Connect with us

Arkitekturë

Objektet që arritën rekordet botërore në ndërtim

Published

on

Idetë dhe sugjerimet për arkitekturën nga më të ndryshmet ka bërë namin viteve të fundit, duke sjellë në syrin e njeriut atë që dikur kishte vetëm në imagjinatë.

Ndërtimet e shumta përmes arkitekturave moderne kanë sjellë edhe garën, duke arritur edhe rekordet botërore në ndërtim, gjë e cila rrallë herë ndodh, shkruan Ndërtimi.info

Nëse fati i mirë, projektimi dhe financimi janë në anën tuaj, arkitektura dhe teknologjia mund të arrijnë majat e ndërtimit të suksesshëm.

Burj Khalifa Burj Dubai: Rreth 2.723 metra e lartë  dhe ka 163 kate. Burj Khalifa ndodhet në Dubai, Emiratet e Bashkuara Arabe, dhe është ndërtesa më e lartë e bërë nga njeriu në botë, në 829,8 m (2.722 ft). Ndërtimi i saj filloi më 21 shtator 2004, dhe ka përfunduar më 1 tetor 2009. Arkitektura e kullës së dhe punët inxhinierike janë kryer nga Skidmore, Owings dhe Merrill të Çikagos, me Adrian Smith si kryearkitekt, dhe Bill Baker si kontraktori kryesor strukturor ndër kompanitë kryesore ishte Samsung C & T e Koresë së Jugut. Investimi i planifikuar në Burj Dubai është më shumë se 8 miliard dollarë.

Kulla “Capital Gate”, është ndërtuar nga kompania “Abu Dhabi National Exhibitions” (ADNEC) dhe është një kompleks ekspozitash,rreth 160 metra e lartë dhe ka 35 kate. Ndryshe nga kulla e Pizës, arkitektët e saj kanë kërkuar vetë që ky qiellgërvishtës të jetë i pjerrët duke filluar nga kati i 12-të. Ndërtesa është njohur nga libri i rekordeve Gines si kulla më e pjerrët në botë, me një pjerrësi prej 18 gradësh, ose katër herë më tepër se kulla e Pizës, njofton shtypi arab. Kulla, ka përfunduar  në fund të vitit 2010 dhe të përfshin brenda saj një hotel me pesë yje si dhe disa zyra.

Bëhet fjalë për qendrën më të madhe tregtare në botë të quajtur “Dubai Mall” që gjendet në ndërtesën Buruxh Halifa është një parajsë e vërtetë për të gjithë ata që i kanë xhepat e thellë dhe janë të varur nga shopingu. Se sa është qendra e madhe, për të gjithë të interesuarit, do t’u duhen disa ditë për ta vizuar të tërën.

Kjo qendër është hapur në vitin 2008, kur momentalisht në të janë të hapura mbi 1200 dyqane, ku janë të prëfaqësuar brendet më të mëdha dhe më të njohura botërore, ku gjithahsut bëjnë pjesë edhe shitorja më e madhe e ëmbëlsirave në botë, restorantet elitare, kino, pistë e patinazhit, teatër dhe akuariumi gjigand.  Se sa e vizutuar është kjo qendër vlen statistika e vitit të kaluar ku thuhet se vetëm për vitin 2012 kjo qendër është vizuat nga 65 milion njerëz.  Në vijim të gjithë ata që nuk kanë mundësi ta vizitojnë realisht ju mundësojmë disa sekuenca në foto dhe video nga kjo qendër.

Ura e Margaritarit, Akashi Kaikyo, Japoni . Strukturat elegante janë bërë thjesht nga varja e urës nga kabllot e çelikta ndërmjet kullave.

Edhe pse urat e varura nuk mund të maten me atë që qëndrojnë mbi shtylla në ujë, ato duken më të lehta, më të fuqishme dhe më të bukura. Ura e Margaritarit është më e bukura ndër to. Me tri sajle të bashkuar, dy me nga 960 metra dhe njërën 1.990 metra, Margaritari shtrihet nga qyteti Kobe deri te ujdhesa Avaxhi e cila nuk është rastësishme të jetë Meka japoneze për prodhimin e margaritarëve. Ura  përballon kushtet ekstreme atmosferike, erërave që fryjnë deri në 288 km/h dhe tërmeteve deri në 8,5 shkallë të Richterit. Në dritën e ditës kabllot japin pamjen e margaritarit.

Ura më e lartë  Viadukt në Millau, Francë. Millau, qytezë në jug të Francës ishte i njohur jo vetëm me tollovitë në komunikacion por edhe me turistët që ktheheshin rrugës për në Spanjë. E falë urës, qyteti është bërë një nga atraksionet turistike. Ura i ka shtyllat e larta 245 metra dhe ato e bëjnë rrugën më të lartë në Evropës, 343 metra mbi tokë (në pikën më të lartë).

Diga më e madhe në botë, Three Gorges Dam në Kinë. Mendohet të jetë më e fuqishme se 15 reaktorë bërthamorë së bashku!  E quajtur diga e tre grykave është hartuar për të përballuar përmbytjet e mëdha gjatë periudhave me reshje të larta shiu, Three Gorges Dam, është një arritje madhore e inxhinierisë moderne, që arrin të “kapërdijë” deri në 70.000 metra kub ujë në skedon dhe që shndërrohet në energji elektrike. “Fuqia totale e prodhimit të 22.500MË, përcakton Three Gorges Dam, si hidrocentralin më të madh në botë dhe burmim më të madh të energjisë së pastër”, deklaroi drejtori ekzekutiv i China Yangtze Poëer Co. Ltd. Ndërkohë, përfundimi i punimeve të kësaj vepre –dhe vënien në funksion të gjeneratorit të tretë- arrihet në një moment kut përmbytjet në rajon kanë qenë më tragjike se ato të vitit 1998, të shënuarat si më shkatërrueset. Përmbytjet ka qenë njëri një shkaqet kryesore të nisjes së këtij super-projekti.

_0004_The Boeing Plant, USA

Fabrika më e madhe prodhuese e avionëve Boeing, në Everett , Ëashington . Ndërtimi i avionëve të mëdhej kërkon hapësira të medha ndaj është liston  fabrikën si ndërtesën më të madhe për prodhimin e avionëve në botë . Fillimisht e ndërtuar në vitin 1966, objekti ende përdoret për të ndërtuar të gjitha llojet e avionëve Boeing  duke përfshirë edhe gjeneratën  e fundit 747 , 767 , dhe 777 Dreamliner e ri . Ndërtesa ka qenë zgjeruar tri herë që nga viti 1966 – një herë në vitin 1980 për të akomoduar 767 linja prodhimi dhe përsëri më 1993 për të strehuar 777 të linjës së prodhimit,  dhe tani mbulon një sipërfaqe prej 39.8 hektarësh. Vëllimi total i ndërtesës është 13.3 milion € metra kub. Prodhimi në uzinë ndryshon sipas kushteve  funksionale të  tregut.

_0009_9

Ishulli në formë të Palmës, Jumeirah është një ishull artificial, ishulli i parë dhe më i vogël në kuadër të Ishujve Palmore, të krijuara në bregun e Dubait, në Emiratet e Bashkuara Arabe. Ishulli në formë të palmës është aq i madh saqë mund të shihet edhe nga Stacioni Ndërkombëtar i Gjithësisë. Momentalisht në të gjenden shtëpitë luksoze si dhe qendra e madhe turistike “Atlantis, The Palm” dhe nuk ka mëdyshje që në të do të ketë edhe shumë hotele të tjera super luksoze. Ndërtimi i këtij ishulli filloi në vitin 2001 dhe që nga ajo kohë, ky ishull mund të thuhet lirisht që e ka dyfishuar gjatësinë e bregut të Dubait.

_0007_Dubai Airport

Areoporti Ndërkombëtar i Dubait  ndodhet në zemër të Dubait . Nuk do ta besoni por është aeroporti që përballon më së miri trafikun ajror dhe fluksin e pasagjerëve  që është ndërtuar ndonjëherë. Terminali ka një hapsirë rreth  1.456.000 metra katrorë. Aeroportika një  potencial  për të përballuar rreth 75 milionë udhëtarë çdo vit . Terminali  do të ketë një kapacitet maksimal vjetor prej 43 milionë udhëtarësh .

_0005_Kulla Q1- Australi

Kulla e lartë Q1 në Queensland, Australi. Kjo ndërtesë është  323m e latë dhe 78-katëshe . Ndërtimi i kësaj kulle  ka përfunduar në 2005 dhe renditet e 28-ta në listën e ndërtesave më të larta në botë.

Click to comment

You must be logged in to post a comment Login

Leave a Reply

Arkitekturë

Çfarë është arkitektura kinetike?

Published

on

Dizajni kinetik është bërë një pjesë thelbësore e zhvillimit arkitektonik, nga shpikja e urave të lëvizshme në Egjiptin e lashtë deri te dhomat rrotulluese në shtëpinë e Sharifi-ha. Megjithatë, si arritëm nga kjo në këtë? Për të kuptuar konceptin e arkitekturës kinetike, le të hedhim një vështrim më të thellë në origjinën e saj.

“Kinetic” rrjedh nga fjala greke kinētikos, që do të thotë “lidhur me lëvizjen muskulare”, ndërsa përkufizimi arkitektonik është koncepti “lejimi i pjesëve të një strukture të lëvizin, pa zvogëluar integritetin strukturor”. me fjalë të tjera, është arkitekturë në formën e një trupi në lëvizje.

Një nga format më të hershme të arkitekturës kinetike është tenda e beduinëve, e përdorur në Afrikën e lashtë. Kjo strukturë elastike ftohëse është e adaptueshme ndaj klimës së shkretëtirës dhe urës së lëvizshme, një mekanizëm mbrojtës i zhvilluar në Egjipt dhe më vonë i përdorur zakonisht në shekullin e 15-të.

Megjithatë, arkitektët filluan të pranojnë konceptin e Arkitekturës Kinetike vetëm në fillim të shekullit të 20-të. Shembuj janë vizatimet e Yakov Chernikhov në Fantazitë arkitekturore dhe koncepti i pandërtuar i Thomas Gaynor për Ndërtesën Rotary në 1908, megjithatë këto botime ishin ende thjesht teorike.

Një projekt që u ndërtua ishte Villa Girasole nga inxhinieri i Marinës Angelo Invernizzi. E ndërtuar në vitin 1935, ajo është një shtëpi rrotulluese që ndjek lëvizjen e diellit për të maksimizuar nxehtësinë dhe dritën në brendësi. Girasole, e cila në italisht përkthehet në Luledielli, ndodhet në një bazë rrethore me diametër 44 metra dhe është një vepër e jashtëzakonshme arkitekturore e ndërtuar gjatë epokave të arkitekturës funksionaliste dhe futuriste.

Më vonë në shekullin e 20-të, arkitektët e zhvendosën fokusin e tyre në arkitekturën kinetike. Teori të tilla si Manifesti i Arkitekturës Mobile të Yona Friedman dhe Planifikimi Hapësinor i Qytetit, Pallati i Argëtimit të Cedric Price dhe Qyteti Plug-in i Peter Cooke u botuan. Megjithatë koncepti i arkitekturës kinetike u prezantua për herë të parë në vitin 1970 nga William Zuk, i cili botoi librin Kinetic Architecture. Kjo tërhoqi më tej interesin për konceptin kinetik ndërsa u zhvilluan shkenca kompjuterike dhe teknologjitë e ndërtimit.

Shembuj të tjerë përfshijnë shtëpinë Sharifi-Ha, e cila siguron vëllime banimi që rrotullohen për t’u kthyer në tarraca në verë dhe mbyllen në dimër, dhe Muzeu i Artit Milwaukee, me mburojën e tij të lëvizshme të diellit, i përbërë nga 72 pendë çeliku që palosen dhe shpalosen. sipas kohës së ditës, dhe Kulla Al Bahar, me një fasadë që ndjek lëvizjen e diellit për të çuar panelet e tekstilit me fije qelqi në formë ylli të hapen dhe mbyllen, duke mbrojtur banorët nga nxehtësia dhe shkëlqimi diellor.

Ka shumë shembuj të tjerë që shfaqin mundësitë e pafundme të arkitekturës kinetike, por në fund të fundit, dizajni kinetik ka ndikuar në ndërtesa në parametra të tillë si koha, moti, energjia dhe nevojat njerëzore që nuk janë statike, por më tepër dinamike. Si rezultat, dizajni kinetik i lejon ndërtesat të zhvillojnë sisteme komplekse që u përgjigjen nevojave të tyre të veçanta./Media Ndërtimi

Continue Reading

Arkitekturë

Rizhvillimi “i shëmtuar” në Liverpool, fiton çmimin për ndërtesën më të keqe të Britanisë

Published

on

Rizhvillimi i Lime Street në Liverpool nga studio britanike Broadway Malyan është emëruar ndërtesa e re më e keqe në vend në Kupën Carbuncle të këtij viti.

Organizuar nga revista e Mbretërisë së Bashkuar The Fence, gjyqtarët zgjodhën rizhvillimin e Lime Street si “ndërtesën e re shumë të keqe në Britani”, që kur konkursi u zhvillua për herë të fundit në 2018.

“Që nga shikimi i parë, dy nga paneli ynë e kishin këtë si përzgjedhjen e tyre numër një, dhe ndërsa lista e gjatë u ngushtua në një listë të ngushtë, kjo pjesë e tmerrshme e fatkeqësisë arkitekturore vazhdoi të qëndronte jashtë,” tha The Fence në njoftimin e çmimit.

Përfunduar në vitin 2019, dizajni i rizhvillimit të Broadway Malyan përmban panele metalike të gdhendura që përfshijnë një fasadë të rrugës që çon nga stacioni i trenit Liverpool Lime Street.

Panelet e gdhendura përshkruajnë ndërtesat shekullore që u shkatërruan për t’i hapur rrugë rizhvillimit, i cili tani përmban një hotel dhe strehim studentësh.

I ringjallur nga The Fence për vitin 2024, Carbuncle Cup synon të identifikojë ndërtesat më të këqija të Mbretërisë së Bashkuar. Ajo u drejtua çdo vit midis 2006 dhe 2018 nga revista e arkitekturës Building Design (BD)./Media Ndërtimi

Continue Reading

Arkitekturë

Arkitektura e kontrollit: Peizazhet e çuditshme postmoderne të Koresë së Veriut

Published

on

Rrokaqiejt postmodern bashkëjetojnë me monumente socialiste në shtetin e izoluar. Shumë prej fotografive janë të publikuara nga Agjencia Qendrore Koreane e Lajmeve dhe nuk kanë datë se kur janë bërë.

Ndërtesat e larta e shumëngjyrëshe shihen përreth një monumenti të vjetër në Phenian në Korenë e Veriut, 11 shtator 2018, shkruan Radio Evropa e Lirë.

Pamje gjatë natës e distriktit Songhua në lindje të Phenianit, në Korenë e Veriut. Fotoja është publikuar nga Agjencia Qendrore Koreane e Lajmeve (KCNA), por nuk ka datë se kur është bërë.

Udhëheqësi i Koresë së Veriut, Kim Jong Un, gjatë një vizite në një zonë të zhvilluar banimi në rrethin Huaseong në Korenë e Veriut, në këtë foto të publikuar më 6 prill 2024 nga Agjencia Qendrore Koreane e Lajmeve, KCNA.

Pamje e përgjithshme gjatë ceremonisë së hapjes së Fermës së Serës Ryonpho për të shënuar përvjetorin e themelimit të Partisë së Punëtorëve në pushtet, në Korenë e Veriut, në këtë foto pa datë, e cila u publikua më 11 tetor 2022 nga KCNA-ja./Media Ndërtimi

Continue Reading

Trending