Aktuale
Spitalet e ndërtuara në ish-Jugosllavi u janë përshtatur kohës së atëhershme, jo të sotit
Kohë e gjatë ka kaluar prej kur në Kosovë nuk është ndërtuar ndonjë spital rajonal. Atyre që janë ndërtuar në kohën e ish-Jugosllavisë, u janë shtuar anekse herë pas here. Mirëpo spitalet e ndërtuar në atë kohë iu kanë përshtatur kohës së ndërtimit, por jo edhe zhvillimeve të reja dhe kushteve të cilat duhet të jenë sot.
Se kushtet të cilat ofrohen në spitalet publike të Kosovës nuk janë as në nivelin mesatar e thekson edhe njohësi i mirë i fushës së ndërtimtarisë dhe arkitekturës Genc Gafurri.
Ai ka thënë për Ndertimin.info ka thënë se “Konkluzioni i përgjithshëm është se kanë qenë mirë të ndërtuara në bazë të rrethanave të kohës, dhe kushteve që janë dashtë të plotësohen, atëherë por siç e potencova objektet duhet me qenë të afta t’i adaptohen kërkesave të reja, e që deri në një masë të caktuar mund t’i akomodojnë ato ndryshime”.
Genc Gafurri ka theksuar po ashtu se kushtet brenda spitaleve nuk i plotësojnë as kushtet minimale krahasuar me ligjet edhe standardet dhe ka nevojë për një reformatim të të gjitha objekteve në të gjithë nivelin shëndetësor.
Sot në Kosovë ka problem me ndërtimin e Spitalit Rajonal në Ferizaj, për të cilin ka shkruar Ndertimi.info. Dhënia e tenderit për këtë spital po zhagitet prej më shumë se një vit.
LEXO:Ndërtimi i Spitalit të Ferizajt si “udhë pa krye”
Për të lexuar intervistën e plotë kliko më poshtë
Gafurri: Objektet shëndetësore në Kosovë kanë nevojë për një riformatim të menjëhershëm
You must be logged in to post a comment Login