Connect with us

Aktuale

Këta janë projektuesit më të mirë të ndriçimit

Published

on

Rëndësia e projektimit të ndriçimit dhe ekspertizës që projektuesit e ndriçimit sjellin në projekte nuk ka qenë kurrë më evidente se në grupin e këtij viti të fituesve të çmimeve “AL Light & Architecture Design Awards”: 14 projekte të zgjedhura nga një grup ndërkombëtar prej 159 konkurrentëve, numri më i madh i garuesve që programi i çmimeve ka marrë në historinë e saj 14-vjeçare.

Këtë vit, programi dhuron tre arritje të jashtëzakonshme, nëntë arritje që meritojnë lëvdata, një përdorim më të mirë të ndriçimit të ditës dhe një citim special. Kjo juri si me të gjitha juritë në vitet e kaluara, vazhdon të jetë shumë selektive në zgjedhjen e më të mirëve  të dizajnit më të mirë të ndriçimit.

Nuk ka mungesë pune të shkëlqyer që bëhet nga projektimit të ndriçimit. Projektet e këtij viti shfaqin një shkathtësi të veçantë në përgjigjet e tyre të dizajnit. Secila aftësi teknike që tregon aftësinë artistike të shoqëruar me shpikjen artistike, si dhe, ndoshta më e rëndësishmja, një ndërgjegjësim rreth dritës dhe aftësisë së saj për të qenë elementi përcaktues që kompleton një projekt, janë të shfaqura.

Ja disa nga fituesit e çmimeve.

  1. Kelly Roberts, LEED AP BD + C: Drejtuese e lartë, WALD Studio, Nju Jork.

Roberts merret me sfondin e saj në dizajnin teatral për të krijuar hapësira tërheqëse. Ajo është përgjegjëse për menaxhimin e rrjedhës së punës në WALD Studio, dokumentet e prodhimit, kontrollet dhe përputhshmërinë e kodit të energjisë – në të gjithë Shtetet e Bashkuara dhe jashtë saj. Ajo ka përvojë me një gamë të gjerë projektesh, duke përfshirë objektet e banimit ndër më të shtrenjtat, butiqe të mëdha, shitje enorme me pakicë etj. Ajo është gjithashtu një lider në Nju Jork dhe grupet kombëtare të “Grave në Ndriçim + Dizajn” (WILD) dhe kohët e fundit mori pjesë në gjykimin e çmimeve të ndriçimit të IES. 

2. Gregory Hoss, AIA, NCARB: Themelues dhe President, arkitektët “David M.Schwarz”, Uashington D.C.

Hoss ka punar me Arkitektët e “David M. Schwarz” që nga viti 1997 dhe ka qenë arkitekt i regjistruar që nga viti 1994. Ai është diplomuar në Universitetin katolik të Amerikës, ku ka fituar një diplomë të dyfishtë në arkitekturë dhe inxhinieri civile dhe tani shërben në shkollën e arkitekturës dhe Këshillin e Planifikimit të Dizajnit dhe bordin e saj të zhvillimit. Ai është anëtar i Institutit Amerikan të Arkitektëve dhe Shoqatës së Industrisë të Ndërtimit të Distriktit të Kolumbias. Portofoli i tij përfshin qendrat artistike, stadiumet dhe kampuset akademike. 

3. Rhomney Forbes-Grey, IALD, IES, LC: Themeluese e projektimit të ndriçimit arkitektonik “Lightbrigade”, Toronto.

Forbes-Gray ka qenë një projektuese praktike e ndriçimit arkitekturor për 28 vjet, një linjë pune e cila ishte një shtrirje e natyrshme e fillimeve të saj të ndriçimit teatral dhe diplomës së saj në dizajnin e ndriçimit teatror nga Universiteti i York-ut. Ajo është marrëse e çmimit GG Cousins ​​të seksionit IES në Toronto dhe ka qenë në bordin e drejtorëve të IES (Shoqatës së projektuesve të ndriçimit) të Toronto-s për 22 vitet e fundit. Puna e ”Lightbrigade” ka marrë më shumë se 20 çmime ndërkombëtare të dizajnit të ndriçimit, duke përfshirë çmimin e ndriçimit të IES për përsosmëri dhe çmimin për cilësi. 

4. Ronald Kurtz, IALD, IES, LEED AP: Zyrtar i lartë dhe projektues i ndriçimit, “Randy Burkett”, St. Louis.

Kurtz ka qenë me projektuesit e ndriçimit “Randy Burkett” që nga viti 1990. Portofoli i tij i projektit, për të cilin ka fituar një numër çmimesh ndriçimi, përfshin projektimin e hapësirave të mëdha publike, ambienteve të mikpritjes dhe konferencave, zyrave dhe peizazheve të jashtme. Si anëtar i IALD (Asociacionit Ndërkombëtar të Projektuesve të Ndriçimit), ai aktualisht është duke shërbyer në bordin e drejtorëve të organizatës si arkëtar.

Gjithashtu i përfshirë në IES (Shoqatën e projektuesve të ndriçimit) në nivel lokal dhe kombëtar, ai merr pjesë në Komitetin e Menaxhimit të Energjisë dhe ishte anëtar i ASHRAE 90.1 (Komitetit të Standardeve të Energjisë) nga 2001 deri në 2011. 

 

Click to comment

You must be logged in to post a comment Login

Leave a Reply

Aktuale

Komuna e Prizrenit organizon aksionin pranveror të mbledhjes së mbeturinave të vëllimshme

Published

on

Sektori i Mjedisit dhe Menaxhimit të mbeturinave ju njofton se nga data 1 – 7 Maj organizohet aksioni pranveror i mbledhjes së mbeturinave të vëllimshme.

Ky aksion është falas dhe është një mundësi që të kontribuoni në mbrojtjen e mjedisit të përbashkët, ndaj luteni t’i respektoni datat.

Gjatë kësaj kohe, luteni që t’i vendosni mbeturinat para shtëpisë suaj, për të siguruar shkarkimin e tyre të rregullt.

Banorët e ndërtesave të banimit kolektiv duhet t’i vendosin mbeturinat para pikës më të afërt të mbeturinave.

Këto aktivitete janë një mundësi për ta sensibilizuar komunitetin për rregullat e shkarkimit të mbeturinave dhe për të ndihmuar në ruajtjen e mjedisit./Media Ndërtimi

Continue Reading

Aktuale

Prokuroria Speciale e fton në intervistim zv. ministrin e Infrastrukturës Hysen Durmishin

Published

on

Në korrik të 2023, në emisionin “Kallxo Përnime” ishte publikuar hulumtimi për rrugën Prishtinë – Podujevë, në të cilin tregohej se si Hysen Durmishi kishte nënshkruar kontratat për këtë tender, duke pasur ankesë aktive në Organin Shqyrtues të Prokurimit (OSHP).

10 muaj më vonë, Prokuroria e Speciale e Republikës së Kosovës e ka ftuar zëvendësministrin e Infrastrukturës, Hysen Durmishin për ta intervistuar në lidhje me këtë çështje.

Ligji i Prokurimit Publik e përcakton se në momentin kur ka ankesë aktive nga një operator ekonomik që ka marrë pjesë në tender, aktiviteti i prokurimit pezullohet dhe autoriteti kontraktues nuk ka të drejtë të procedojë me nënshkrim të kontratave.

Continue Reading

Aktuale

AVONET: Prokurori i rastit të dërgohet në procedurë disiplinore

Published

on

Bordi drejtues i Rrjetit të organizatave jo-qeveritare AVONET dënon me vendosmëri kërcënimin dhe tentim sulmin ndaj Drejtorit Ekzekutiv të Organizatës sonë, z. Kenan Gashi.

Ky rast është raportuar menjëherë tek organet kompetente, megjithatë, ende nuk është ndërmarrë veprim nga Prokuroria Themelore e Ferizajt për të zgjidhur situatën.

Kërcënimi ndaj z. Gashit vjen nga një person i përfshirë në një proces gjyqësor në mes të AVONET dhe Komunës së Ferizajt dhe një kompanie. Është e rëndësishme të theksohet se ky kërcënim është pasojë e përpjekjeve të shoqërisë civile për të përfaqësuar dhe për të ndihmuar komunitetin, një mision që organizata jonë përpiqet të përmbushë me përkushtim çdo ditë.

Kërcënime të tilla ndaj aktivistëve të shoqërisë civile nuk mund të tolerohen dhe tregojnë mungesën e respektimit për të drejtat themelore dhe lirinë e shprehjes në shoqërinë tonë, të garantuara në nivel kushtetues.

Këto mosveprime të prokurorisë janë duke krijuar një precedent tejet të rrezikshëm për shoqërinë civile. Në vend që prokuroria të përcjell një mesazh të fuqishëm ndaj të gjithë atyre individëve që tentojnë të pengojnë dhe rrezikojnë punën e shoqërisë civile, publiku informohet se rasti po trajtohet në procedurë të rregullt. Në këtë mënyrë prokuroria ju mundëson këtyre personave “imunitet penal”.

𝐏𝐞̈𝐫 𝐤𝐞̈𝐭𝐨 𝐚𝐫𝐬𝐲𝐞, 𝐁𝐨𝐫𝐝𝐢 𝐃𝐫𝐞𝐣𝐭𝐮𝐞𝐬 𝐢 𝐀𝐕𝐎𝐍𝐄𝐓, 𝐩𝐞̈𝐫𝐦𝐞𝐬 𝐤𝐞̈𝐬𝐚𝐣 𝐤𝐨𝐦𝐮𝐧𝐢𝐤𝐚𝐭𝐞, 𝐧𝐣𝐨𝐟𝐭𝐨𝐧 𝐩𝐮𝐛𝐥𝐢𝐤𝐮𝐧 𝐬𝐞 𝐩𝐞̈𝐫 𝐬𝐡𝐤𝐚𝐪𝐞 𝐭𝐞̈ 𝐬𝐢𝐠𝐮𝐫𝐢𝐬𝐞̈ 𝐣𝐮𝐫𝐢𝐝𝐢𝐤𝐞, 𝐤𝐚 𝐮𝐫𝐝𝐡𝐞̈𝐫𝐮𝐚𝐫 𝐞𝐤𝐳𝐞𝐤𝐮𝐭𝐢𝐯𝐢𝐧 𝐞 𝐨𝐫𝐠𝐚𝐧𝐢𝐳𝐚𝐭𝐞̈𝐬 𝐩𝐞̈𝐫 𝐭𝐞̈ 𝐞 𝐝𝐞̈𝐫𝐠𝐮𝐚𝐫 𝐩𝐫𝐨𝐤𝐮𝐫𝐨𝐫𝐢𝐧 𝐞 𝐫𝐚𝐬𝐭𝐢𝐭 𝐳.𝐁𝐞𝐬𝐧𝐢𝐤 𝐍𝐮𝐫𝐞𝐝𝐢𝐧𝐢 𝐧𝐞̈ 𝐩𝐫𝐨𝐜𝐞𝐝𝐮𝐫𝐞̈ 𝐝𝐢𝐬𝐢𝐩𝐥𝐢𝐧𝐨𝐫𝐞 𝐩𝐞̈𝐫 𝐝𝐞̈𝐬𝐡𝐭𝐢𝐦 𝐭𝐞̈ 𝐦𝐚𝐫𝐫𝐣𝐞𝐬 𝐬𝐞̈ 𝐯𝐞𝐩𝐫𝐢𝐦𝐞𝐯𝐞 𝐩𝐫𝐨𝐤𝐮𝐫𝐨𝐫𝐢𝐚𝐥𝐞.

Bordi drejtues i AVONET dhe organizatat e shoqërisë civile, të përkushtuar për të përfaqësuar interesat e komunitetit dhe për të luftuar për drejtësi, bëjnë thirrje për një hetim të plotë dhe të drejtë në lidhje me këtë rast dhe kërkon solidaritetin e organizatave jo-qeveritare të tjera të cilat ndajnë të njëjtat vlera që janë të përkushtuara për të mbrojtur të drejtat e njeriut./Media Ndërtimi

Continue Reading

Trending