Connect with us

Aktuale

Vërshimet në Dragash, kryeministri Kurti sheh nga afër dëmet në fshatin Kuk

Published

on

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është duke qëndruar në Komunën e Dragashit, një ditë pasi disa fshatra të kësaj komune u përballen me vërshime si pasojë e reshjeve të shumta të shiut.

Nga aty ai është shprehur se në këtë fatkeqësi natyrore kemi pasur fat që nuk ka vdekur askush.

Kurti tha se është fat i mirë që asnjë prej banorëve të shtëpive që janë prekur nga vërshimet nuk kanë qëlluar në bodrume të shtëpive, përndryshe sipas tij po të kishin qëlluar në bodrume të shtëpive, do të kishin vdekur, meqenëse uji i kishte vërshuar bodrumet e banorëve nëpër shtëpitë e fshatit Kuk, shkruan Kallxo.com

Kryeministri tha se me komisionin vlerësues duhet të shohin se sa mund të ndihmojnë, çka të riparojnë e të rindërtojnë, pasi sipas tij dëmet janë të mëdha dhe nuk janë të korrigjueshme menjëherë e përnjëherë.

“Ka dëme në infrastrukturë edhe atë jo vetëm në rrugë e në ura por edhe në gypat e ujësjellësit dhe kanalizimit si dhe në gypat e Telekomit të Kosovës” – tha i pari i Qeverisë së Kosovës.

Bashkë me Kurtin në vizitën e tij në Kuk ishte edhe kryetari i Dragashit, Bexhet Xheladini, ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqin dhe përfaqësues nga Agjencia për Menaxhimin Emergjent.

Kryetari i Dragashit, Bexhet Xheladini tha se nga ana kryeministrit kërkoi “ndihmë urgjente”.

Sipas kryetarit nuk duhet të pritet vendimi i komisionit për riparimin e rrugëve, sepse sipas tij rrugët nuk presin.

“Vlerësimi i komisionit për dëmet në ekonomi familjare presin, sepse familjet i riparojnë krejt ato dëme, pastaj kompensohen” – tha kryetari.

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se situata e përgjithshme hidrometeorologjike ditëve të fundit është jo-stabile.

Kjo sipas IHMK-së po ndodhë si pasojë e reshjeve të shiut të përcjella me stuhi lokale me breshër dhe erëra të forta, duke shkaktuar edhe vërshime./Media Ndërtimi

Aktuale

Pse të zgjidhni programet Baçelor të Fakultetit të Inxhinierisë së Ndërtimit? UP-ja fton maturantët të aplikojnë

Published

on

Njoftim për inxhinierët e ardhshëm të ndërtimit!

A jeni maturant që keni pasion për inxhinierinë e ndërtimit? Lajm i mrekullueshëm! Regjistrimet në Fakultetin e Inxhinierisë së Ndërtimit në Universitetin e Prishtinës po hapen së shpejti!

Pse të zgjidhni programet Baçelor të Fakultetit të Inxhinierisë së Ndërtimit?

Fakulteti ynë, me një histori shtatëdekadëshe, është institucion lider për shkencat teknike në vend. Programet tona janë gjithmonë të përditësuara për të reflektuar trendet e fundit në shkencë dhe teknologji, duke siguruar që të diplomuarit tanë janë të përgatitur për kërkesat e tregut lokal dhe ndërkombëtar.

Kurrikula jonë

Kurrikula jonë ofron një gamë të gjerë programesh studimi në inxhinierinë e ndërtimit dhe fusha të ndërlidhura. Programet përfshijnë:

Baçelor:
-Inxhinieria e Ambientit (180 ECTS);
-Konstruktiv (180 ECTS);
-Gjeodezi (180 ECTS);

Mundësi karriere

Diploma nga Fakulteti i Inxhinierisë së Ndërtimit ju përgatit për karrierë në projektim, menaxhim ndërtimi dhe kërkim shkencor. Programet tona ofrojnë përvojë praktike dhe mundësi për shkëmbime ndërkombëtare.

Shkarkoni broshurën informative  Për të mësuar më shumë rreth programeve tona dhe si të aplikoni, shkarkoni broshurën e detajuar këtu: https://uni-pr.edu/…/07E4B1D6-8ED0-4F1D-97A1…

Bëhuni pjesë e Fakultetit të Inxhinierisë së Ndërtimit dhe kontribuoni në ndërtimin e një të ardhmeje të qëndrueshme dhe inovative. Ne mezi presim t’ju shohim të arrini sukseset tuaja!

Continue Reading

Aktuale

Si dështuan bizneset shqiptare të marrin punëtorë nga Bangladeshi, tash synojnë ata indianë

Published

on

Biznese në sektorë të ndryshëm të ekonomisë po i drejtojnë sërish sytë te vendet e huaja për gjetjen e forcës punëtore. Emigracioni dhe plakja e popullsisë ndër vite, vijon të shtojë hendekun e gjetjes së punonjësve.

Fillimisht u tentua me punonjës kryesisht nga Bangladeshi, skemë e cila dështoi pasi ata e shihnin Shqipërinë më shumë si trampolinë për të kaluar në Europë. Tashmë India po shihet si një burim për gjetjen e punonjësve.

Në situatë të vështirë për punonjës janë edhe fermat e mëdha dhe të mesme. Përveç ofrimit të pagave deri 1,000 euro në muaj për stallier nga drejtuesit e fermave po kërkohen punonjës nga India.

Klajdi Myzaferi, drejtuesi i një ferme me 150 krerë lopë në Vlorë, prej muajit nëntor 2023 ka të punësuar 2 indianë që i paguan 500 USD në muaj përfshirë akomodimin dhe ushqimin e paguar, dhe dhëniesh bonusi për punë ekstra.

“Jam i kënaqur me rendimentin e punës, sidomos me qëndrueshmërinë, gjë të cilën nuk po e hasim me punonjësit vendas. Gjithashtu kanë nisur të përshtaten edhe me proceset e automatizuara të fermës”.

Ai pritet që së shpejti të shtojë stafin me të punësuar nga India prej 2 apo 3 punëtorë.

“Nuk ka vazhdimësi në fuqinë vendase. Nuk ka të rinj që duan të punojnë në blegtori, largohen në emigracion. Gjen forcë punëtore mbi moshën 55 vjeç, por ata nuk arrijnë të përballojnë punë të vështira në blegtori ”, tha ai.

Myzaferi shton se pagat për punonjës vendas në pozicionin e stallierit variojnë nga 700 deri 1,500 euro në muaj. Ndërsa gjatë periudhës së verës pagesat për punonjësit e transportit arrijnë deri në 2,000 euro në muaj.

Dy punonjës të huaj me shtetësi indiane, pritet të punësohen edhe në një tjetër ferme me 60 krerë lopë në zonën e fierit. Sipas kontratës të nënshkruar nga drejtuesi i fermës me kompaninë e rekrutimit paga për punëtoret e huaj do të jetë 600 euro në muaj.

Por eksperti i bujqësisë dhe blegtorisë Ervin Resuli nuk e sheh zgjedhje punësimin e shtetasve të huaj jo vetëm nga rendimenti dhe qëndrueshmëria, por për shkak të krizës se sektorit të blegtorisë. Përfshirë edhe mosgjetjen e punonjësve, kjo sipas tij shumë shpejt do t’i sjellë blegtorisë rënie të lartë të numrit të fermave të mëdha dhe të vogla dhe numrin e krerëve të bagëtive.

Ai thotë se në këtë situatë është shumë e domosdoshme që nga institucionet shtetërore të shtohen subvencionet për sektorin e blegtorisë me qëllim rritjen e konkurrueshmërisë krahasuar me rajonin.

Sipas tij diferenca në dhëniesh subvencionesh është e lartë krahasuar me rajonin. P.sh. në Kosovë subvencioni për dhitë është 30 euro për krerë, ndërsa në Shqipëri 1,200 lekë apo 12 euro për krerë për tufën nga 100 deri në 300 dhi.

Të dhënat e fundit të INSTAT treguan se gjatë vitit 2023, numri i bagëtive shënoi ulje në mbi 11 për qind në secilën kategori, gjedhë, dhi dhe dele. Në vitin 2023 në të gjithë vendin kishte 263 mijë gjedhë me rënie vjetore 11.5%

Ndërsa numri i të imtave shënoi rënie me 11.7%. Me rënie 16% ishte edhe numri i derrave. Teksa me rritje ishin vetëm shpendët dhe kosheret me nga 2,6 dhe 8.2% secila./Media Ndërtimi

Continue Reading

Aktuale

Gati gjysma e pronarëve të automjeteve elektrike në Amerikë duan të kthehen në ato me benzinë

Published

on

Disa vjet më parë, prodhuesit e automjeteve filluan të bënin plane të përpunuara për të kthyer linjën e tyre në automjete elektrike me bateri.

Disa madje vendosnin afate për t’i dhënë fund prodhimit të veturave me derivate.

Por, interesi i konsumatorëve po pakësohet dhe tani gati gjysma e pronarëve të automjeteve elektrike në Amerikë mund të kthehen në ato me derivate. Çfarë po ndodh?

Studimi i 2024 Mobility Consumer Pulse i McKinsey & Co. zbulon se 46 për qind e pronarëve të automjeteve elektrike në Shtetet e Bashkuara, shumë mbi mesataren botërore prej 29 për qind, duan të kalojnë në vetura me benzinë për shkak të infrastrukturës së papërshtatshme të karikimit.

Që nga maji, SHBA-ja kishte 183 mijë karikues publikë EV, por ende nuk ka mjaftueshëm, përcjell Telegrafi.

Ligji Bipartizan i Infrastrukturës në vitin 2021 ndau 5 miliardë dollarë grante për ndërtimin e karikuesve të shpejtë, por zbatimi po zgjat shumë për shkak të një sërë rregulloresh lokale, shtetërore dhe federale dhe nevojave të konsumatorëve.

Arsyet e tjera që pronarët dhanë se pse ata mund të ktheheshin mbrapsht përfshijnë pamundësinë për të karikuar në shtëpi, stresin e shqetësimit për karikimin dhe kërkesat e lëvizshmërisë së karikimit.

Vetëm 13 për qind thanë se nuk u pëlqente përvoja e vozitjes./Media Ndërtimi

Continue Reading

Trending