Connect with us

Infrastrukturë

Mes vonesave për përfundimin, hekurudha Tiranë-Durrës kërkon 56 milionë euro shtesë

Published

on

Komuniteti i Transportit ka njoftuar se ndërtimi i hekurudhës Tiranë-Durrës ka nevojë për kosto shtesë.

Me argumentin e shtrenjtimit të çmimeve të tregut dhe shtimin e disa punimeve pritet që kostot e ndërtimit të kësaj hekurudhe të dyfishohen dhe të shkojnë në 129 milonë euro.

Shipëria i ka kërkuar BERZH-it kosto shtesë për tre komponentë, ku përcakton 29 milionë euro për rritjet e çmimeve të tregut, 11.5 milionë euro për ndërtimin e një stacioni të ri dhe 16.1 milionë eruro për zgjerimin e hekurudhës me 4 km nga hyrja e Tiranës në Qendër.

Komuniteti i Transportit raporton se dega e hekurudhës për në Rinas është në punim e sipër.

Sipas njoftimit, punimet kanë përfunduar në masën 60%. Punimet kanë nisur në nëntor të 2021, dhe afati për përfundimin e hekurudhës është shtyrë disa herë.

Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim shpalli fituese kompaninë italiane INC S.P.A më një ofertë prej 69.69 milionë euro.

Duke shtuar dhe koston e tre komponentëve të kërkuar së fundmi, totali arrin në 129 milionë euro./Media Ndërtimi

Infrastrukturë

Objekti i ambasadës së Kosovës në Londër është blerë mbi 6 milionë euro

Published

on

Mbi 10 milionë euro janë shpenzuar nga Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës (MPJD) për t’i blerë tri objekte të ambasadave të Kosovës në tri shtete të ndryshme si dhe një veturë (kombi) për një ambasadë tjetër.

Objekti i ambasadës së Kosovës në Londër është blerë 6,771,115 euro, e nënshkruar me datë 23.03.2023; objekti i ambasadës së Kosovës në Senegal është blerë 1,600,000 euro, e nënshkruar me datë 23.02.2023; ndërkaq, në Kroaci është blerë objekti i ambasadës në vlerë 2,950,000 euro, e nënshkruar me datë 12.12.2023.

Neni 17.3 i Rregullave dhe Udhëzuesit Operativ për Prokurim Publik obligon që në fund të vitit autoritetet kontraktuese do të hartojnë një raport përmbledhës vjetor për çdo kontratë publike që është nënshkruar në vitin fiskal paraprak.

Sipas ZKA-së, kontratat e nënshkruara nga Misionet Diplomatike dhe Konsullore (MDK) nuk ishin përfshirë në raportin vjetor të kontratave publike si pasojë e pamundësive teknike pasi që procedurat e zhvilluara të MDK-ve nuk kryhen përmes sistemit të e-prokurimit dhe nuk mund të gjenerohet raporti përmbledhës.

Sipas të dhënave të ZKA-së, buxheti final për investime kapitale të MPJD-së, ishte 12,705,000 euro dhe prej tyre gjatë vitit 2023 ishin shpenzuar 11,760,746 euro. Këto shpenzime kanë të bëjnë me blerjen e objekteve të ambasadave në MDK, blerje të veturave për MDK, furnizim me pajisje të teknologjisë informative etj./Media Ndërtimi

Continue Reading

Infrastrukturë

Qendra e vizitorëve për Butrintin, arkitekti suedez: Projekti japonez rrezikon të dëmtojë peizazhin historik të zonës arkeologjike

Published

on

Vetëm dy ditë para dëgjesës publike mbi projektin e trumbetuar të qendrës së vizitoreve në parkun e Butrintit, dy arkitekte te huaj shprehen me një letër publike me kritika mbi projektin imponues.

Arkitekti suedez Peter Hallen, pedagog ne Akademinë Mbretërore te Stokholmit dhe arkitekti qe ka dizenjuar Kep Merlin dhe disa godina në Tiranë dhe Liza Fior, lektore pranë Universitetit te Arteve ne Londër, ngrenë shqetësimin se projekti japonez rrezikon të dëmtojë në mënyrë te pakthyeshme peizazhin historik të zonës arkeologjike pasuri botërore e UNESCO-s.

Letra

Së fundmi Kengo Kuma, projekti i një arkitekti japonez u përzgjodh si fitues i një konkursi në lidhje me qendrën e vizitorëve në zonën e Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s të Butrintit në Shqipërinë e Jugut.

Ndoshta Kuma, thjesht ndoshta, e ka keqkuptuar se si ne në Perëndim i trajtojmë pasuritë hitsorike. Për shkak të pikëpamjeve të ndryshme mbi restaurimin dhe ndoshta edhe respektimin e fragmenteve të ndërtesave historike që nuk janë ekzaktësisht dërrmuese për syrin e patrajnuar.

Të qenit një arkitekt suedez dhe që kam punuar mjaft në Shqipëri dhe një fans i madh i Shqipërisë dhe Japonisë më jep frymëzim për të reflektuar mbi këtë projekt japonez për Butrintin.

Në vizitën time të parë u dashurova me Butrintin, jo vetëm për arsye historike, por edhe për vendin, peizazhin që të ofronte. Një vend ku uji i ëmbël dhe i kripur takohen dhe ka tërhequr njerëzit që nga fillimi i kohërave. Ujë për të pirë dhe ushqim për të ngrënë…

Atje kam përjetuar një koncert të mrekullueshëm të muzikës së shekullit të 16-të nga kori Romeo dhe Zhuliet nga Teatri Dramatik Mbretëror i Ingemar Bergman në Stokholm./Media Ndërtimi

Continue Reading

Infrastrukturë

Shpallet tenderi 45 milionësh për zgjerimin e rrugës Prishtinë-Pejë, segmenti Dollc-Zahaq

Published

on

Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës ka shpallur tenderin për zgjerimin e rrugës Prishtinë-Pejë, segmenti Dollc-Zahaq, për katër lote. Vlera e parashikuar e kontratës është 45 milionë e 690 mijë euro.

Në njoftimin për kontratë të publikuar në faqen e Komisionit Rregullativ të Prokurimit Publik thuhet se kohëzgjatja e kësaj kontrate është për 36 muaj.

Afati i fundit për pranim të tenderëve është 29 korriku, kur edhe do të bëhet hapja e tenderëve. i Tenderi duhet të dorëzohet vetëm në mënyrë elektronike.

“Shuma e Sigurimit të Tenderit është për Lot 1 200,000.00€, Lot 2 220,000.00€, Lot 3 250,000.00€ dhe Lot 4 200,000.00€ për periudhë valide prej në ditë 120. Sigurimin e tenderit duhet të dorëzohet i skanuar së bashku me ofertë, ndërsa forma origjinale e sigurimit të tenderit do të kërkohet të dorëzohet nga një tenderues të cilin autoriteti kontraktues ka për qellim që ta shpërblej me kontratë. Mos dorëzimi i formës Origjinale të sigurimit të tenderit shpije në zbatimin e nenit 99.2 të LPP. Sigurimin e tenderit duhet të dorëzohet për te gjitha lotet nese dergon oferte ne te gjitha lotet”, thuhet në njoftim./Media Ndërtimi

 

Continue Reading

Trending