Connect with us

Featured

Shteti i Kosovës mbron 119 xhami me ligj [lista]

Published

on

Ka shumë xhami në Kosovë, madje disa prej tyre mbrohen nga shteti. Ato janë në Listën për Mbrojtje të Trashëgimisë.

Prej rreth 800 xhamive që ka Kosova, veç 119 janë në Listën e Trashëgimisë Kulturore për Mbrojtje të Përkohshme, listë kjo që përfshinë gjithsej 1 mijë e 567 asete të Trashëgimisë Kulturore në tërë vendin, shkruan Ndërtimi.info.

E periudha për të cilën këto objekte fetare janë nën mbrojtjen e shtetit është prej tetorit të vitit të kaluar, e deri më tetor të 2018-ës.

“Asetet e përfshira në Listën e Trashëgimisë Kulturore për mbrojtje të përkohshme do të jenë nën mbrojtjen për një vit, gjegjësisht për periudhën 10.10.2017-10.10.2018.”

Kështu thuhet në vendimin  Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit të nënshkruar nga Ministri Kujtim Gashi.

Xhamitë që gjenden në Listën e Trashëgimisë Kulturore për mbrojtje të përkohshme gjenden në pothuajse gjithë komunat e Kosovës. Por, qyteti që prin me numër të tyre është Prizreni, pasuar nga Peja e Gjilani.

Vetëm në Prizren numri i xhamive që mbrohen nga shteti arrin në 17. Ndërsa komunat e tjera, të cilat kanë në mbrojtje xhami janë edhe Mitrovica, Istogu, Prishtina, Dragashi, Rahoveci, Lipjani, Novëbërda, Vushtrria, Hani i Elezit, Vitia e Shtërpca.

Por, edhe pse këto objekte gjenden në listën e  Trashëgimisë Kulturore nën mbrojte të përkohshme,  ato kanë të njejtat atribute me trashëgiminë kulturore nën mbrojtje të përhershme.

“Trashëgimisë Kulturore nën mbrojte të përkohshme ka të njejtën atribute me trashëgiminë kulturore nën mbrojtje të përhershme. Po ashtu asete e përfshira në këtë Listë e të cilat janë të mbrojtura edhe me Ligj të veçantë, i kanë atributet mbrojtëse në aspektin ligjor të përcaktuar me Ligjin e Veçantë”, thuhet në vendimin e MKRS-së.

Çështja e trashëgimisë kulturore është e rregulluar edhe me Ligjin për Trashëgiminë Kulturore. Në bazë të këtij Ligji, cilido person, qoftë fizik apo juridik e dëmton trashëgiminë kulturore dënohet apo sanskionohet.

“Cilido person fizik apo juridik që dëmton trashëgiminë kulturore, pavarësisht nga  marrëdhëniet e tyre pronësore me të, dënohet ose sanksionohet nё bazë të Kodit të Përkohshëm Penal të Kosovës, Ligjit për kundërvajtje dhe në pajtim me nenin 11 të këtij ligji”, parashihet me Ligjin për Trashëgiminë Kulturore.

Ndërsa “mosbindja ndaj dispozitave të këtij ligji në lidhje me autorizimin e veprimtarive do të gjobitet nga gjykata kompetente me minimum prej 1.000 (një mijë) Euro dhe maksimum prej 500.000 (pesë qind mijë) Euro për secilin veprim të paautorizuar”.

Ndryshe, këto bjekte fetare datojnë që nga viti 1289, kur edhe është ndërtuar xhamia e parë, ajo e Mlikës e cila gjendet në Komunën e Dragashit.Por, si faltorja e parë për muslimanët në Kosovë zyrtarisht njihet Xhamia e Qarshisë në Prishtinë, për ndërtimin e së cilës janë nevojitur 51 vite./Ndërtimi.info

Ndërtimi.info ua sjell listën e plotë të xhamive që janë Listën e Trashëgimisë Kulturore për Mbrojtje të Përkohshme:

  1. Xhamia e Mazhiqit- Mitrovicë
  2. Xhamia e Deftedarit-Pejë
  3. Xhamia e Kuqe- Pejë
  4. Xhamia e Kullës së Sahatit- Pejë
  5. Xhamia e Xhyfahatunit- Pejë
  6. Xhamia e Kushumliut-Pejë
  7. Xhamia e Mesxhitit- Pejë
  8. Xhamia e Pehlivanit- pejë
  9. Xhamia e Jabllanicës Madhe
  10. Xhamia e Ruhotit-Pejë
  11. Xhamia e Sanxhakut
  12. Xhamia e Drelajve
  13. Xhamia e Dubovës së Madhe
  14. Xhamia e Leshanit
  15. Xhamia e Lubeniqit
  16. Xhamia e Shtupeqit të Vogël
  17. Xhamia e vjetër e Istogut
  18. Xhamia në fshatin Kaliçan-Istog
  19. Xhamia e Uqës- Istog
  20. Xhamia e Mehmet Akifë Errsojit-Istog
  21. Xhamia e Hamdi Halil Osmanaj
  22. Xhamia e Trurbohovcit
  23. Xhamia e Studenicës
  24. Xhamia e Tomocit
  25. Xhamia e Deqanit
  26. Xhamia e Isniqit
  27. Xhamia e Pozharit
  28. Xhamia e Lëbushës
  29. Xhamia e Vokshit
  30. Xhamia e Babllaboqit
  31. Xhamia e Geeqarve-Gjakovë
  32. Xhamia e Mulla Jusufit
  33. Xhamia e Kusarit
  34. Xhamia e Haxhi Ymerit
  35. Xhamia e Mahmut Pashës
  36. Xhamia e Sefës
  37. Xhamia e Re
  38. Xhamia e Fshatit Shqiponjë
  39. Xhamia e Fshatit Smolicë
  40. Xhamia e Fshatit Dobrosh
  41. Xhamia e Mehmed Pashës- Prizren
  42. Xhamia e Kukli Mehmed Beut
  43. Kërkëk xhamia- Namagjah
  44. Xhamia e Emin Pashës
  45. Xhamia e Sejdi Beut
  46. Xhamia Ilijaz Kukës
  47. Xhamia e Çatip Sinanit
  48. Xhamia e Suziut
  49. Xhamia e Terzi mahallës
  50. Xhamia e Terxhyman Iskenderit
  51. Xhamia e Haxhi Ramadanit
  52. Xhamia e Ahmed Beut
  53. Xhamia e Qohaxhi Mahmudit
  54. Xhamia e Sejdi beut në mahallën e Kurillës
  55. Xhamia Xhafer Efendiut
  56. Xhamia- Mezxhid
  57. Xhamia e Haxhi Kasëmit
  58. Xhamia e Mydriz Ali Efendiut
  59. Xhamia e fshatit- Semetisht Suharekë
  60. Xhamia e Gazi Mehmed Pashës
  61. Xhamia e Kasumit- Rahovec
  62. Xhamia e Sahatit
  63. Xhamia e Sokolit
  64. Xhamia e Zatriqit
  65. Xhamia e Pastasellës
  66. Xhamia e Xërxës
  67. Xhamia e Kukli Beut- Dragash
  68. Berat Xhamia- Dragash
  69. Xhamia e Mlikës
  70. Xhamia e Kaprit
  71. Xhamia e Pirinazit- Prishtinë
  72. Xhamia e Çarshisë
  73. Xhamia e Jashar Pashës
  74. Xhamia e Llapit
  75. Xhamia e Koptëve
  76. Xhamia e Sudi Efendisë
  77. Xhamia Alaudin
  78. Xhamia e Jusuf Qelebiut
  79. Xhamia në Shalë- Lipjan
  80. Xhamia e Janjevës
  81. Xhamia e Brainës
  82. Xhamia e Dumncicës
  83. Xhamia në Vllahi-Mitrovicë
  84. Xhamia e Gazi Ali Beut
  85. Xhamia e Miftar Beçukit- Vushtrri
  86. Xhamia e Verbicës së Zhegrovës- Gjilan
  87. Xhamia në Dunav
  88. Xhamia e vjetër në fshatin Velekincë
  89. Xhamia e fshatit Pogragjë
  90. Xhamia në fshatin Pidiç
  91. Xhamia në fshatin Muqibabë
  92. Xhamia në fshatin Llovcë
  93. Xhamia në fshatin Sllubicë
  94. Xhamia në Zhujë- Kamenicë
  95. Xhamia në Krilevë
  96. Xhamia në Busuvatë
  97. Xhamia në Kranidell
  98. Xhamia në Meshinë
  99. Xhamia në Vryqec
  100. Xhamia në Tygjec
  101. Xhamia në Artanë- Novebërdë
  102. Xhamia në fshatin Pozhoranë- Viti
  103. Xhamia në fshatin Goden
  104. Xhamia e Gërmovës
  105. Xhamia e Sllatinës së Epërme
  106. Xhamia në Greme-Ferizaj
  107. Xhamia e Talinocit të Muhaxherëve
  108. Xhamia e Sinan Pashës-Kaçanik
  109. Xhamia në Glloboqicë
  110. Xhamia në Begracë
  111. Xhamia në Gurëzi (Shtrazë)
  112. Xhamia në Kurbali
  113. Xhamia e vjetër në Han të Elezit
  114. Xhamia në Kryenik
  115. Xhamia e Firajës- Shtërpcë
  116. Xhamia e Shtimes
  117. Xhamia e fshatit-Petreshticë
  118. Xhamia e fshatit- Gjergjaj
  119. Xhamia e fshatit-Zotaj

 

 

Featured

Kompanitë kosovare ftohen të respektojnë Ligjin gjerman të furnizimit

Published

on

Ligji Gjerman i Zinxhirit të Furnizimit (Lieferkettensorgfaltspflichtengesetz – LkSG) ka hyrë në fazën e dytë të zbatimit më 1 janar 2024, duke zgjeruar fushëveprimin e tij për të mbuluar të gjitha kompanitë në Gjermani me mbi 1000 punonjës.

Zgjerimi do të shtojë rreth 2,000 kompani gjermane në kuadrin rregullator. Këto kompani do të aplikojnë kriteret që parashihen me ligj përgjatë gjithë zinxhirit të tyre të furnizimit dhe tek furnitorët jashtë Gjermanisë. Përfshirë këtu kompanitë nga Kosova që janë furnitorë të kompanive gjermane, apo që synojnë të bëhen furnitorë për kompani gjermane.

Ligji për Zinxhirin e Furnizimit u miratua në vitin 2021 dhe zyrtarisht hyri në fuqi më 1 janar 2023, duke iu kërkuar kompanive gjermane të plotësojnë kritere për të siguruar dhe mbrojtur të drejtat e njeriut dhe çështjet mjedisore në zinxhirët e tyre të furnizimit global.

Ligji implementohet në tri faza: Në fazën e parë, ligji gjerman u aplikua për kompanitë me mbi 3000 punonjës në Gjermani. Përafërsisht 900 kompani të mëdha gjermane u detyruan ta zbatojnë ligjin.

Në vitin e parë të zbatimit, Zyra Federale për Çështjet Ekonomike dhe Kontrollin e Eksportit (BAFA) ishte përgjegjëse për monitorimin dhe zbatimin e ligjit. BAFA kreu 486 inspektime të kompanive të mëdha për të vlerësuar pajtueshmërinë. Vlerësimi i përgjithshëm i BAFA ishte pozitiv, duke gjetur se kompanitë ishin përgjithësisht të suksesshme në krijimin e sistemeve dhe proceseve të nevojshme për të përmbushur kërkesat e Ligjit në fazën e parë.

Megjithatë, zgjerimi i zbatueshmërisë së Ligjit Gjerman të Zinxhirit të Furnizimit në ndërmarrjet e  mesme pritet të paraqesë më shumë sfida.

Kompanitë kosovare që nuk i zbatojnë kushtet e parapara me këtë ligj, nuk do të mund të vazhdojnë apo fillojnë eksportin në Gjermani.

Continue Reading

Aktuale

‘Autostrada Hangar’ do të hapë dyert për publikun më 5 Mars 2022

Published

on

Autostrada Hangar synon të gjenerojë bashkëjetesë mes komuniteteve duke punuar dhe prodhuar së bashku si një ekip dhe do të përdoret veçanërisht për të plotësuar nevojën urgjente të një edukimi joformal dhe programeve të ndërtimit të aftësive në mënyrë që të fuqizojë të rinjtë në Kosovë dhe rajon.

“Edhe pse hapësira jonë u përdor si një nga ambientet kryesore të edicionit të tretë në 2021, ku patëm një vit mjaft të suksesshëm me ekspozitën tonë ndërkombëtare, programin e zhvillimit të aftësive dhe edukimit, më 5 mars ajo do të jetë gati të hapë dyert e saj me një dizajn i ri dhe një program vjetor.

Deri më tani, ne kemi qenë të përkushtuar për të institucionalizuar “Autostrada Hangar” si institucioni i vetëm i artit bashkëkohor në Prizren përmes krijimit të një programi publik vjetor bazuar në nevojat e komuniteteve dhe partnerëve duke ndjekur parimin e gjithëpërfshirjes, duke e bërë programin të hapur për komunitete të ndryshme dhe më shumë. ekologjikisht të qëndrueshme”, shkruan në njoftim./Media Ndërtimi.

Continue Reading

Aktuale

Asociacioni i Arkitektëve shpallë zgjedhjet për kryetar

Published

on

Asociacionit të Arkitektëve të Kosovës, njofton se duke u bazuar në Ligjin Nr. 06/L-043, për Lirinë e Asocimit ne Organizata Joqeveritare dhe Nenit 27, të Statutit të Asociacionit të Arkitektëve të Kosovës, të vitit 2020, shpallë Zgjedhjet e rregullta për Kryetarin e AAK-së

Kuvendi zgjedhor i Asociacioni i Arkitektëve kosovar, do të mbahet të mërkurën, më 30.03.2022 nga ora 17:00, në Modelariumin e Fakultetit të Arkitekturës – Prishtinë.

Ftohen, të gjithë anëtarët e Asociacionit të Arkitektëve të Kosovës që të marrin pjesë në kuvendin zgjedhor, dhe në frymën e konkurrencës së lirë dhe kandidimit, të shprehin vullnetin e tyre për tu kandiduar për pozitën e kryetarit të a-a-k, duke u mbështetur në nenin 33, të statutit./Media Ndërtimi.

Continue Reading

Trending