Ligjin Nr. 05/L-068 dhe Ligjin Nr. 05/L-092, duke u bazuar në të dhënat e shkresës suaj, KRPP sqaron si në vijim: Në përputhje me paragrafin 2 të nenit 24 të LPP-së, Autoriteti Kontraktues (siç përkufizohet me nenin 4, paragrafin 1, nën paragrafin 1.13 të LPP-se) është përgjegjës për të siguruar që të gjitha aktivitetet e prokurimit të autoritetit të tillë kontraktues të ekzekutohen në përputhshmëri të plotë me këtë ligj. Në rast se Autoriteti Kontraktues nuk i ka kapacitetet profesionale për të hartuar një projekt, dizajn dhe/ose koncept dizajn, mund të angazhojë konsulent individual apo kompani konsulente përmes procedurave të prokurimit të përcaktuara me këtë ligj, ndërsa aktivitetet e prokurimit është përgjegjës t’i kryej vetë Autoriteti Kontraktues”, ka bërë të ditur për Demokracia.com, Departamenti i Rregullave të KRPP-së.

Lidhur me këtë çështje, Demokracia.com ka kërkuar një sqarim nga Komuna e Prishtinës, por Zyra për Informim nuk është përgjigjur në këto pyetje: “Ju lutem a mund të sqaroni procesin për konkurset e projektimit që organizohen nga firma “SHAK” shpk dhe OJQ KAF? Si mund të ankohen kompanitë ofertuese në rast të pakënaqësive? Në cilën bazë ligjore jeni bazuar që firma private dhe QJQ-të të organizojnë konkurse projektimi për Komunën?”.

“Shërbimi i Arkitektit të Kryeqytetit SH.P.K.” është regjistruar në Agjencinë e Regjistrimit të Bizneseve të Kosovës më 27 qershor 2023, si shoqëri me përgjegjësi të kufizuara. Pronarë të saj janë ANARCH SH.P.K. dhe Ardi CC L.L.C. E para është në pronësi të Astrit Nixhës, ndërsa e dyta në emër të Albi Shita. Kjo kompani në vitin e kaluar ka dalë fituese e tenderit që quhet “Konsulencë për themelimin e Shërbimit të Arkitektit të Kryeqytetit për nevojat e Komunës së Prishtinës”./Media Ndërtimi

Continue Reading

Aktuale

Pas Danimarkës, edhe Belgjika propozon ta ndërtojë një burg në Kosovë

Published

on

Pas Danimarkës, edhe në Belgjikë është hedhur ideja për ndërtimin e një burgu në Kosovë ku shteti belg do t’i sillte të burgosurit pa dokumente për të vuajtur dënimin. Këtë ide e ka thënë deputeti belg Theo Francken nga partia “N-VA” në një intervistë për gazetën “Het Nieuwsblad”.

Sipas deputetit Francken, kjo ide përshtatet në mënyrë të përkryer me ndalimin e azilit, gjë që partia e tij e ka kërkuar prej kohësh.

Propozimi i deputetit Francken është përfshirë në manifestin zgjedhor të N-VA. Ai e sheh edhe si zgjidhje për dekonstruksionin e burgjeve.

Mediat belge shkruajnë se stafi i burgjeve belge do të jetë i lumtur për një ide të tillë, megjithatë sa është e realizueshme?

An-Sofie Vanhouche, profesoreshë e kriminologjisë në VUB, ka zbutur pritshmëritë lidhur me këtë ide. Sidomos nëse krahasimi bëhet me Danimarkën, sepse marrëveshja Danimarkë-Kosovë nuk është zhvilluar plotësisht.

“Burgu në vetvete është ndërtuar tashmë. Megjithatë shumë gjëra duhet të rregullohen dhe shumë mbeten të paqarta,” tregon Vanhouche nga bisedat që ajo pati me kolegët e saj danezë në shkurt.

Ndërtimi i një objekti është mjaft i thjeshtë, transferimi i njerëzve në Kosovë nuk është, thotë ajo.

“Të arrestuarit nuk duan thjesht të transferohen në një vend tjetër. Vetëm për shkak se janë dënuar nuk do të thotë se ata nuk i ruajnë të drejtat e tyre.”, ka thënë ajo.

Vanhouche ka ngritur edhe pikëpyetje nëse mund të garantohen të drejtat e njeriut në burgjet në Kosovë.

“Ky është problemi i parë për Danimarkën. Shumë avokatë nuk e konsiderojnë këtë të realizueshme.”, ka shtuar ajo./Media Ndërtimi

Continue Reading

Aktuale

Mbahet “Konferenca Studentore Ndërkombëtare e Inxhinierisë së Ndërtimit” (ISCCE 2024)

Published

on

Sot, në mjediset e Fakultetit të Inxhiniersië së Ndërtimit këtu në UP, filloi maratonën tre-ditore “Konferenca Studentore Ndërkombëtare e Inxhinierisë së Ndërtimit” (ISCCE 2024). Rektori i Universitetit të Prishtinës, Prof. Qerim Qerimi, bashkë me Rektorin e Universitetit Politeknik të Tiranës, Prof. Andrea Maliqari, dhe Dekanët e Fakulteteve të Inxhinierisë së Ndërtimit në Prishtinë, Prof. Florim Grajçevci dhe Tiranë, Prof. Neritan Shkodrani, nën një tempull të dijes ngritën në piedestal arritjet e studentëve të fushave të inxhinierisë së ndërtimit, duke i kurorëzuar në këtë Konferencë Ndërkombëtare.

Në panele të rezervuara iu kushtua rëndësi edhe folësve të ftuar nga anë e mbanë bota. Profesorë e inxhinierë të shquar nga Prishtina, Tirana, Stambolli, Praga, Vjena e Shkupi, shpalosën para më shumë se 300 pjesëmarrësve, hulumtime shkencore e tema inxhinierike të prekura për herë të parë në rajon.

Ky event i shënuar është arritje e madhe për të gjitha institucionet e Universitetit të Prishtinës, marrë parasysh gamën e madhe shkencore që po e shpalosë.

Nën organizimin e Fakulteteve të Inxhinierisë së Ndërtimit në Universitetin e Prishtinës dhe Universitetin Politeknik të Tiranës, sot filloi kjo konferencë me përmasa tejet të kënaqshme duke ngritur nivelin akademik të studentëve në Universitetin tonë dhe më gjerë.

Maratona e kësaj ngjarje të shënuar vazhdon edhe për dy ditë të tjera radhazi, për të shpërfaqur edhe punën e shkencore të studentëve pjesëmarrës./Media Ndërtimi

Continue Reading

Trending