Aktuale
Mbi 377 mijë euro për rregullimin e rrugës së fshatit Koshare
Kanë nisur punimet e rrugës në fshatin Koshare të Ferizajt, që kap shumë mbi 377 mijë euro, ndërsa në kuadër të këtij projekti përfshihen edhe rrugët e fshatit Slivovë.
Nismën e punimeve i ka përcjellë nga afër i pari i Komunës së Ferizaj, Muharrem Svarqa në shoqërim të drejtorit të infrastrukturës, Gafurr Ilazi.
Kryetari Svarqa, është shprehur se këto projekte janë të rëndësishme për banorët e këtij lokaliteti, raporton InfoKomuna.
“Këtu po fillojmë sot asfaltimin e disa rrugicave dhe rrugëve në tërë territorin gjeografik të fshatit Koshare, një pjesë e kësaj rrugë ku sapo filluam punimet lidhet me unazën nga magjistralja që shpie në drejtim të Ferizajt dhe Prizrenit lidhet me një pjesë që shpie në drejtim të fshatit Muzeqinë dhe dërgon më tej në Prishtinë përmes Lipjanit. Është një arterie jashtëzakonisht e rëndësishme e cila do të asfaltohet sipas standardeve të një gjerësie prej 6 metrash”, tha Svarqa.
Me këtë projekt banorët e fshatit Koshare përfitojnë asfaltime të 8 rrugicave, dhe 2 trotuareve, ku kjo pjesë ende vazhdon të mos ketë ndriçim. Por që për këtë ai ka premtuar që do të punohet të inkorporohet edhe ndriçimi.
Tutje ai ka uruar banorët e këtij fshati për rrugën.
E nga ana tjetër Valon Halimi banor i këtij fshati është shprehur mirënjohës komunës së Ferizajt dhe kryetarit Svarqa që po bën rregullimin e rrugëve të këtij fshati.




You must be logged in to post a comment Login