Arkitekturë
Ndërtesat më të vjetra në botë
Shtëpitë e dikurshme dhe ato të tanishmet janë krejtësisht të ndryshme njëra me tjetrën.
Shumë vite më parë, shumica e ndërtimeve më të vjetra ishin ndërtuar nga gurët.
Shtëpitë ishin ndërtuar në zona të pabanuara, afër detit, por mjaftueshëm larg lagështisë.
Por disa ndërtimet më të vjetra që janë gjetur përfshijnë; tempujt, shtëpitë dhe sheshet.
Dhamek Stupa, Indi
Dhamek Stupa ndodhet rreth 13 km larg nga Varanasi në shtetin e Uttar Pradeshit në Indi. Ajo u ndërtua në vitin 500 para erës sonë, për të zëvendësuar një strukturë të porositur më parë nga mbreti Mauryan Ashoka.
Sanchi Stupa, Indi
Ajo është ndërtesa më e vjetër prej guri në Indi, daton rreth shekullit të 3-të para erës sonë. Bërthama e saj është një strukturë e thjeshtë e ndërtuar mbi reliket e Budës. Ajo ka katër porta të dekoruara pa kursim dhe një parmak, që rrethon gjithë ndërtesën. Puna e ndërtimit të saj u mbikëqyr nga gruaja e parë e mbretit Ashoka.
Varri thrakas i Kazanlakut, Bullgari
Ai ndodhet pranë qytetit të Kazanlakut në Bullgarinë qëndrorre. Varri është pjesë e një varreze të madhe thrakase. Ajo përbëhet nga një korridor i ngushtë dhe një dhomë e rrumbullakët varrimi, të dyja të dekoruara me afreske, të cilat përfaqësojnë një çift thrakas në një ritual për funeral. Monumenti daton në shekullin e 4 para erës sonë dhe është i mbrojtur nga UNESCO që nga viti 1979.
Partenoni, Greqi
Partenoni është një tempull në Akropol të Athinës, kushtuar perëndeshës Athena, të cilën vendasit e konsideronin si mbrojtëse të tyre. Ndërtimi i saj filloi në vitin 447 para erës sonë, kur Perandoria e Athinës ka qënë në kulmin e fuqisë së saj. Ajo u përfundua në 438 para erës sonë, edhe pse dekorimi indërtesës vazhdoi deri në vitin 432 para Krishtit. Partenoni është konsideruar si një simbol i të Greqisë së lashtë, demokracisë athinase, qytetërimit perëndimor dhe një nga monumentet më të mëdha kulturore në botë.
Minoan Pallati i Knossos, Greqi
Pallati i Knossos ishte qendra kulturore dhe politike të qytetërimit Minoan. Ai është restauruar pjesërisht nën drejtimin e Arthur Evans në fillim të shekullit të 20. Pallati u braktis për një periudhë kohe në fund të periudhës së bronxit nga viti 1380 deri në vitin 1100 para Krishtit.
Piramida e Madhe e Gizës, Egjipt
Ajo ndryshe njihet edhe si Piramida e Khufut dhe është një nga më të vjetërat në Egjipt. Ajo është një nga shtatë mrekullitë e botës. Egjyptianët besojnë se piramida është ndërtuar si një varr për dinastinë e katërt të faraonit egjiptian Khufu. Ndërtimi i saj përfundoi rreth vitit 2560 para erës sonë. Ajo ishte 146.5 metër dhe për më shumë se 3800 vjet ishte ndërtesa më e lartë e ndërtuar nga njeriu.
Piramida e Djoser-it, Egjipt
Piramida e Djoser u ndërtua gjatë shekullit të 27 para Krishtit. Kjo është piramida e parë eghyptiane, e cila përbëhej nga gjashtë “mastaba” të ndërtuara në majë të njëria-tjetrës. Piramida ishtë 62 metra e gjatë, me një bazë prej 109 metër × 125 metër dhe e veshur me gur gëlqeror të bardhë dhe të lëmuar.
Tempujt Tarxien, Maltë
Tempujt Tarxien përbëjnë një kompleks arkeologjik në Tarxien, Maltë. Ato datojnë rreth 3150 para Krishtit. Ky vend është pjesë e UNESC0-s që nga viti 1980. Hyrja kryesore u rindërtua në 1956, kurse pjesa tjetër e vendit u restaurua. Tempulli i parë daton rreth vitit 3100 para Krishtit dhe është i dekoruar me detaje.
La Hougue Bie, Xhersi
La Hougue Bie është një vend historik, me muzeum, në famullinë e Grouville, Xhersi. Ajo daton rreth vitit 3500 para Krishtit. Për herë të parë është gërmuar në vitin 1925 nga “Societe Jersiaise.” Gjatë Luftës së Dytë Botërore ajo është përdorur si një pikë kyçe vëzhgimi dhe si një bunker nëntokësor.
Tuma e Bougon, Francë
Tuma e Bougon apo Nekropoli i Bougon është një grup prej pesë tunele të periudhës së neolitit të vendosura në Bougon, Francë. zbulimi i tyre në vitin 1840 zgjoi një interes të madh shkencor. Gërmimet rifillouan në fund të viteve 1960. Ky monument daton që nga viti 4800 para Krishtit.
You must be logged in to post a comment Login