Aktuale
Ndërtimtarët që punojnë në vapë nuk i mbron ligji në Kosovë, Inspeksioni bën vetëm kontrolla
Shkendije Ahmeti
Javët e fundit po bëhen thirrje qytetarëve që t’i evitonin daljet jashtë, shkak i temperaturave të larta. Por, kjo nuk po vlen edhe për punëtorët e ndërtimtarisë.
Ata po detyrohen të punojnë edhe në temperatura deri në 40 gradë Celsius, duke rritur kështu edhe më shumë ekspozimin ndaj rrezikut në vendin e punës.
Jeta e tyre ka mbetur në “duart e fatit” meqë institucionet nuk kanë bërë asnjë rregullore, apo edhe ligj që mbron punëtorët të cilët po punojnë në temperatura tejet të nxehta. Madje, nuk ka as gjoba ndaj kompanive të cilat lejojnë punëtorët të punojnë në këto kushte klimatike.
Mos krijimi i një rregullore të tillë nga qeveria është bërë edhe arsyetim i Inspektoratit të Punës për t’iu ikur përgjegjësive ndaj punëtorëve.
Kryetar i Sindikatës së Sektorit Privat, Jusuf Azemi për Ndërtimi.info është shprehur i shqetësuar për situatën me të cilën po përballen këta punëtorë, duke shtuar se ata po trajtohen si “skllevër”.
Madje ai thotë se pronarët e kompanive të cilët lejojnë punëtorët të punojnë në temperatura të larta duhet të gjobiteshin me shuma marramendëse, edhe për një gërvishtje më të vogël të punëtorit.
“Fatkeqësisht institucionet tona nuk kanë bërë asnjë gjë edhe kur ne po kërkojmë që sidomos kur temperaturat kalojnë mbi 35 gradë celsius në ndërkrejnë punën. Inspektorati i Punës ndoshta me të drejtë thirret në Kosovë, gjegjësisht Ministria e Punës nuk ka bërë asnjë rregullore dhe asnjë ligj që i sanksion pronarët e kompanive nëse punëtorët punojnë edhe kur temperaturat kalojnë mbi 33-35 gradë. Dhe këta po thirren në atë se ne nuk kemi diçka ligjore që e pengon ose ndëshkon pronarët e kompanive”, ka thënë Azemi.
Mos krijimi i ligjit nuk i jep mundësinë e arsyetimit vetëm Inspektoratit të Punës, por edhe pronarëve të kompanive që t’i trajtojnë punëtorët si skllevër, kështu është shprehur i pari i Sindikatës së Sektorit Privat. Ai madje thotë se Ministria e Punës asgjë s’ka bërë për punëtorët.
“Megjithatë unë çdo ditë po bindem që punëtorët tonë po trajtohen si skllevër sepse të punohet në temperatura mbi gradë, kjo është diçka e pakapshme. Por pronarët e kompanive po e gjejnë një modul, hap tjetër se shteti ynë nuk e ka krijuar që të sanksionohen, do të thotë ata i trajtojnë tamam si skllevër. Tek ne punëtorët me mund duhet të punojnë, dhe nëse fatkeqësisht vjen deri tek më e keqja nuk mbajnë përgjegjësi, sepse shteti nuk ka krijuar kushte, nuk ka krijuar ambient për këta punëtorë. Ministria e Punës ka pas shumë efekte pozitive tek disa raste ama tek punëtorët e sektorit privat ama bash kurgjo hiq nuk kanë bërë”, ka theksuar ai.
Përgjegjësinë për punëtorët e ndërtimtarisë po hidhet nga institucioni në institucion.
Ndërsa, kryeinspektori i Punës, Basri Ibrahimi për Ndërtimi.info lidhur me këtë problem ka thënë se a duhet të ndalohen punëtorë që të punojnë në temperatura të nxehta, ai tha se kjo është kompetencë e organeve tjera.
E deri sa nuk ka një konstatim dhe një vendim për këtë, Ibrahimi thotë se nuk mund të bëjnë asgjë.
“Për çështjen e kushteve klimatike inspektorati i punës nuk është kompetentë është një organ tjetër i cili duhet me analizu motin, me pa kushtet klimatike a janë të jashtëzakonshme dhe a duhet me ndërmarr ndonjë masë të veçantë. Ne nuk kemi parë që organi kompetentë ka dalë me një vendim të tillë , prandaj ne e konsiderojmë sipas tyre që janë kompetentë janë kushtet normale të punës dhe ne nuk kemi kompetencë”, tha Ibrahimi, që ka shtuar se ata kanë bërë vetëm kontrolla nga muaji Qershor deri në muajin Shtator.
Dallim nga shteti i Kosovës, vendet në rajon e kanë ligjin për punëtorët e ndërtimtarisë ku vë gjoba ndaj pronarëve të kompanisë nëse lejojnë punëtorët që të punojnë në temperatura mbi 33 gradë celsius.
Ndryshe, për shkak të mosrespektimit të rekomandimit për mbrojtjen e punëtorëve nga moti i nxehtë, Inspektorati Shtetëror i Punës në Maqedoni u ka shqiptuar dënime të konsiderueshme materiale 84 kompanive private.
Sipas një njoftimi, nga 4 e deri më 6 gusht janë kryer 207 inspektime dhe tek 84 kompani është konstatuar se nuk i janë përmbajtur ndalimit të punës në qiell të hapur prej orës 11:00 deri në orën 17:00.
Aktuale
Rasti “Toka 2”, dëshmitari thotë se mbrojtësit e familjes së tij u tërhoqën nga lënda pasi u kërcënuan nga dikush
Aktuale
Një kompani ndërtimi dëmton kabllot e rrjetit nëntokësor në lagjen “Pejton”, mbesin pa energji elektrike një numër i caktuar i konsumatorëve
Aktuale
“Termokos” përfundon sezonin ngrohës 2023/2024
-
Infrastrukturë2 days ago
Komuna e Prishtinës përzgjedh fituesin e kontratës për zgjerimin e rrugës nga Ura e Veternikut deri në hyrje të Graçanicës
-
Infrastrukturë2 days ago
Komuna e Prishtinës shkel ligjin për ‘tunel transformues’ që pritet të kushtojë 6 milionë euro
-
Infrastrukturë3 days ago
Hap dyert ‘Zenova Home’, partneri juaj për mobilimin e shtëpisë
-
Aktuale2 days ago
Mbahet “Konferenca Studentore Ndërkombëtare e Inxhinierisë së Ndërtimit” (ISCCE 2024)
-
Infrastrukturë2 days ago
Kontraktori kinez i tuneleve pretendon rekord të ri në drejtimin e tunelit të autostradës së Gjeorgjisë
-
Aktuale2 days ago
Një kompani ndërtimi dëmton kabllot e rrjetit nëntokësor në lagjen “Pejton”, mbesin pa energji elektrike një numër i caktuar i konsumatorëve
-
Infrastrukturë2 days ago
Expo-Albania, xhevahir i koleksionit të arkitektëve bashkëkohorë!
-
Infrastrukturë2 days ago
Mospërputhjet në deklarim të pasurisë- Ku u zhdukën banesa dhe garazhi i papërfunduar i presidentes?
You must be logged in to post a comment Login