Connect with us

Infrastrukturë

Kontratat e para të Kosovës me Swissbau dhanë një ton inkurajues

Published

on

Narrativa për kosovarët po merr një kthesë të jashtëzakonshme pasi gjithnjë e më shumë biznese po fitojnë qasje dhe po sigurojnë porosi nga tregjet në Evropë me mbështetjen e USAID-it, siç dëshmohet nga numri i konsiderueshëm i marrëveshjeve të realizuara nga ekspozuesit kosovarë në panairin më të madh të ndërtimit në Evropë, Siwssbau.

Jo shumë kohë më parë shumë kosovarë migruan në Zvicër në kërkim të mundësive më të mira të jetës. Një numër i konsiderueshëm prej tyre punonin në sektorin e ndërtimit, duke lënë gjurmë në peizazhin zviceran.

Megjithatë, panairi i ndërtimit të janarit 2024 bashkoi rreth 15 kompani kosovare nën një çati të vetme — fjalë për fjalë. Përmes krijimit të përbashkët të “House of Kosova” në skenën e madhe të Swissbau në Basel Kosova, kompanitë u bashkuan për të ekspozuar mallrat në një shtëpi të parafabrikuar të prodhuar në Kosovë.

E iniciuar nga grupi i shtëpive të parafabrikuara dhe i mbështetur nga Aktiviteti i Konkurrencës i USAID-it, shtëpia e parafabrikuar, e montuar në terren brenda dy ditëve para panairit, ishte një dëshmi e origjinalitetit dhe përkushtimit të kosovarëve, e punuar mirë dhe e mobiluar me produkte me burim ekskluzivisht nga Kosova. Nga dritaret e deri te dyshekët, tregonte thelbin e mjeshtërisë së Kosovës.

Në mesin e 900 ekspozuesve nga e gjithë Evropa, Shtëpia e Kosovës ishte shtëpia e vetme e ndërtuar në panair, duke tërhequr mbi 6000 vizitorë gjatë katër ditëve. Shtëpia e Kosovës do të vazhdojë misionin e promovimit të Kosovës ndërsa nis një udhëtim drejt Kroacisë dhe Greqisë në vitin 2024.

Në margjinat e Swissbau, USAID-i lehtësoi Forumin për Promovimin e Eksportit dhe organizoi takime biznes-me-biznes (B2B) ndërmjet homologëve kosovarë dhe evropianë. Si rezultat, 40 kompani kosovare dhe 20 kompani zvicerane u takuan për të diskutuar bashkëpunimin në sektorin e ndërtimit.

Raportet preliminare të grupit të ndërtimeve të parafabrikuara tregojnë se që nga mesi i janarit, kompanitë kosovare kanë lidhur më shumë se 20 kontrata në vlerë prej 512,465 € me klientë zviceranë dhe aktualisht janë duke negociuar marrëveshje të tjera me vlerë potenciale prej më shumë se 5.5 milion €.

USAID-i ka punuar për të mbështetur kompanitë e përpunimit të drurit që marrin pjesë në Swissbau që nga viti 2016./Media Ndërtimi

Infrastrukturë

Prokuroria Themelore në Gjakovë në aksion kundër shkatërruesve të mjedisit

Published

on

Një kamion transportues dhe një ekskavator janë sekuestruar për shkak të aktivitetit ilegal të nxjerrjes së zhavorrit përgjatë shtratit të lumit Drini i Bardhë.

Lajmin e ka bërë të ditur Prokuroria Themelore në Gjakovë, përmes një njoftimi për media, teksa ka bërë të ditur se në disa fshatra të Komunës së Rahovecit, është duke u degraduar ambienti për shkak të aktivitetit të tillë ilegal.

“Prokurori koordinator për hetimin e krimeve kundër mjedisit, Kastriot Memaj, ka urdhëruar inicimin e rastit për veprën penale ‘Ndotja, degradimi ose shkatërrimi i mjedisit’ nga neni 338 i KPRK-së. Njëkohësisht, në koordinim me policinë, janë duke u ndërmarrë veprime aktive në drejtim të kapjes së kryesve të kësaj vepre penale”, thuhet në njoftim.

Tutje, thuhet se prokuroria mbetet e përkushtuar maksimalisht në luftimin e dukurive të tilla të kundërligjshme që degradojnë ambientin dhe u bëhet thirrje qytetarëve për bashkëpunim në luftimin e këtyre dukurive./Media Ndërtimi

Continue Reading

Infrastrukturë

Ura e Kukësit pritet të hapet më 1 qershor

Published

on

Segmenti tre kilometra i aksit Kukës-Morinë, pjesë e Rrugës së Kombit nga mbikalimi i Gostilit deri te ura e Kukësit tashmë është hapur për qarkullimin e mjeteve.

Plot tri javë iu deshën kompanisë koncensionare për vendosjen e shtresave të stabilizantit dhe asfaltimin e njërit segment rrugor që lidh dy anët e Urës së Re me Rrugën e Kombit, ndërsa po punohet për përgatitjen për asfaltimin e segmentit tjetër rrugor në hyrje të Urës së Re.

Konstrukti metalik i urës së re mbi Drin, tashmë është pozicionuar në bazamentin përfundimtar të saj ndërsa po punohet për montimin e pjesëve dhe vendosjen e shtresave të nevojshme drejt përmbylljes së projektit dhe vënien në funksion të plotë brenda muajit qershor, e gatshme për sezonin e verës.

I gjithë trafiku i mjeteve nga Shqipëria drejt Kosovës dhe anasjelltas, përgjatë tri javëve u devijua në qytetin e Kukësit përmes tri hyrjeve dhe një dalje.

Gjatë gjithë kësaj periudhe, nuk u shënuan incidente që kishin të bënin me pengesa në qarkullim për shkak të fluksit, ndërsa u arrit të mirëmenaxhohej siç duhet e me një orar të paracaktuar për mjetet e vogla dhe ato të transportit të mallrave.

Ura e Madhe lidh Rrugën e Kombit dhe dy brigjet e liqenit të Fierzës dhe konsiderohet si një nga urat me hapësirën më të madhe në Ballkan në tipologjinë e saj./Media Ndërtimi

Continue Reading

Infrastrukturë

Inspektorati aksion për lirimin e hapësirave publike në Prishtinë

Published

on

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka njoftuar se Inspektorati i Kryeqytetit po vazhdon me lirimin e hapësirave publike.

Rama përmes një postimi në ‘Facebook’, ka bërë me dije se po lirohen hapësirat që janë zënë me terrasat e lokaleve, në qendër në afërsi të “Pallatit të Rinisë”.

“Nuk lejohet uzurpimi i pronës publike! Inspektorati i Kryeqytetit po vazhdon me lirimin e hapësirave publike të cilat ishin nxënë dhe po shfrytëzoheshin si pjesë (terrasa) të lokaleve. Këto ditë një e tillë është duke u larguar në zonën qendër në afërsi të “Pallatit të Rinisë””, ka shkruar Rama./Media Ndërtimi

Continue Reading

Trending