Arkitekturë
Ndahen çmimet pretigjioze të dizajnit në garën ku ishte edhe Përparim Rama
SBID International Design Awards (Çmimet Ndërkombëtare të Dizajnit) është vlerësuar si një nga ngjarjet më prestigjioze dhe më favoritet në kalendarin e industrisë së dizajnit.
Çmimet e njohin, shpërblejnë dhe festojnë përsosmërinë e dizajnit në një gamë të gjerë kategorish. Fitimi i një çmimi ndërkombëtar të dizajnit SBID është një arritje e lartë – ato vlerësohen nga ekspertë kryesorë të industrisë për përmbajtjen e tyre teknike dhe krijimtarinë estetike, ndërkohë që publiku i dizajnit gjithashtu shprehin mendimet në zgjedhjen e projekteve më frymëzuese.
Këtë vit, në kategorinë e dizajnimit te restaurantit “Restaurant Design Category” fitues u shpall projekti i quajtur Alkimia në Barcelonë, Spanjë. Alkimia është një restorant i stilit Michelin që gjendet në qendër të qytetit të Barcelonës, në katin kryesor të një ndërtese moderniste (që daton nga viti 1864), e pabanuar për 40 vjet.
Dizajni i projektit është kryer duke marrë në konsideratë dy elemente: kontekstin arkitekturor ekzistues dhe ofertën specifike gastronomike të kuzhinierit Jordi Vilà (e cili është 80% i bazuar në peshk).
RESTAURANTI I PROJEKTUAR NGA PËRPARIM RAMA
Në garë për po të njëjtin çmim ishte dhe arkitekti i famshëm nga Kosova, Përparim Rama. Ai ishte një ndër finalistët ë kësaj garë ne po këtë katëgori me projektin e tij të restaurantit “KU DE TA” në Perth të Australisë.
Më poshtë keni fotografitë e fituesit:
Arkitekturë
Çfarë fshihet nën strukturat komplekse sipas arkitektit japonez Sou Fujimoto
Arkitekturë
Arkitektura përmes syve të francezes Odile Decq
Arkitekturë
Le Corbusier: Forma, funksioni dhe modernizmi në arkitekturë
-
Infrastrukturë1 day ago
Në Drenas vihet gurë themeli për energji të ripërtëritshme me vlerë mbi 43 milionë euro
-
Aktuale23 hours ago
Rreth 300 biznese dhe dhjetëra agjentë doganor nënshkruajnë peticionin për vazhdim të licencës së Terminalit Doganor në Ferizaj
-
Auto21 hours ago
Kërkesa për vetura elektrike kineze po rritet
-
Infrastrukturë1 day ago
Trena elektrikë në Kosovë dhe Shqipëri? Vendet e Ballkanit tentojnë të modernizojnë linjat hekurudhore
-
Infrastrukturë1 day ago
Çifti e shndërron autobusin e shkollës në një shtëpi për të jetuar (VIDEO)
-
Auto1 day ago
Bizneset shprehin pakënaqësi me dinamikën e punimeve në zonën historike të Prizrenit
-
Tech20 hours ago
6G punon 500 herë më shpejt se telefonat mesatarë 5G
-
Infrastrukturë23 hours ago
Të huajt blenë 26% të pasurive të paluajtshme në Shqipëri – Bie numri i pronave të pashitura. Shumica prej tyre të blera me kredi