Në seancën e së hënës, në Gjykatën Themelore në Prishtinë, në rastin e njohur si “Toka 2”, është dëgjuar dëshmitari Prederag Llaziq, i cili deklaroi që kishte kuptuar se kishte probleme me pronësinë, në momentin kur i ka parë traktorët duke punuar në tokën e tij.
Fillimisht dëshmitari Llaziq, deklaroi se avokatja Fatime Berisha ishte e autorizuar nga familja e tij për t’i përfaqësuar ata në kadastër, gjykatë dhe institucionet tjera, por e njëjta është tërhequr nga përfaqësimi pasi që ka pasur kërcënime ndaj familjes së saj, nga disa njerëz, raporton “Betimi për Drejtësi”.
Sipas tij, pas tërheqjes nga përfaqësimi nga Fatime Berisha, familja e tij ka angazhuar Anton Nokaj, por edhe ai është tërhequr nga përfaqësimi për arsye të njëjta, kërcenim dhe kanosje.
Tutje, dëshmitari ka deklaruar se me të kuptuar se toka e tyre gjendet në procedurë gjyqësore, ata kanë dorëzuar në gjykatë komunale të asaj kohe parashtresë që të dëgjohen si palë.
“S’kam marrë ftesë por kam kërkuar direkt pasi që ishte seanca e fundit. Unë kam hyrë në seancë dhe kam kërkuar nga gjyqtarja dhe ajo ka pranuar që unë të dëgjohem si palë”, tha dëshmitari Llazqi
I njëjti tha që vendimin e gjykatës lidhur me këtë çështje, nuk e ka pranuar kurrë.
Ai deklaroi gjithashtu se familja e tij e kanë punuar atë tokë dhe në shtator të vitit 2012, ka ardhur një person me traktor dhe ka filluar të punojë atë tokë dhe të gjitha të mbjellat që i kanë pasur, i ka lëvruar. Për të ai tha që kanë angazhuar Policinë e Kosovës dhe EULEX-in,
“Problemi është shfaqur kur është paraqitur PIK (Kombinati Industrial i Kosovës). Ai ka qenë kryesor për këto prona sepse aty ka pas me qindra hektarë. Ne kemi vazhduar dhe rikthyer punimet në atë tokë, e kemi punuar deri në vitin 2012 deri në vjeshtë, ku edhe ka ndodhur lëvrimi i të gjitha të mbjellurave. Në atë kohë kemi kuptuar që dhoma e veçantë ka sjellur vendim përfundimtar që procesi gjyqësor ka përfunduar dhe që ky vendim është i plotfuqishëm dhe kjo tokë më nuk na takon neve. Kurse përfaqësuesi i agjencionit për prona, nuk e ka kundërshtuar këtë vendim dhe në atë moment ne kemi tentuar të gjejmë një zgjidhje dhe të themelojmë ndonjë marrëveshje me Dukagjinin”, tha dëshmitari Llaziq.

Lidhur me të akuzuarin Dukagjin Emërllahun, ai tha që atë e ka takuar në shtëpinë e tij.
ky rast fillimisht ishte gjykuar nga gjykatësi i krimeve të rënda, Beqir Kalludra, mirëpo me avancimin e tij në Gjykatën e Apelit, lënda nga 3 shkurti 2021 kishte kaluar tek gjykatësi Kushtrim Shyti, i cili nuk ka mbajtur asnjë seancë në këtë rast.
Kurse, më 11 tetor 2021, kjo lëndë ka kaluar në Departamentin Special tek gjykatësja Shadije Gërguri, sipas vendimit të marrë nga kryetarja e Gjykatës Themelore në Prishtinë për ngarkimin e këtij departamenti edhe me lëndë të Krimeve të Rënda.
Ndërsa, gjykatësja Gërguri, menjëherë pas pranimit të shkresave të lëndës dhe shqyrtimit të tyre, duke vepruar sipas detyrës zyrtare më 8 nëntor 2021 ka marrë aktvendim për hudhje të aktakuzës dhe pushim të procedurës penale ndaj të akuzuarve Fetahu dhe Ademi, për shkak se në gusht të këtij viti kishte arritur parashkrimi absolut i ndjekjes penale.
Ndërkaq, pasi që gjykatësja Gërguri gjendet në pushim mjekësor, kjo lëndë ka kaluar tek gjykatësi Vesel Ismaili./Media Ndërtimi