Connect with us

Infrastrukturë

Mospërputhjet në deklarim të pasurisë- Ku u zhdukën banesa dhe garazhi i papërfunduar i presidentes?

Published

on

Presidentja Vjosa Osmani përpara 2022-ës deklaronte në pasurinë e saj se kishte në pronësi një banesë dhe një garazh të papërfunduar. Banesa ishte prej 83 metrash katrorë, ndërsa garazhi 12 metra katrorë. Mirëpo ato s’i figurojnë në deklarimet e pasurisë për 2023-ën dhe 2024-ën. E para e vendit s’ka dhënë ndonjë shpjegim për këtë në formularet që ia ka dërguar AKP’së. Mospërputhje në deklarimet aktuale dhe ato të mëhershme janë parë edhe në luajtjen e vlerave të pasurisë së patundshme të Osmanit dhe zotëriut të parë, Prindon Sadriut.

Banesën e papërfunduar prej 83,51 metrash katrorë presidentja Osmani para 2022-ës e vlerësonte në vlerë prej 40 mijë eurosh. Ndërkaq, garazhin e papërfunduar prej 12 metrash katrorë 2,500 euro, shkruan Gazeta Insajderi.

Mirëpo, në formularët që presidentja ia ka dërguar Agjencisë për Parandalimin e Korrupsionit për vitet 2023 dhe 2024-ën nuk i deklaron këto më. Për këto, ajo s’ka dhënë edhe në ndonjë sqarim tek sektori “të dhënat e tjera”.

Shpjegim presidentja s’iu ka dhënë edhe luhatjes së vlerave të pasurive të paluajtshme përgjatë viteve, herë të presidentes e her të bashkëshortit të saj, Prindon Sadriut.

Gazeta Insajderi ka përgatitur një formular, ku përmes hijezimit me ngjyrë të kuqe shënjon rënien dhe me të kaltër ngritjen e vlerave të pasurisë së paluajtshme të së pares së vendit dhe zotëriut të parë.

Një banesë prej 67 metrash katrorë në pronësi të Prindon Sadriut deklarohet në vlerë prej 67 mijë eurosh më 2020-ën. Një vit më vonë 66 mijë, ndërkaq në 2022-ën 70 mijë euro. Më 2023-ën dhe 2024-ën banesës i bie vlera për 10 mijë euro, duke u vlerësuar 59,670 euro.

Njësoj ndodh me një garazhë në pronësi të zotëriut të parë. Për dy vite, ajo mban vlerën e pesë mijë eurove, më pas në 2023-ën dhe 2024-ën i hip vlera për një mijë euro më shumë, pra gjashtë mijë.

Kështu ndodh edhe me një shtëpi tjetër të Prindonit. Për tri vite me radhë, shtëpia prej 150 metrash katrorë për tri vite rresht vlerësohet për 180 mijë euro, ndërkaq më 2024-ën i bie vlera për 10 mijë më pak, pra 170 mijë euro.

Çuditërisht, për 20 mijë euro më shumë iu është rritur vlera edhe të ashtuquajturit “banimit në varg në Kosovë”, apo shtëpisë presidenciale në “Marigona Hill” të Osmanit dhe Sadriut. Në vitin 2023 vlerësohej 170 mijë euro, ndërkaq më 2024-ën 190 mijë sosh./Media Ndërtimi

Infrastrukturë

Prokuroria Themelore në Gjakovë në aksion kundër shkatërruesve të mjedisit

Published

on

Një kamion transportues dhe një ekskavator janë sekuestruar për shkak të aktivitetit ilegal të nxjerrjes së zhavorrit përgjatë shtratit të lumit Drini i Bardhë.

Lajmin e ka bërë të ditur Prokuroria Themelore në Gjakovë, përmes një njoftimi për media, teksa ka bërë të ditur se në disa fshatra të Komunës së Rahovecit, është duke u degraduar ambienti për shkak të aktivitetit të tillë ilegal.

“Prokurori koordinator për hetimin e krimeve kundër mjedisit, Kastriot Memaj, ka urdhëruar inicimin e rastit për veprën penale ‘Ndotja, degradimi ose shkatërrimi i mjedisit’ nga neni 338 i KPRK-së. Njëkohësisht, në koordinim me policinë, janë duke u ndërmarrë veprime aktive në drejtim të kapjes së kryesve të kësaj vepre penale”, thuhet në njoftim.

Tutje, thuhet se prokuroria mbetet e përkushtuar maksimalisht në luftimin e dukurive të tilla të kundërligjshme që degradojnë ambientin dhe u bëhet thirrje qytetarëve për bashkëpunim në luftimin e këtyre dukurive./Media Ndërtimi

Continue Reading

Infrastrukturë

Ura e Kukësit pritet të hapet më 1 qershor

Published

on

Segmenti tre kilometra i aksit Kukës-Morinë, pjesë e Rrugës së Kombit nga mbikalimi i Gostilit deri te ura e Kukësit tashmë është hapur për qarkullimin e mjeteve.

Plot tri javë iu deshën kompanisë koncensionare për vendosjen e shtresave të stabilizantit dhe asfaltimin e njërit segment rrugor që lidh dy anët e Urës së Re me Rrugën e Kombit, ndërsa po punohet për përgatitjen për asfaltimin e segmentit tjetër rrugor në hyrje të Urës së Re.

Konstrukti metalik i urës së re mbi Drin, tashmë është pozicionuar në bazamentin përfundimtar të saj ndërsa po punohet për montimin e pjesëve dhe vendosjen e shtresave të nevojshme drejt përmbylljes së projektit dhe vënien në funksion të plotë brenda muajit qershor, e gatshme për sezonin e verës.

I gjithë trafiku i mjeteve nga Shqipëria drejt Kosovës dhe anasjelltas, përgjatë tri javëve u devijua në qytetin e Kukësit përmes tri hyrjeve dhe një dalje.

Gjatë gjithë kësaj periudhe, nuk u shënuan incidente që kishin të bënin me pengesa në qarkullim për shkak të fluksit, ndërsa u arrit të mirëmenaxhohej siç duhet e me një orar të paracaktuar për mjetet e vogla dhe ato të transportit të mallrave.

Ura e Madhe lidh Rrugën e Kombit dhe dy brigjet e liqenit të Fierzës dhe konsiderohet si një nga urat me hapësirën më të madhe në Ballkan në tipologjinë e saj./Media Ndërtimi

Continue Reading

Infrastrukturë

Inspektorati aksion për lirimin e hapësirave publike në Prishtinë

Published

on

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka njoftuar se Inspektorati i Kryeqytetit po vazhdon me lirimin e hapësirave publike.

Rama përmes një postimi në ‘Facebook’, ka bërë me dije se po lirohen hapësirat që janë zënë me terrasat e lokaleve, në qendër në afërsi të “Pallatit të Rinisë”.

“Nuk lejohet uzurpimi i pronës publike! Inspektorati i Kryeqytetit po vazhdon me lirimin e hapësirave publike të cilat ishin nxënë dhe po shfrytëzoheshin si pjesë (terrasa) të lokaleve. Këto ditë një e tillë është duke u larguar në zonën qendër në afërsi të “Pallatit të Rinisë””, ka shkruar Rama./Media Ndërtimi

Continue Reading

Trending